Friday, May 24, 2013

Buzhala: Unë e vrava Bulatovicin

Reagon ndaj arrestimeve
 
Deputeti i PDK’së Berat Buzhala po vazhdon reagimet ndaj arrestimeve të fundit të ish -pjesëtarëve të UÇK’së.
Të premten, ai ka reaguar në rrjetin social “Facebook” duke shkruar : “Unë e vrava Bulatovicin”.
Më pas Buzhala, në një prononcim për Express, ka shpjeguar se pse ka shkruar diçka të tillë.
“E vetmja herë, gjatë jetës sime, kur kam shkaktuar gjakderdhje, është kur e kam lënduar veten rastësisht . Mirëpo, kur dëgjova që njëra prej akuzave që i bëhet “Grupit të Drenicës”, nga prokurorët e EULEX’it, është edhe vrasja e Bulatovicit , atëhërë kjo më shtyu që ta marrë përsipër, po mendoj moralisht një vrasje të tillë” ka thënë ai.
Deputeti Buzhala ka folur edhe për namin e Bulatovicit gjatë viteve 90′të kur Kosova ishte nën okupimin serb.
“Pata qëlluar rastësisht në tren, kur pati ndodhur një përleshje mes forcave të UÇK’së dhe Bulatovicit, edhe që nga atëherë unë nuk di asgjë për atë njeri, mirëpo banorët e drenasit dhe të fshatërave përrreth tregojnë për të edhe të bëmat e tij, që ka qenë njëri prej njerëzve, që iu ka prirë vazhdimisht trupave dhe forcave paramilitare gjatë kohës së luftës. Unë konsideroj se secili prej kosovarëve duhet që ta merr përsipër vrasjen e Bulatovicit në një kohë lufte” ka thënë ai.
Sipas tij, të akuzohen pjesëtarët e UÇK’së për gjëra të tilla është e papranueshme.
” Kjo është pak a shumë sikur të akuzosh shërbimin e Mossadit për vrasjet e oficerëve gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore .Madje, ato raste kanë qenë edhe më eklatante që janë kryer pas luftës. Vrasja e Bulatovicit ka ndodhur në kohën e luftës.Pra, nëse ka ndodhur kjo është në maj të vitit 1998, prandaj ky është një solidarizim i imi.Kushdo qoftë që e ka bërë atë vepër, për mua nuk është kriminel por është patriot” ka shtuar ai./express/

-->

0 comments:

Post a Comment