Thursday, May 23, 2013

Angli: Pas vrasjes së ushtarit, sulmohen xhamitë (Foto/Video)

Anglezët e ekstremit të djathtë, kryesisht anëtarë të grupit të Ligës Angleze të Mbrojtjes (EDL), kanë kryer sulme të shumta në xhami të Londrës. Ata kanë hedhur gurë dhe koktej molotovi. Djathtistët gjithashtu u ballafaquan me policinë në Woolwich të Londrës.
Arsyeja e orgjive të tilla nacionaliste, siç shkruajnë mediat perëndimore, është vrasja e ushtarit britanik në Londër. Ai është masakruar në pikët të ditës, nga dy radikalë islamikë.


Kjo ka provokuar reagime të furishme nga e djathta ekstreme. Mbështetësit e EDL-së pas vrasjes janë mbledhur në lokalin The Queen’s Arms në Woolwich, ku kënduan këngë nacionaliste. Turmës iu drejtuar lideri i EDL-së, Stephen Lennon. "Mjaftë më. Kjo është porosia jonë. Liderët tanë janë të dobët. Policia jonë dhe liderët tanë politikë hezitojnë, në vend se të ballafaqohen me problemin. Ndërsa, problemi është islami politik që po përhapet në vendin tonë”, ka thënë Lennon.


Shumë shpejt u pasua konfrontimi me policinë në afërsi të stacionit të metrosë aty pranë. Qindra protestues sulmuan policët me shishe dhe gjësende tjera, ndërsa policia u përgjigj duke i rrahur protestuesit me shkopinj, raporton Sky News.
Pastaj erdhën informatat për sulme në xhamia. E tëra filloi në Braintree të Essexit, ku 43-vjeçari i armatosur me një thikë hyri në xhami dhe u përpoq ta djegë. Policia ka reaguar shpejt. 43-vjeçari u arrestua dhe askush nuk u lëndua.
Ky megjithatë ishte incidenti i parë. Policia britanike, ndërkohë, ka marrë disa thirrje rreth sulmeve tjera ndaj xhamive dhe qendrave islamike, kryesisht në Londër. Në sulme morën pjesë dhjetëra djathtistë ekstreme, kryesisht mbështetësit dhe anëtarë të EDL-së.


Një grup ka thyer xhamat e një xhamie në Londër. Në një vend tjetër janë arrestuar dy persona për sulm në xhami. Ndërsa, një tjetër, për të njëjtën arsye, u arrestua në Kent.
Sipas raportimeve të mediave britanike, një nga vrasësit është identifikuar si Michael Adebolajo, qytetar britanik me origjinë nga Nigeria që u konvertua në islam. Në internet u shfaqën pamjet, mbase menjëherë pas vrasjes, në të cilën Adebolajo me dorë përgjakshme mban një thikë dhe porositë se vrasja qe e motivuar politikisht nga dërgimi i trupave britanike në vendet arabe.
Të dy të arrestuarit e pranuan vrasjen, por hetimi është në vazhdim. Policia kontrolloi disa lokacione në Londër dhe një shtëpi në Saxilby, aty ku Adebolaju ishte duke jetuar.






Siç kemi raportuar dje, një ushtar i forcave të armatosura britanike u masakrua me thikë dhe armë të tjera të ftohta në një rrugë të Londrës. Ngjarja që tronditi kalimtarët dhe gjithë opinionin publik britanik, ndodhi rreth orës 14:00, sipas orës lokale.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin parë dy persona të armatosur me thika dhe kama, që iu vërsulën barbarisht një të riu duke e goditur atë dhjetëra herë në trup, ndërsa në fund i kanë prerë edhe kokën. Burime të pakonfirmuara, të cituara nga BBC, kanë thanë se gjatë sulmit janë dëgjuar thirrjet “Allahu Ekber”.






Pas këtij akti, ministrja e Brendshme, Theresa May, ftoi në një mbledhje urgjente Komitetin e Sigurisë për të diskutuar për rastin në fjalë.
Për vrasjen e djeshme dhe sulmet e sotme ndaj xhamive, u deklarua Këshilli mysliman i Britanisë së Madhe. Ata dënuan vrasjen që ndodhi në Woolwich. Një akt i tillë barbar, thonë ata, nuk ka asnjë bazë në islam.
-->

0 comments:

Post a Comment