Saturday, May 25, 2013
Xherdani ngrit flamurin e Kosovës në Wembley
Nuk e harron asnjëher flamurin. Ylli Kosovar i Bayernit, Xherdan
Shaqiri është shqiptari i parë që fiton Ligën e Kampionëve, duke hyrë
kështu në histori.Edhe pse nuk luajti Xherdani ka treguar nje gjest te
madh. Derisa po bëhet gati të pranoj medaljen e artë dhe ngritjen e
trofeut, mban mbi supe flamurin e Kosovës.
Po ashtu, Xherdani e ka ngritur trofeun e LK-së duke mbajtur flamurin e Kosovës.
Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë
Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të
“Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e saj me Anaidin do të
vazhdojë edhe pas përfundimit të spektaklit televiziv.
Protesta në mbrojtje të ish lufëtarëve
Bashkëluftëtarët e ish komandantëve të UÇK-së, Sylejman Selimit e
Sami Lushtakut, si dhe pesë bashkëlufëtarëve të tyre të zonës së
Drenicës po mundohen të organizohen sa më masivisht të dalin të hënën në
protestën, e cila do të mbahet në Prishtinë.
Shpërthen autobusi, vdesin 19 fëmijë në Pakistan (Video)
Zyrtarët pakistanezë njoftuan se nga shpërthimi i një cilindri
të gazit, në një autobus shkollor, kanë vdekur të paktën 19 fëmijë dhe
një mësues. Aksidenti ka ndodhur në lindje të Pakistanit
Mia san mia – Ne jemi ata
Bayern Munichu është mbret i Evropës për edicionin 2012/2013.
Bavarezët e kanë mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat 2-1 në finalen
e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Wembley Stadium.
Shkup, theret shqiptari 13-vjeçar, refuzonte të puthte kryqin
Sulmohet me thikë një djalë 13-vjeçar shqiptar nga Shkupi, Blin
Shabani, nga tre persona të panjohur, mbrëmë rreth orës 18.30, në afërsi
të kishës së Çairit. Sulmuesit i kanë prerë me thikë në faqet dhe
ballin. Ai aktualisht gjendet në Spitalin e Qytetit.
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë
Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO
Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2013 në Kafe
Bar “Retro” në Prishtinë, do të sjellë në një vend shumë prej atyre që
ishin prezentë në ngjarjet e rëndësishme, si Startup Weekend, AppCamp,
WikiAcademy e Social Innovations Camp.
Londër: Kërkohen vrasësit e Xhemë Krasniqit, të dyshuar dy vëllezër shqiptarë (Video)
1:27 PM
Londër: Kërkohen vrasësit e Xhemë Krasniqit, të dyshuar dy vëllezër shqiptarë (Video)
No comments
Tre persona janë arrestuar nga policia britanike, se kanë
ndihmuar të dyshuarit për vrasjen e shqiptarit Xhemë Krasniqi, në jug të
Anglisë, disa ditë më parë.
Ja qfarë bën me fanellen e Interit e dashura e Matrit (Video)
Bukuroshj italiane
Bukuroshj italiane Federica Nargi, e dashura e sulmuesit të Juventus Alessandro Matri tashmë mund të quhet zyrtarisht “armike” e tifozëve të Inter. Ish velina gjatë një udhëtimi me taksi ka pështyrë publikisht fanellën zikaltër.
Dikush tenton ti japë fanellën por bukuroshja pas refuzimit me përbuzje e merr, pastron djersën dhe më pas e pështyn.Boksa para finales, alarm edhe për sulme terroriste (Video)
Para ndeshjes (Video)
Dy grupe tifozësh janë përleshur në rrugët e Londrës. Qindra huliganë janë përfshirë në këtë përleshje e cila përfundoj pas ndërhyrjes së policisë angleze.
Policia ka thënë se është e vetëdijshme se dhuna mund të jetë prezente edhe pas ndeshjes por se është e gatshmë që të evitoj çdo situatë.Në anen tjetër Policia Federale në Gjermania ka lëshuar alarmin për rrezikun e sulmeve terroristë në rrugët dhe sheshet e Dortmundit dhe të Myhinut, ku tifozët e dy skuadrave do të grumbullohen për të ndjekur përballjen e vlefshme për finalen e Ligës së Kampioneve.
