Para takimit trelateral Thaçi-Ashton-Dacic në Bruksel, shefja e
diplomacisë evropiane, Catherine Ashton iu ka treguar kryeministrave
Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic koleksionin e fotografive nga takimet e
mëhershme, ku më 19 prill edhe u arrit marrëveshja për normalizimin e
marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.











