Saturday, May 25, 2013

Shkup, theret shqiptari 13-vjeçar, refuzonte të puthte kryqin

Sulmohet me thikë një djalë 13-vjeçar shqiptar nga Shkupi, Blin Shabani, nga tre persona të panjohur, mbrëmë rreth orës 18.30, në afërsi të kishës së Çairit. Sulmuesit i kanë prerë me thikë në faqet dhe ballin. Ai aktualisht gjendet në Spitalin e Qytetit.


Babai i tij, Kenan Shabani, për Portalb tha se Blini ka qenë i sulmuar nga tre persona maqedonas me maska, të cilët e kanë detyruar atë të puthë kryqin.
“Blini ka refuzuar ta bëjë këtë gjest dhe sulmuesit, që kanë folur maqedonisht, e kanë prerë atë në fytyrë dhe në ballë. E sollëm në spital të shohim sa të thella janë plagët”, thotë Shabani.
Blin Shabani është sulmuar edhe më herët herët nga gjashtë persona. Ai qëndroi i shtrirë në spital 3 ditë, me lëndime të rënda në trup.
“Kjo nuk është normale, djali im ende pa u shëruar nga traumat e një sulmi, e sulmojnë sërish. Kjo është marrëzi”, thotë babai i tij.

0 comments:

Post a Comment