kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Showing posts with label Arian Çani vihet në lojë nga gazetari kosovar (Video). Show all posts
Showing posts with label Arian Çani vihet në lojë nga gazetari kosovar (Video). Show all posts

Tuesday, May 21, 2013

Arian Çani vihet në lojë nga gazetari kosovar (Video)

Moderatori i famshëm i ‘Zonë e Lirë’
 është moderatori i famshëm i ‘Zonë e Lirë’, gazetar dhe analist.
Eshtë ai që vë në siklet personazhe të njohur VIP dhe jo të tillë në ekranin ku transmeton emisionin shumëvjecar.
Këtë radhë, radhën e ka ai, Arian Çani dora vetë, të bëhet viktimë e lojës së një gazetari tjetër, lojë që duket se e ka vënë jo pak në siklet.
Ka qenë gazetari i ‘Show Meselation’ nga Mitrovica, Blerim Peci, i cili është edhe autor i emisionit Vikendi RT që vuri në siklet Çanin.
Në videon që qarkullon në Youtube, sqarohet se gjithçka e ka pasur një qëllim. Çani priti mbi 15 minuta gazetarin që rrinte në kafe, dhe c’ishte më e keqja, doli që pritja ishte më e gjatë se vetë intervista. Arjan Çani dëgjon prezantimin e formuluar nga gazetari kosovar, e falenderon për ftesën dhe bëhet gati të flasë më gjatë, por pikërisht këtu intervista mbyllet rrufeshëm, në fakt pa filluar fare… Kjo ishte kaq e papritur për Arjanin, saqë ai nuk pati kohë as të reagojë.
“Arsyeja përse intervista është e shkurtër, është fakti se Arian Çani disa herë refuzoi për të dhënë intervistë me arsyetimin se nuk ka kohë ….! Në këtë mënyrë edhe gazetari kosovar “mori hak” duke i thënë se nuk ka kohë më tepër për intervistë! Na vjen keq Arian! Herë tjetër me i kujdesshëm ndaj kolegëve nga Kosova!” – shkruhet nga autorët e hedhjes së videos në Youtube.
Ndiqeni vetë videon, sepse nuk ka shumë nevojë për komente…