Intervista të veçanta me disa persona të besuar nga rrethi i
Adolf Hitlerit, u shfaqën për herë të parë në televizionin gjerman.
Grupi i sekretareve, ndihmësve dhe miqve ka përshkruar jetën në bunker
nën zyrat e Rajhut në Berlin, në kohën kur në qytet po hynin trupat
sovjetike. Ata shpalosën detaje intime të jetës së Hitlerit dhe
dashnores së tij Ewa Braun. Intervistat janë bërë në Nuremberg, tre vjet
pasi mbaroi lufta, ndërsa i udhëhoqi gjykatësi amerikan Michael
Musmanno. Ky i fundit kishte ndihmuar ndjekjen e kriminelëve nazistë dhe
kishte qasje të veçanta në dokumente meqë amerikanët besonin se lideri
nazist kishte ikur në Argjentinë.











