Sunday, May 19, 2013

Dacic: Ne festojmë humbjet, e Shqipëria e Kosova do të jenë në BE

Serbia sot është në një moment vendimtar, kur duhet të vendosë nëse do të ecë para apo do të mbetet ende peng i miteve të saj dhe mungesës së guximit për të udhëhequr këtë komb përpara, tha lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Dacic, në konventën zgjedhore të koalicionit SPS-PUPS-JS-URS për zgjedhjet lokale të 26 majit në Kosjeriq.


"Ata që e kanë udhëhequr këtë vend më herët, kishin alibi për çdo gjë që nuk donin të bënin, si p.sh. bashkësia e padrejtë ndërkombëtare dhe të ngjashme. Prandaj, kemi ardhur deri këtu që Shqipëria dhe Kosova do të jenë anëtare të BE-së, e ne të festojmë tutje humbjet tona”, ka thënë Dacic, transmeton Tanjug.
Kreu i socialistëve serbë tha se pa Serbi të fortë dhe të nderuar në botë, nuk ka Serbi të madhe e cila është e domosdoshme ta mbrojë Kosovën dhe popullin serb kudo që ai jeton.
“Kemi humbur Kosovën në luftë, por hajt ta fitojmë në paqe. Është vështirë sot të bisedohet me të gjithë ata që caktojnë kushte para nesh, por nuk do të heqim dorë që Serbia të jetë më e mirë”, shtoi Dacic. -->

0 comments:

Post a Comment