Monday, May 20, 2013

Hera e parë në krevat me djaloshin e ri

Për të qenë nata e parë juaja e përbashkët fantastike, përmbajuni këtyre katër rregullave...


E keni njohur njeriun e jetës suaj. Gjërat zhvillohen në drejtimin më të mirë të mundshëm. Ka ardhur radha edhe për pak “aksion” në shtrat. Ju jep puthje fantastike, andaj supozoni që edhe seksi do të jetë i tillë. Ndoshta edhe jo. Mirëpo këtu ekziston një ndihmë e vogël.
Rregulla 1: Mos u ngutni
Qëllimi duhet të jetë që të vëzhgoni zhvillimin e ngjarjes dhe të mësoni se çka i pëlqen. Gjatë paralojës në cilindo moment kur do ta kuponi se do të nisë të bëjë “gjënë kryesore”, fuqishëm kapeni me duar dhe jepjani një puthje të gjatë, të ëmbël dhe të zjarrtë. “Shumica e meshkujve kënaqen kur femra bën nga pak diçka agresive dhe i ndihmon që ta kuptoj se çka vërtet dëshiron”, thotë Kerol Altman, autore e librit “You Can Be Your Own Sex Therapist!”
Rregulla 2: Bëhuni të vetëdijshme për momentet e pakëndshme
“Të jeni me dikë për herë të parë është mjaft stresuese, sepse do të brengoseni se a i pëlqen ajo që bëni”, thotë Kerol. “Nëse ngatërrohet rreth zbërthimit të jelekut, mos e lini që të mundohet dhe në fund të bëhet i frustruar. Buzëqeshni dhe i thoni”:”Më lejo të provoj unë. Mund ta bëj këtë”.
Rregulla 3: Thoni diçka të bukur
Meshkujt vështirë se mund të ndihen të kënaqur, nëse nuk janë të sigurt që edhe partnerja po ndihet mirë. Jini e sigurt se do t’i bëni me dije që po ndiheni super, diçka që vërtet po ju kënaq. Sepse ai do t’i fut në memorie çdo gjë që do t’i thoni dhe atë do ta përsërisë secilën herë tjetër duke menduar që po kënaqeni shumë.
Rregulla 4: Përmbahuni nga akrobacionet
Mbase jeni të padurueshme që të tregoni të gjitha marifetet tuaja seksuale, hera e parë nuk është koha për to. Përdoreni ndonjë imtësi, si p.sh. ta përkëdhelni vetveten, derisa ju shikon ai. Paralajmërojeni në atë mënyrë që herën e dytë, të retë apo edhe herëve të tjera do ta presin surprize të reja. -->

0 comments:

Post a Comment