Sic raporton “Der Spiegel”, policia federale, (BKA) ka marrë informacione për mundësinë e një sulmi me bombë.
“Kemi marrë disa referenca për personat që mund të ndërmarrin sulmin, por jo vendin apo kohën kur mund të ndërmerret ky sulm”, deklaroi për N-Tv, Wolfgang Bosbach, një politikan i lartë gjerman
Friday, May 24, 2013
Ngushëllimi: Pas ndarjes, bëni seks me mikun
Cindy Holbrook fiton për jetesë duke u dhënë këshilla njerëzve
se si të jetojnë më mirë. Ajo për punën të cilën e bën është këshilltare
e specializuar e ndarjeve.
Dëbohen nga Zvicra shkaku i martesës fiktive
Gjykata Federale ka vendosur se mohimi i lejes së përhershme të
qëndrimit për 41 vjeçarin C., nga Kosova, që e kanë shqiptuar
autoritetet e Solothurnit, është veprim i drejtë. Gjykata ka arritur në
përfundimin se C. kishte lidhur martesë fiktive, kështu që leja e tij e
qëndrimit ishte bërë me mashtrim. Nisur nga kjo gjendje, ai bashkë me
gruan dhe fëmijët duhet të braktisë Zvicrën.
Teknologjia 3D shpëtoi jetën e fëmijës (Video)
Vogëlushit Kaiba Gionfridd, mjekët nuk i dhanë shumë shpresa për
jetë. Ai kishte lindur me një çrregullim të rëndë të rrugëve të
frymëmarrjes, ndërsa mjekët kanë parashikuar se nga spitali nuk do të
dalë gjallë, meqë pritej që në çdo çast t’i ndalej frymëmarrja.
PDK-së po i ikin “djemtë urbanë”
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në vitin 2010 ishte
“freskuar” me prurje nga të gjitha fushat, ndër ta edhe njerëz të
mediave. Me ardhjen e tyre në PDK, ata u akomoduan në pozita të
rëndësishme qeveritare. Berat Buzhala, Ilir Mirena dhe Petrit Selimi, u
vlerësua se sollën një frymë të re dhe urbane në partinë e cila
identifikoj kryesisht me krahun e luftës.
“Salustro, dorë e zgjatur e Serbisë”
Rreth orës 15:00, nën shoqërimin e pjesëtarëve të policisë së
EULEX-it, janë sjellë në Gjykatën e Apelit ambasadori i Kosovës në
Tiranë, Sylejman Selimi, kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, Sahit
Jashari, Zeqir dhe Jahir Demaku. Ndërsa, para kësaj gjykate janë
mbledhur dhjetëra qytetarë të komunës së Skenderajt dhe asaj të
Drenasit, në shenjë përkrahej për ish-udhëheqësit e UÇK
Kryeqytetet shqiptare të pasigurta, por jo sa të sllavëve që nuk na njohin si shtet!?
3:25 PM
Kryeqytetet shqiptare të pasigurta, por jo sa të sllavëve që nuk na njohin si shtet
No comments
Sipas një hulumtimi të bërë nga portali Top Tens, Tirana është
një nga qytetet më të rrezikshme të Evropës, e Prishtina në vendin 18
nga gjithsej 96 qytete të ranguara të Evropës - në këtë kategori!
“Grupi i Drenicës”: Vendimi, rreth orës 23:30
Vendimi për ish-komandantët e ndaluar të zonës së Drenicës, të
cilët kanë filluar të merren në pyetje që nga ora 15:00, pritet të
merret rreth orës 23:30. Kështu ka deklaruar para pak çastesh Tomë
Gashi, avokati mbrojtës i Sylejman Selimit.
Kosova, model i bashkëjetesës fetare
Në hapje të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ku kanë marrë
përfaqësues të bashkësive fetare në Kosovës, dhe zyrtar të lartë të
Kosovës, është thënë se gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend
multietnik, multifetar, që ka ruajtur karakterin e dialogut dhe
mirëkuptimit fetar.
Buzhala: Unë e vrava Bulatovicin
Reagon ndaj arrestimeve
Deputeti i PDK’së Berat Buzhala po vazhdon reagimet ndaj arrestimeve të fundit të ish -pjesëtarëve të UÇK’së.
Të premten, ai ka reaguar në rrjetin social “Facebook” duke shkruar : “Unë e vrava Bulatovicin”.
