Një ditë para fillimit zyrtar të procesit zgjedhor ka pasur
incidente në disa zona të Shqipërisë. Një komisionar i Partisë
Socialiste në fshatin Nange të komunës Bicaj të Kukësit është sulmuar në
oborrin e shtëpisë së tij, kur katër persona e kanë goditur me qytë
pistolete dhe e kanë kërcënuar të mos flasë.











