Dy njerëz janë dërguar në spital kur pasi sot në mëngjes një aeroplan
i vogël u rrëzua në dhomën e ditës së një banese në qytetin Herndon, në
shtetin federal amerikan Virginia, raporton TV ABC.
Për arsye të problemeve me elektronikë, piloti humbi kontrollin mbi
aeroplanin. Pas kësaj pushoi edhe puna e motorit dhe aeroplani ra mbi
një ndërtesë, njoftoi policia. Piloti u dërgua në spital me lëndime të
rënda, kurse atje u dërgua edhe një grua, e cila në momentin e rrëzimit
të aeroplanit gjendej në banesë, por lëndimet e saj nuk janë të
rrezikshme për jetën.
Kryqi i Kuq iu ndihmoi njerëzve dhe kafshëve shtëpiake të braktisin ndërtesën. Në vendin e aksidentit arritën edhe zjarrfikësit, të cilët me ndihmën e vinçit e nxorën aeroplanin nga banesa.
Kryqi i Kuq iu ndihmoi njerëzve dhe kafshëve shtëpiake të braktisin ndërtesën. Në vendin e aksidentit arritën edhe zjarrfikësit, të cilët me ndihmën e vinçit e nxorën aeroplanin nga banesa.