Më pas Buzhala, në një prononcim për Express, ka shpjeguar se pse ka shkruar diçka të tillë.
“E vetmja herë, gjatë jetës sime, kur kam shkaktuar gjakderdhje, është kur e kam lënduar veten rastësisht . Mirëpo, kur dëgjova që njëra prej akuzave që i bëhet “Grupit të Drenicës”, nga prokurorët e EULEX’it, është edhe vrasja e Bulatovicit , atëhërë kjo më shtyu që ta marrë përsipër, po mendoj moralisht një vrasje të tillë” ka thënë ai.
Deputeti Buzhala ka folur edhe për namin e Bulatovicit gjatë viteve 90′të kur Kosova ishte nën okupimin serb.
“Pata qëlluar rastësisht në tren, kur pati ndodhur një përleshje mes forcave të UÇK’së dhe Bulatovicit, edhe që nga atëherë unë nuk di asgjë për atë njeri, mirëpo banorët e drenasit dhe të fshatërave përrreth tregojnë për të edhe të bëmat e tij, që ka qenë njëri prej njerëzve, që iu ka prirë vazhdimisht trupave dhe forcave paramilitare gjatë kohës së luftës. Unë konsideroj se secili prej kosovarëve duhet që ta merr përsipër vrasjen e Bulatovicit në një kohë lufte” ka thënë ai.
Sipas tij, të akuzohen pjesëtarët e UÇK’së për gjëra të tilla është e papranueshme.
” Kjo është pak a shumë sikur të akuzosh shërbimin e Mossadit për vrasjet e oficerëve gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore .Madje, ato raste kanë qenë edhe më eklatante që janë kryer pas luftës. Vrasja e Bulatovicit ka ndodhur në kohën e luftës.Pra, nëse ka ndodhur kjo është në maj të vitit 1998, prandaj ky është një solidarizim i imi.Kushdo qoftë që e ka bërë atë vepër, për mua nuk është kriminel por është patriot” ka shtuar ai./express/
Votoj për Bayernin, për shkak të Xherdan Shaqirit!
Otmar Hitzfeld
Trajneri i kombëtares zvicerane, gjermani Otmar Hitzfeld, në një shkrim në “20 minuten” flet për ndeshjen e pritshme për Ligën e kampionëve në mes të dy skuadrave gjermane Bayern dhe Borussia Dortmund.
Duke qenë i lidhur me të dyja klubet, ka luajtur, ka qenë trajner për një kohë të gjatë dhe i ka bërë kampionë të Bundesligës të dyja skuadrat, Hitzfeld ka lidhje emocionale si me Bayernin ashtu dhe me Borussian. Madje me të dytën ai ka filluar karrierën si futbollist. Por, megjithë dilemat e tij, ai në fund vlerëson se për një nuancë “fiton” Bayerni. Dhe shkak për këtë është askush tjetër përveç Xherdan Shaqirit.Pasi iu bën analizë cilësive të Bayernit dhe Dortmundit, ku radhit pluset e njërit dhe minuset e tjetrit, motivin që është më i fortë te Dortmundi dhe cilësisë, te Bayerni, Hitzfeld thotë: “Për një nuancë jam më shumë në favor të fitores së Bayernit. Në radhë të parë pasi që këtu luan Xherdan Shaqiri, futbollist i kombëtares zvicerane që e drejtoj unë”.
“I dalin qimet jashtë kontrollit”
Një kirurg plastikë në Kinë është ofruar për të ndihmuar vajzën 4-vjeçe, Jing Jing e cila vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike, që i shkakton rritjen e qimeve në trup dhe fytyrë. Sipas doktorit trajtimi do të zgjas rreth 2-vjet por do të ketë rezultate.
Këngëtarja pi urinën e saj (Video)
Vazhdojnë bëmat e Ke$ha-s. Këngëtarja kaliforniane ka pirë urinën e saj
gjatë një episodi të shfaqjes së saj” Ke$ha: My Crazy Beautiful Life”
live në Mtv Usa. Gjithçka ka ndodhur brenda në një makinë, ku këngëtarja
është me disa shoqe të saj. Ajo bën urinën në një shishe plastike dhe e
pi.
Qfarë po i bën gjoksit të Gentës
Niko Komani
Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani, padyshim ka dashur të bëj xheloz meshkujt me këtë foto provokative, ku ai i fut duart tek gjoksi i Gentës, derisa është duke e (zh)veshur atë për një fotosesion të radhës.
