Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës (MASHT)
nuk po vepron njësoj në rastet kur kërkohet nostrifikimi i diplomave,
për studentët që e kanë përfunduar fakultetin jashtë Kosovës. Kështu po
pretendon, Asdren Mekaj, i cili thotë se po habitet me faktin se si
MASHT-i, njeh një diplomë të një institucioni paralel serb, e jo një të
tillë që është lëshuar nga Universitetet private në Shqipëri.











