Brad Pitt ka lavdëruar vendimin e partneres së tij Angelina
Jolie për t’iu nënshtruar një mastektomie të dyfishtë, veprim i
realizuar muaj më parë.Jolie sot pushtoi mediat e mbarë
botës pasi zbuloi se në muajin shkurt kishte hequr të dy gjinjtë, si një
hap parandalues për kancerin e gjirit. Kjo ndërhyrje, e cila sipas
aktores ka ulur gjasat për zhvillim të kancerit të gjirit nga 87 për
qind në pesë për qind, është mbështetur edhe nga partneri dhe i fejuari i
saj, Brad Pitt.
“Pasi kam qenë dëshmitar i këtij vendimi, mendoj se zgjidhja e Angie si edhe e shumë të tjerave si ajo, është absolutisht heroike. Falënderoj ekipin tonë mjekësor për kujdesin dhe fokusin”.
“Gjithë çfarë dua është që ajo të ketë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, me mua dhe fëmijët tanë. Kjo është një ditë e lumtur për familjen tonë”, ka thënë aktori për London Evening Standard