kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Showing posts with label Avioni përplaset gjatë spektaklit (VIDEO). Show all posts
Showing posts with label Avioni përplaset gjatë spektaklit (VIDEO). Show all posts

Monday, May 6, 2013

Avioni përplaset gjatë spektaklit (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e dielë në një spektakël ajror të organizuar në Spanjë pasi një avion historik është përplasur me një ndërtesë dhe ka shpërthyer duke i marrë jetën pilotit e duke tmerruar spektatorët.
Një zëdhënës për Ministrinë e Mbrojtjes spanjolle theksoi se piloti Ladislao Tejedor Romero ndërroi jetë nga djegiet e mëdha në spitalin e Getafe, në Madrid.
Avioni u përplas me një hangar dhe shpërtheu duke trembur të pranishmit. Në videon e regjistruar nga njëri prej tyre dëgjohen ulërimat dhe shihen njerëzit duke u larguar me nxitim.
Rreth 3 mijë persona ishin mbledhur në Cuatro Vientos për të parë akrobacitë e avionëve të vjetër kur ndodhi aksidenti i tmerrëshëm. Piloti fatkeq ishte në bordin e një HA-200 Saeta, një avion i prodhuar për herë të parë në vitin 1950. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes.