Policia turke ka ashpërsuar aktet e dhunës ndaj protestuesve,
pas deklaratave të ashpra të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan. Forcat e
policisë kanë tentuar të shpërndajnë turmat e protestuesve në sheshin
Taksim me gaz lotsjellës, ndërsa në një video shihet se si ata kanë
qëlluar për vdekje në të ri.











