Aktori hollywoodian, Brad Pitt, ka deklaruar se para se të njihej me bashkëshorten Angelina Jolie, ai i ka bërë vetëm dëm vetes me përdorimin e pa kontrolluar të drogës.
Brad Pitt i cili ka konsumuar narkotikë para se të bëhej baba i gjashtë fëmijëve me Angelina Jolien, thotë se është aktorja e njohur ajo që e ktheu në binaret e jetës.
“Unë kam pak miq të ngushtë dhe e
kam familjen. Dhe nuk e di nëse kam qenë ndonjëherë më i lumtur.
Angelina më ktheu në jetë. Ajo është jeta ime”, ka potencuar Pitt.
Angelina Jolie ka zbuluar kohë më
parë në një letër prekëse se ishte Brad Pitt ai që e ka përkrahur më së
shumti pas largimit të gjinjve si masë për menjanimin e rrezikut nga
kanceri.
0 comments:
Post a Comment