Edhe pse shumë njerëz e konsiderojnë bukurinë si një bekim, për Laura Fernee duket të jetë një mallkim. Për shkak të dukjes së saj të mirë, 33-vjeçarja e ka humbur punën dhe tash është e papunë.
Ajo është e diplomuar për hulumtime shkencore dhe mjekësore, ndërsa dukja e saj ka bërë që kolegët në laboratorin ku kishte punuar t’i viheshin pas, ndërkohë që koleget e kanë xhelozuar.
Laura tash jeton me ndihmën e prindërve të saj, pasi në vitin 2011 hoqi dorë nga puna në të cilën përfitonte 35.000 euro në vit.
“Nuk jam dembele. Është e vërtetë se dukja ime ka shkaktuar një numër të madh problemesh kur bëhet fjalë për punën, prandaj e kuptova se është më mirë që aktualisht të qëndroj pa punë. Nuk jam unë fajtore që dukem kështu. Kolegët meshkuj interesoheshin për shkak të dukjes sime, ndërsa unë doja që ata ta vlerësonin punën dhe suksesin tim”.
“Shkoja në punë pa makijazh dhe vishesha me rroba për laborator, por as kjo nuk më ndihmonte”, ka treguar Laura për Daily Mirror duke shtuar se vazhdimisht mbi tavolinë gjente dhurata romantike dhe ftesa për të dalë.
0 comments:
Post a Comment