Saturday, May 18, 2013

Femrat bëjnë seks me ish-të dashurit, ndërkohë që kërkojnë dashnorë të rinj

Shumica e femrave bëjnë rregullisht seks me ish-partnerët, sepse u mungon intimiteti fizik.


Pothuajse gjysma e femrave të cilat vetë kanë pasur rregullisht seks me ish-partnerët, njëkohësisht kërkojnë dashnorë të rinj, - tregojnë hulumtimet më të reja.
Hulumtimi, në të cilin kanë marrë pjesë një mijë meshkuj dhe femra, ka treguar që shumica dërrmuese e femrave bëjnë rregullisht seks me ish-partnerët, sepse u mungon intimiteti fizik. Rreth 31 për qind e femrave kanë pranuar që shpresojnë se do “të ripërtërijnë” lidhjen me “afshin e vjetër”.
Të dhënat e marra nga hulumtimi kanë treguar që 43 për qind e femrave rregullisht bëjnë seks me ish-partnerët, ndërsa janë në kërkim të dashnorëve të rinj. Rreth 47 për qind e meshkujve e bëjnë të njëjtën gjë.
Disa nga arsyet për t’iu kthyer ish-partnerit janë: pijet e tepërta, flirti nëpërmjet Fejsbukut apo nëpërmjet lidhjeve të tjera shoqërore, si edhe takimi i shpeshtë gjatë daljeve për t’u argëtuar në mbrëmje.

0 comments:

Post a Comment