“Jemi me ty” dhe “Qëndro drejt mos u përkul, Ballkani është me
ty”, ishte motoja e manifestimeve mbështetëse në Shkup dhe Gostivar për
kryeministrin e Turqisë, Reccep Taiyp Erdogan. Qytetarët që kishin dalë
në këto manifestime thanë se Erdogani është ikona e zhvillimit në 10
vitet e fundit në Turqi, Ballkan dhe më gjerë.











