Rokeri legjendar, Jon Bon Jovi, e ka kritikuar ashpër superyllin Justin Biebrer, duke e quajtur atë të papërgjegjshëm.
Justin Bieber, i cili u vonua dy
orë në një koncert të mbajtur së fundmi në Londër në arenën O2, ka
ngritur shumë kritika nga njerëz të shumtë për papërgjegjësinë e tij, në
mesin e të cilëve tani është edhe Jon Bon Jovi.
“Ka të bëjë me etikën e punës. Ai
është djalosh i ri, nuk është as i pari e as i fundit që po e bën këtë.
Sidoqoftë, unë mendoj se njerëzit kanë punuar shumë për një biletë të
këtij koncerti dhe t’i shpenzosh dy orë të jetës së tyre është mëkat i
madh, papërgjegjësi e madhe”, ka theksuar Bon Jovi
0 comments:
Post a Comment