Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kundërshtuar
privatizimin e ndërmarrjeve publike duke u kërkuar zyrtarëve më të lartë
të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që në vend të shitjes së pasurisë
publike të shesin veturat e tyre. Këto kërkesa ata i kanë shkruar në
veturën zyrtare të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe
zëvendësministrit të tij.











