Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa ditësh në Tiranë ku një autobus ka rënë pre e një grabitje të armatosur. Burime pranë policisë së kryeqytetit bëjnë me dije se ngjarja është rregjistruar në Kamëz në autobuzët e linjës Bathore- Zallher ku një person i armatosur me automatik ka hyrë brenda në autobus dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë paratë nga fatorino dhe disa pasagjerë.
"Isha duke ikur për në shtëpi me autobusin Bathore- Zallher kur papritur vjen një grabitës me armë në dorë kërcënon fatorinon dhe nja dy- tre pasagjerve të tjerë i merr lekët dhe ikën. Fatorinon e grabiti "- rrëfen një pasagjer, shkruan AS .
Ky është rasti i parë në Tiranë që persona të armatosur grabisin një urban ndërsa policia vazhdon hetimet për kapjen e autorit i cili ende nuk është identifikuar. Ndërkohë në pyetje është marrë edhe fatorinoja i autobusit, shtetasi me iniciale G.H, ndërsa bëhet me dije se agresori ka marrë rreth 40 mijë lekë.
0 comments:
Post a Comment