Udhëheqësit shtetërorë serbë kanë nisur një fushatë të gjerë në
shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, për t’i bindur për të
mos e ndryshuar qëndrimin e tyre. Presidenti i Serbisë, Tomislav
Nikolic, ka dërguar letra, ndërsa në lobim po marrin pjesë edhe
ministrat serbë.











