Ushtarët Amerikanë në kërkim të teknologjisë “Vimana” në Afganistan!
Çfarë ishte ajo e cila nxitojë të gjithë udhëheqësit më të fuqishëm të botës perëndimorë për të shkuar në Afganistan: ishte për të parë urgjentisht zbulimin e bërë nga inxhinierët dhe shkencëtarët e ushtrisë amerikane, zbulim i cili përshkruhet si “Vimana” dhe që ka shkaktuar tashmë “zhdukjen” e të paktën 8 ushtarëve amerikanë, të cilët tentuan ta shkëpusnin nga shpella ku dhe gjendet e fshehur, sipas llogaritjeve këto 5000 vitet e fundit.
Vimana
Është e rëndësishme të theksojmë se teknologjia “Vimana”, në thelb i dedikohet “avionit” mitik fluturues, i njohur si legjenda e objektit misterioz, makinës fluturuese që përshkruhet në dorëshkrimet e lashta sanskrite dhe eksitonte para përmbysjes së fundit të Tokës sonë dhe thuhet se kjo makineri misterioze fluturimi ishte pajisur me armë të çuditshme deri dhe me bomba bërthamore… ashtu siç dhe i njohim sot!
Raportimi i dorëshkrimeve të vjetra të Indisë, që i referohen objekteve fluturuese, vjen nga burimet e vjetra të lashtësisë së qytetërimit në vend, prej të cilave, pjesa më madhe janë të njohura prej eposit të Indisë dhe ekzistojnë disa qindra të tillë. Shumica prej tyre ende edhe sot nuk janë përkthyer në anglisht, duke vijuar të qëndruojnw në gjuhën sanskrite.
Parashikohet gjithashtu dhe pretendimi se para disa vitesh, kinezët zbuluan disa dorëshkrime sanskrite në Lasa të Tibetit dhe i dërguan ato në Universitetin e Chandrigarh për t’i përkthyer. Dr. Ruth Reyna i universitetit, tha se dorëshkrimet përmbajnë udhëzime për ndërtimin e anijeve kozmike për udhëtime ndëryjore…!
Metoda e shtytjes dhe “anti-graviteti”, u bazua në një sistem analog të atij të “laghima” të fuqisë së panjohur të njeriut, një fuqi centrifugale, shumë më e fuqishme për eliminimin e çdo force graviteti.
Sipas Hindu Yogi, “laghima” është fuqia e cila u lejon personave të qëndrojnë në ajër, apo thënë thjeshtë të fluturojnë. Dr. Reyna pohoi për makineritë dhe pajisjet e objektit fluturues, të cilat quhen “Astras” sipas dorëshkrimit dhe se të lashtët e Indisë, me këto dorëshkrime dhe projekte mund të dërgonin disa ekipe njerëzish në çdo planetë, gjithmonë sipas dorëshkrimit, që besohet se ka moshë disa mijëra vjeçare.
Mandej, Dr. Reyna, pohoi: “Dorëshkrimi zbulon gjithashtu sekretin e “antika” (kapakun e padukshmërisë) dhe të “Garima”, si dhe si të bëhen aq të rënda sa një mal me plumb”.
0 comments:
Post a Comment