Nuk ë dimë sa i pëlqeu kjo këngëtares pasi duket që është paksa në siklet.Për moton e fotos, Niko ka huazuar dhe përshtatur sloganin e famshëm “Keep Calm & Hate Komani”, transmeton Indeksonline.
Ndoshta edhe me të drejtë, pasi shumë meshkuj në këtë rast do ëndërronin të ishin në vendin e tij.
Thursday, May 23, 2013
Bon Jovi kritikon Justin Bieberin
Rokeri legjendar, Jon Bon Jovi, e ka kritikuar ashpër superyllin Justin Biebrer, duke e quajtur atë të papërgjegjshëm.
Bexheti: Më 2025, shqiptarët shumicë në Maqedoni! (Video)
Zvogëlimi i natalitetit paraqet element shqetësues në Republikën
e Maqedonisë. Megjithatë, kjo dukuri sipas njohësve të mirë të kësaj
çështje ka qenë më se e pritur.
S’ia japin vizën, po tenton të vetëvritet (Video)
Një person të cilit ia kanë refuzuar vizën një shtet evropian,
po tenton të vetëvritet në Fushë Kosovë, përderisa policia ka filluar
negociatat që ai të mos e bëj këtë...
E votuan Ligjin për duhanin, të parët e shkelin atë (Video)
Deputetët e PDK-së
Ata që dhanë votën për miratimin e Ligjit kundër përdorimit të duhanit në vende publike, po e shkelin të parët atë. Kohavisioni ka siguruar disa foto, ku shihet qartë se deputetë të partive të ndryshme konsumojnë duhan në hollin e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht se në këtë vend nuk është i lejuar konsumimi i tij. Deputetët e PDK-së, Fatmir Xhelili, Elmi Reçica, si dhe Burim Ramadani e Bali Muharremaj, të AAK-së , janë disa nga deputetët që i ka zënë syri i kamerës së telefonit,transmeton koha.
Në transkriptin e votimit të këtij ligji, shihet se më 4 prill kanë votuar pro miratimit të këtij ligji.
Kohavisioni ka provuar t’i pyesë të gjithë personat e lartpërmendur se përse po e shkelin ligjin, të cilin e miratuan vetë, por asnjëri prej tyre nuk e ka hapur telefonin
Qitësi qëllon dhe…godet veten (Video)
Si mund të qëllojë një qitës veten e tij? Kjo është thuajse e pamundur, por kur fati të rezervon surpriza, edhe ndodh.
Pitt: Angelina më ktheu në binarë
Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka deklaruar se para se të
njihej me bashkëshorten Angelina Jolie, ai i ka bërë vetëm dëm vetes me
përdorimin e pa kontrolluar të drogës.
Angli: Pas vrasjes së ushtarit, sulmohen xhamitë (Foto/Video)
Anglezët e ekstremit të djathtë, kryesisht anëtarë të grupit të
Ligës Angleze të Mbrojtjes (EDL), kanë kryer sulme të shumta në xhami të
Londrës. Ata kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi. Djathtistët
gjithashtu u ballafaquan me policinë në Woolwich të Londrës.
Arsyeja e orgjive të tilla nacionaliste, siç shkruajnë mediat perëndimore, është vrasja e ushtarit britanik në Londër. Ai është masakruar në pikët të ditës, nga dy radikalë islamikë.
Arsyeja e orgjive të tilla nacionaliste, siç shkruajnë mediat perëndimore, është vrasja e ushtarit britanik në Londër. Ai është masakruar në pikët të ditës, nga dy radikalë islamikë.
Duhet të falim, por jo të harrojmë
Analistët në vend vlerësojnë për Telegrafin se krimet e luftës
në Kosovë assesi nuk duhet të harrohen. Sipas tyre, satisfaksioni më i
madh për familjet e viktimave të luftës, është vënia në vend e
drejtësisë, si mundësi për pajtim në mes të dy popujve.
