kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Showing posts with label Lushtaku shoqërohet nga dy policë në gjykatë (Video). Show all posts
Showing posts with label Lushtaku shoqërohet nga dy policë në gjykatë (Video). Show all posts

Monday, May 27, 2013

Lushtaku shoqërohet nga dy policë në gjykatë (Video)

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë i shoqëruar nga dy policë. 

Në procesin gjyqësor ndaj tij në rastin e “BIRN”-it ai është shoqëruar nga dy policë të Kosovës për shkak të arrestit shtëpiak që i është caktuar të shtunën në mëngjes në rastin tjetër ndaj tij, transmeton KTV.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, bashkë me ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi dhe 5 të tjerë po dyshohen nga EULEX-i për krime lufte.
Prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, po pretendon se në Likoc të Drenicës në periudhën qershor – gusht 1998 ka ekzistuar një qendër ndalimi e UÇK-së.
Gjatë hetimit të tij 16 mujor për këtë rast, ka dëshminë e së paku 5 personave që pretendojnë se ishin mbajtur në këtë qendër.
I gjithë hetimi i tij bazohet kryesisht në dëshminë e dëshmitarëve të mbrojtur A dhe I, që për mbrojtjen janë dëshmitarë jo të besueshëm. Selimi dyshohet se ka qenë pjesëmarrës në 7 raste të tilla e Lushtaku në 3 sosh.