Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek
vlerëson se marrëveshja e arritur në dialogun mes Prishtinës dhe
Beogradit në Bruksel është një hap i madh dhe historik, i cili është i
nevojshëm për Kosovën dhe Serbinë, në mënyrë që të dy vendet shkojnë
drejt integrimeve evropiane. Por, ajo ka vlerësuar se Serbia nuk do të
mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa njohjen e Kosovës.











