Wednesday, May 22, 2013

Dhëndri vodhi lokalin ku e bëri dasmën në natën e martesës

Birdi Sparks nuk do ta harrojë asnjëherë ditën e martesës, pasi burri i saj, Christopher Richards, ditën më të rëndësishme të jetës së tyre e shndërroi në një makth.


Pas përfundimit të ceremonisë martesore, dhëndri së bashku me tre miq të tij u kthyen në klubin në Lancashire ku u mbajt dasma dhe vodhën alkool dhe kompjuterë në vlerë prej disa mijëra eurosh.
Ata vodhën pije alkoolike në vlerë prej 5.500 eurosh, pije joalkoolike në vlerë prej 3.000 eurosh, pastaj vodhën laptopin, DVD-në dhe thyen gotat, pasqyrat, dëmtuan banjën, thyen dyert, prishën muret etj., duke bërë dëm të përgjithshëm në vlerë prej 23.000 eurosh.
Kamerat e sigurisë i kanë xhiruar hajnat dhe më pas dhëndri u arrestua dhe u dënua me gjashtë muaj burg.
“Do të qëndroj me të, sepse e dua dhe askush nuk është i përsosur. E di që burri im nuk është engjëll dhe më dhemb pse e ka bërë në vendin ku jemi martuar dhe në ditën e martesës. Por, e ka pranuar dhe i vjen shumë keq pse e ka bërë”, ka thënë gruaja e tij. -->

0 comments:

Post a Comment