McLaren 200 mijë paundë i vihet flaka
Drejtuesi shpëtoi me lëndime të lehta
Drejtuesi i këtij McLaren MP4 shpëtoi me lëndime të lehta por ama makina e tij e cila kushton 200 mijë paundë u shkrumbua nga flakët. Ngjarja ndodhi në Tottenham, në veri të Londrës ku makina mori flakë gjatë ecjes. Zjarrëfikësit kanë mbërritur me vonesë duke mos shpëtuar makinën e cila nuk ka kushtuar pak. Ekspertët dhe policia kanë nisur hetimet për gjatjen e shkakut të rënis së zjarrit.
Shqiptarët brohoritën ‘UÇK, UÇK’, e maqedonasit ‘Vrisni shqiptarët’ (Video)
Kupa e Maqedonisë
Finalja e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Teteksit, dy skuadra këto nga qyteti i Tetovës, është ndërprerë, pasi tifozët e të dyja skuadrave kanë bërë fyerje etnike. Tifozët e njohur shqiptarë ‘Ballistët’, fillimisht e vërshëllyen himnin maqedonas, ndërsa më pas thërrisnin ‘UÇK, UÇK’. Ndërkohë, tifozët maqedonas të Teteksit thërrisnin: “Vrisni shqiptarët”. Këto dyerje të rënda bënë që gjyqtari Aleksandar Stavrev ta ndërpriste ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Filip II’ të Shkupit. Kjo ndeshje pritet të zhvillohet shumë shpejt.
Gjahu ndaj komandantëve
EULEX’i është vënë në gjah
EULEX’i është vënë në gjah të komandantëve të UÇK’së. Misioni Europian për Rend dhe Ligj po heton 101 raste të krimeve të luftës, derisa vetëm 36 raste për krim të organizuar dhe 42 të tjera për korrupsion. Organizatat e ish-luftëtarëve thonë se Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca s’kanë bërë asgjë për t’i mbrojtur vlerat e luftës së fundit.
Para pak ditësh, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi kishte kontaktuar me miqtë e tij në Prishtinë dhe i kishte pyetur për rrezikun e arrestimit të tij nga EULEX’i nëse kthehet në vendlindje.Në këtë formë, ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së dhe ish Shefi i TMK’së, i cili ka kaluar qindra herë kufirin me Shqipërinë edhe në kohë lufte, pesëmbëdhjetë vite më po ndihet i rrezikuar të vizitojë Kosovën.
Megjithëkëtë, ai ka ardhur në Kosovë dhe nuk është arrestuar.
Por, ndaj tij, tashmë janë duke u zhvilluar hetime nën dyshimin për krime të luftës.
“Për këtë çështje nuk mund të komentojmë”, është përgjigja e vetme e EULEX’it, kur pyeten se deri ku kanë shkuar hetimet për njërit prej ish-udhëheqësve të UÇK’së.
Rasti i Sylemjan Selimit është vetëm njëri prej më shumë se njëqind hetimeve tjera që janë duke u zhvilluar për krime të luftës.
EULEX konfirmon se Misioni i BE’së për sundimin e ligjit në Kosovë është duke i hetuar edhe 101 (Njëqindenjë) raste të krimeve që kanë ndodhur gjatë luftës.
“Prokurorët e EULEX’it momentalisht janë duke hetuar 101 raste të krimeve të luftës, përfshirë hetimet që janë në fazën preliminare. Deri më tani, nga kolegjet gjyqësore ku gjykatësit e EULEX janë kryesues dhe pjesëmarrës, janë shpallur 27 aktgjykime në raste të krimeve të luftës”, thuhet në përgjigjen e EULEX’it dhënë Gazetës Express.
Sidoqoftë, një ish-komandant tjetër i UÇK’së po ballafaqohet me drejtësinë qe dhjetë vite nën akuza për krime të luftës.
Fatmir Limajt i ishte ngritur aktakuza për krime të luftës në shkurt të vitit 2003, ndërsa ishte shpall i pafajshëm në nëntor të vitit 2005. Atij përsëri i është riaktualizuar e njëjta akuzë dhe tash po përballet përsëri me rigjykim nën akuzën për krime gjatë kohës së luftës.
Pas arrestimit të fundi të Limajt, Kryeministri dhe Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi ka lëshuar akuza në drejtim të EULEX’it, por prej atëherë më nuk ka folur për këtë temë.
“Kjo nuk është drejtësi, ky është turp. Kjo është fyerje që na bëhet në këto ditë feste”, kishte akuzuar Thaçi Misionin e BE’së.
