kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Showing posts with label “Sulltani” me shokë do të përballen me drejtësinë. Show all posts
Showing posts with label “Sulltani” me shokë do të përballen me drejtësinë. Show all posts

Monday, May 13, 2013

“Sulltani” me shokë do të përballen me drejtësinë

Sylejman Selimi
 Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Shqipëri, dhe 16 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shumë shpejt do të përballen me akuza për krime lufte.Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovës, EULEX, ka nisur hetime kundër ish-Komandantit te Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i njohur me nofkën e luftës, “Sulltani” dhe gjashtëmbëdhjetë shokëve të tij, transmeton Indeksonline .
Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve te hetuesve, të njëjtit në qershor mund të arrestohen.
Një zyrtar i EULEX-it, në kushte anonime ka deklaruar se, Selimi dhe 16 pjesëtarë të tjerë, do të akuzohen për torturim, dhunim e keqtrajtim të popullatës civile gjatë kohës së luftës.
Ai ka deklaruar se hetuesit e EULEX-it kanë intervistuar disa prej të dyshuarve dhe shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për këtë rast.
“Sulltani” në kohën e luftës mbante pozitën e komandantit të UÇK-së, ndërsa pas luftës ka qenë komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Ai vitin e kaluar është emëruar nga kryeministri Hashim Thaçi, ambasador i Kosovës në Shqipëri.