Sunday, May 19, 2013

Jeta në fshatin neonazist (Video)

Në kohën kur po rriten krimet e ekstremit të djathtë në Gjermani, gazetarët e ditores britanike The Telegraph kanë vizituar fshatin Jamel, banorët e të cilit janë kryesisht pasuesit e ideologjisë neonaziste.


Sipas të dhënave të ofruara nga qeveria gjermane, vitin e kaluar janë regjistruar 17 mijë krime të grupeve të krahut të djathtë ekstrem, nga të cilat 842 ishin krime të penale.
Fshati Jamel ilustron se sa përmasa ka sot krahut i tillë, sidomos në Gjermaninë Lindore ku ka papunësi të lartë.
“Dyfish jemi të kërcënuar: në njërën anë janë emigrantët, e në tjetrën norma e ulët e lindjes”, thotë Stefan Koester, deputet i ekstremit të djathtë, nga Partia Kombëtare Demokratike e Gjermanisë (NPD).
Partia e tij më 2011 fitoi gjashtë për qind të votave në provincën Mecklenburg-Vorpommern, ku gjendet fshati Jamel, e tash ka pesë deputet në parlamentin rajonal.
Dy vjet më parë, Sven Krueger, përfaqësues i NPD-së në Jamel, u dënua me katër vjet burg për posedim të paligjshëm të armëve: automatikë dhe pistoleta automatike.
Krueger - përndryshe pronar i kompanisë për prishjen e shtëpive, slogani i së cilës është “Ne jemi djemtë për punë të ashpra” - është nxitësi kryesor i dominimit neonazist në Jamel. Disa vjet më parë ai nisi të inkurajojë mbështetësit e së djathtës ekstreme të vendosen në zonën e tij, prandaj sot më shumë se gjysma e familjeve në këtë fshat të vogël është mbështetëse e hapur e NPD-së.
Shkrimtarja Birgit Lohmeyer u zhvendos me burrin e saj në Jamel nga Hamburgu, 10 vjet më parë. Kur e blenë shtëpinë, u paralajmëruan se ky është vendi famëkeq nazist, por ata ishin të bindur se do të jenë në gjendje të përballen me këtë. Ata sot janë në pakicë aty.
“Është ndjesi e keqe”, thotë Birgit. “Burri im dhe unë jemi këtu pambrojtur. Na ofendojë, na kërcënojnë, e na sabotojnë në mënyra të ndryshme. Me vetura na bllokojnë rrugën dhe na detyrojnë të frenojmë. Kanë dëmtuar edhe pronën tonë”.
Por, kjo familje refuzon të largohet, duke theksuar se kishin gjetur një shtëpi në fshat për të cilën kishin ëndërruar gjithmonë.
“Shtëpia jonë është mishërimi i ëndrrave tona. Askush nuk do ta marrë atë”, shton Brigit. -->

0 comments:

Post a Comment