Tash, në Qeveri dhe as në PDK nuk dëshirojnë të flasin për këtë temë.
“Për Qeverinë i vetë ata të Qeverisë”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i PDK’së, Basri Musmurati.
“Qëndrimi i PDK’së ka qenë gjithmonë i ditur për këto procese. Vlerësimet që janë dhënë më herët s’kam nevojë t’i përsërisë”, thotë Musmurati, i cili mban pozitën e Zëvendësministrit në kabinetin qeveritar.
Megjithëkëtë, organizatat që mbrojnë veteranët dhe ish-pjesëtarët e UÇK’së deklarojnë se Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për t’i mbrojtur njerëzit që e kanë bërë luftën.
“As Qeveria, as Kuvendi dhe as Presidenca, jo pak, por s’kanë bërë asgjë për t’u ndalur persekutimet ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Muharrem Xhemajli i Veteranëve të UÇK’së.
Për dallim prej krimeve të luftës, EULEX’i më pak prioritet i ka dhënë luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.
Tri herë më pak se për krimet e luftës, EULEX po heton për krim të organizuar, ndërsa vetëm 42 raste po i heton për korrupsion.
“Prokurorët e EULEX’it janë duke hetuar 36 raste të krimit të organizuar, dhe 42 raste të korrupsionit. Deri më tani janë shpallur 37 aktgjykime në raste të korrupsionit, dhe 20 aktgjykime në raste të krimit të organizuar”, njofton EULEX’i.
Në këtë situatë, Muharrem Xhemajli i veteranëve thotë se Misioni i BE’së më shumë do t’i ndihmonte Kosovës sikur të zbardhte krimin, korrupsionin dhe vrasjet politike të pasluftës e jo të “merren me luftën e pastër të UÇK’së”.
“Edhe për të mirën e popullit të Kosovës do të ishte sikur EULEX’i të punonte në hetimin e dukurive të pasluftës si korrupsioni, krimi i organizuar, vrasjet politike dhe jo të merren me luftën e drejtë të UÇK’së”, propozon Xhemajli.
Ai ka propozuar të miratohen ligje, me të cilat përcaktohet fati i njerëzve që kanë qenë pjesë e luftës.
“Institucionet e Kosovës, pavarësisht se kush është në krye, është dashur të nxjerrin ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës”, ka shtuar ai.
“As shumë, as pak, këta pushtetarë s’kanë bërë asgjë për ish-luftëtarët”, ka thënë Xhemajli.
Arrestohet Sami Lushtaku
Prokuroria Speciale
(E plotësuar) Pas intervistimit, hetuesit e EULEX-it e kanë ndalur
për 24 orë në arrest Sami Lushtakun. Ketë e ka konfirmuar avokati i tij,
Arianit Koci.
Sipas avokatit, EULEX-i ende nuk ka ngritur aktakuzë, mirëpo e ka
intervistuar Lushtakun për krime të supozuara te kenë ndodhur gjatë
luftës në bashkëkryerje.
Sami Lushtaku do të paraqitet nesër në orën 15:00 përballë trupit
gjykues. Deri nesër ai do të qëndrojë i arrestuar. Prokuror i këtij
rasti është Mauricio Salustro
EULEX fillon intervistimet e “Grupit të Drenicës”E plotsuar-Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë sot ndaj Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demaku, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, Shtilli -truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Gecit, Sahit Jashari, Ismet Haxhes, e disa të tjerëve.
Sipas burimeve të Indeksonline ata akuzohen për torturim, dhunim e keqtrajtim të popullatës civile gjatë kohës së luftës.
Zëdhënësi i Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, Blerim Krasniqi ende nuk ka një informacion që është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Ai tha se është në përpjekje të kontaktojë më dikë nga prokuroria speciale.
Ndërkohë raportohet se përveç Sylejman Selimit dhe Fadil Demakut, të gjithë të akuzuarit e tjerë nga “Grupi i Drenicës” janë duke u marrë në pyetje nga prokurorët e EULEX-it.
Sahit Jashari ka qenë i pari që ka shkuar në EULEX për intervistim, pas tij Sami Lushtaku dhe të tjerët.
Këta akuzohen për krime lufte.
Aktakuzë ndaj “Grupit të Drenicës”
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë sot ndaj Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Shqipëri, Fadil Demaku, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku, kryetar i Komunës së Skenderajt, Shtilli – ish truproja i kryeministrit Hashim Thaçi, Sabit Gecit, Ismet Haxhes, e disa të tjerëve.
Sipas burimeve të Indeksonline ata akuzohen për torturim, dhunim e keqtrajtim të popullatës civile gjatë kohës së luftës.
Indeksonline kishte raportuar javë më parë se Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, ka nisur hetime kundër ish-Komandantit te Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, dhe ndaj disa ish-ushtarakëve tjerë.
Wednesday, May 22, 2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë
Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke marrë teposhtëzen
gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke ndikuar në të
vërtetë në vlerën themelore të kompanisë
Dhëndri vodhi lokalin ku e bëri dasmën në natën e martesës
Birdi Sparks nuk do ta harrojë asnjëherë ditën e martesës, pasi
burri i saj, Christopher Richards, ditën më të rëndësishme të jetës së
tyre e shndërroi në një makth.
Qeni sulmon nusen (Video)
Një nga gjërat më të këqija që mund t’i ndodhë një femre para martesës është xhiruar me kamerë dhe është publikuar në internet.
Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos (VIDEO)
MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Sulm barbarë në Londër, një i vrarë (Video)
Një person, që paraprakisht mendohet se ishte ushtar i forcave
të armatosura britanike, u masakrua me thikë dhe armë të tjera të ftohta
në mes të ditës në një rrugë të Londrës.
SHBA, mësuesja, heroinë e tornados (Video)
Çdo betejë, qoftë dhe kjo me një forcë shkatërruese të natyrës,
ka heronjtë e saj. Pa frikë mund të quhet e tillë Ronda Chrosswhite,
mësuesja e shkollës fillore “Plaza Touer Elementary”, e cila mbuloi me
trupin e saj fëmijët për t’i mbrojtur nga shembja e çatisë apo nga
gurët, tubat dhe objektet e tjerë që përplaste me forcë stuhia.
Shi deri të dielën
Një rrebesh i fortë shiu, i përcjellë edhe me erë të fuqishme ka
përfshirë sot në orët e pasdites Prishtinën, por edhe pjesë të tjera të
vendit.
Zhvishet Diellza Kolgeci, skena të nxehta (Video)
“Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2”
Diellza Kolgeci është një prej femrave më joshëse të ekranit dhe modës në hapësirën shqiptare. Bukuroshja është kthyer në ekranin e madh të kinemasë pas 17 vitesh në serinë e dytë të filmit, “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 2”. Diellza luan “Diellzën” një vajzë shqiptar, të njëjtin rol ajo e ka luajtur edhe 17 vjet më parë. Në faqen e Panoramës në Facebook, na kanë dërguar këtë video, ku Diellza shfaqet në një skenë mjaft të nxhetë. Filmi është shfaqur në kinema, ndërsa pritet të shfaqet edhe në vende si, New York apo Slloveni.
Kur hajnia nuk shkon sipas planit (Video)
Një hajni kolumbian i ka shkuar keq tentativa për t’ia rrëmbyer telefonin celular një femre në një stacion autobusi në Bogota.
Rezarta: Dafina, më e mira e muzikës moderne
Këngëtarja nga Shqipëria, Rezarta Shkurta, ka shprehur admirimin
e saj për këngëtaren nga Kosova, Dafina Zeqiri, të cilën e ka krahasuar
me yllin me famë botërore, Rita Ora.
Borchardt: Kosova ka gra trime
Dy burra janë arrestuar në tetorin e kaluar si të dyshimtë për
dhunim gjatë luftës në Kosovë, kështu ka deklaruar shefi i EULEX-it,
Bernard Borchardt gjatë një debati për qasjen e grave në drejtësi.
Ndërsa i pari i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se po presin që
shpejt në Kosovë të ketë edhe një grua kryetare.
PDK, VV dhe AAK: Jemi OK me financat
Përderisa Auditori i Përgjithshëm vlerëson se po mbetet mister
financimi i partive politike në Kosovë, një gjë e tillë mohohet nga
drejtuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe
ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa përfaqësuesit e Lidhjes
Demokratike të Kosovës ka qenë e pamundur të kontaktohen. PDK, VV dhe
AAK, thonë se respektojnë Ligjin mbi financat dhe duke qenë mjaft të
hapur të tregojnë financimet.
Subscribe to:
Posts (Atom)