kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Saturday, June 8, 2013

Vajza e rritur mes leopardit dhe elefantëve (Foto dhe video)

Kjo është Tippi, vajza franceze e lindur në Namibi, që 10 vitet e para të jetës së saj i ka kaluar mes kafshëve dhe botës së egër në Savanën afrikane.

Parlamenti ukrainas sërish arenë grushtesh (Video)

Dhe njëherë Parlamenti i Ukrainës është kthyer në një arenë dhune nga ana e deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Avioni rrëzohet mbi shtëpi (Video)

Një avion u rrëzua mbi disa shtëpi në Baker, në Luiziana të SHBA-së.

Këto brohoritje na emocionuan të gjithëve (VIDEO)

Brohoritjet njëzëri të Tifozëve KuqeZi mbrëmë në stadiumin Qemal Stafa na kanë emocionuar të gjithëve.

Tifozë nga të gjitha trojet shqiptare, pa dallim partie e feje kanë brohoritur njëzëri "Shqipëri Etnike", gjë që e ka ndezuar atmoseferën në Qemal Stafa

Kush është tifozi që ngacmoi me lazer presidentin Nishani? (FOTO LAJM)

Mediat norvegjeze kanë "kryqëzuar" trajnerin e Kombëtares së tyre Egil Olsen jo vetëm për barazimin (i cili i mban ende në lojë) por edhe për shfytyrimin dhe lojën e dobët që treguan dje në "Qemal Stafa" kundër Shqipërisë. Por mediat norvegjeze kanë gjetur edhe pretekstin e gjithçkaje. Sipas dy gazetave më të mëdha në shtetin nordik "Aften Posten" dhe "Dagbladet", portieri i tyre është "verbuar" nga një tifoz shqiptar gjatë pësimit të golit të shënuar nga Valdet Rama.

Sipas tyre në momentin kur portieri i tyre ishte përballë Ramës një tifoz kuqezi në tribunën D2 i ka drejtuar lazerin në sy, çka e ka penguar në shikim.

Por tifozi misterioz, për të cilin nuk ka aspak informacion, të njëjtën gjë që i bëri portierit mik, ia bëri edhe presidentit të Republikës Bujar Nishani teksa ky i fundit ndiqte në shoqërinë e kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka ndeshjen në tribunën VIP të "Qemal Stafës".

Një sinjalizim i truprojave të presidentit bënë që forcat e policisë ta nxjerrin jashtë stadiumit tifozin dhe më pas ta shoqërojnë në rajonin e policisë.

Si ta pengoni mashkullin për të mos ju tradhtuar

Meshkujt janë të lindur të bredhin poshtë e lart dhe të rrallë janë ata të cilët arrijnë t’u rezistojnë “magjive” të femrës tjetër. Mirëpo, nuk bën të çani kokën shumë rreth asaj se a do t’ju tradhtojë apo jo, por duhet të bëni çdo gjë në mënyrë që tradhtia të mos ndodhë. 

Mediat sociale mund të dëmtojnë tregjet e aksioneve

Twitter ka deklaruar se do të marrë masa, që të mos ndodhin më situata si ajo e vitit 2003, ku për shkak të një statusi, Wall Street pësoi dëme të mëdha. Por, cili është roli e mediave sociale në tregjet e aksioneve?

Friday, June 7, 2013

Sidoqoftë, krenohemi me ju! (VIDEO)

Shqipëria nuk ka arritur ta ruaj avantazhin prej 1-0 deri në fund të takimit, duke u detyruar të kënaqet me barazimin 1-1 në Qemal Stafa.

Mijëra tifozë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ishin në Qemal Stafa për të mbështetur Kombëtaren kuqezi.

Momenti kulminant para fillimit të takimit ishte momenti i këndimit të himni kombëtar shqiptar. Kastriot Tushën në prapavijë e shoqëroi i gjithë stadiumi, ndërsa u shpalos flamuri i madh kombëtar në tribunën qëndrore.

Në një lojë mjaft dinamike, Kombëtarja shqiptare ka dominuar takimin dhe në minutën e 41-të të ndeshjes mbrojtësi nga Kosova Valdet Rama depërtoi në thellësi të zonës së Norvegjisë nga krahu i djathtë dhe e mposhti portierin e Norvegjisë. Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Loja e bukur e Shqipërisë vazhdoi edhe neë pjesën e dytë ndërsa përfaqësuesit tanë nuk arritën të konretizojnë disa raste të sigurta.

Vetëm tre minuta para prëfundimit të kohës së rregullt, Ruud harkoi drejt Tom Hoglin, i cili realizoi për 1-1, gol që i ul Kombëtares tonë shanset për Brazil 2014.

Me këtë barazim Shqipëria ka 10 pikë në vendin dytë, një pikë më shumë se Islanda në vendin e tretë, që po e zhvillon takimin ndaj Sllovenisë. /albeu.com/

Formacioni i Shqipërisë (4-2-3-1):
Etrit Berisha, Agolli, Mavraj, Admir Teli, Armend Dallkku, Migjen Basha, Bulku, Vila, Salihi, Rama, Cani.

Rezervat: Arapi, Berisha, Bodani, Gjasula, Hysaj, Kace, Lilaj, Llullaku, Osmani, Shehi, Ujkani, Vajushi.

Formacioni i Norvegjisë (4-3-3):
Jarstein, Hogli, Reginiussen, Hangeland, Ruud, Henriksen, Nordtveit, Henriksen, Yttergard, Breaten, Elyounoussi, King.

Rezervat: Berisha, Gashi, Grindheim, Grytebust, Hansen, Huseklepp, Kristiansen, Madsen, Sjelbred, Soderlund, Vilsvik, Waehler.

Plisat tashmë kanë filluar festën (VIDEO)

Grupi i tifozëve nga Prishtina, Plisat, kanë ndezur sot pasdite Durrësin ku po qëndrojnë për t'u nisur pas pak drejt Tiranës.

Ata këndojnë njëzëri në shkallët e hotelit ku po presin këngën:

"Në luftë të re, në luftë të re,
vetëm preje preje shkaun ti,
se unë këndoj, për ty luftoj,
SHQIPËRI oj nana jonë."

“Para”, bashkëpunim në tri gjuhë nga Kresha dhe Lyricali (VIDEO)

Mc Kresha dhe Lyrical Son, në bashkëpunim me reperët shqiptarë, Butch dhe Keepman, kanë publikuar bashkëpunimin të jashtëzakonshëm të titulluar “Para”. 

Serbët e Kosovës martohen me vajza nga Shqipëria

Të rinjtë nga komuna e Rahovecit kanë pasur probleme me martesa, në veçanti pas vitit 1999. Vajzat kanë ikur në Serbi, ndërsa meshkujt nuk janë martuar, madje deri në moshën 50 vjeç. “Duket se është gjetur një zgjidhje”, shkruan Deutsche Welle.

Merr fund ëndrra?

Shqipëria ka lëshuar epërsinë prej një goli në minutat e fundit të takimit ndaj Norvegjisë, për një barazim 1:1 që zvogëlon gjasat për një kualifikim historik për Botërorin, Brazili 2014. 

I dashur, kemi seks për detyrë shtëpie!

Besojmë se është koha e duhur për detyrën e shtëpisë edhe për ju, edhe për partnerin tuaj. Nëpërmjet disa këshillave të shkurtra, por të dobishme, - zgjojeni epshin e fjetur.

Flamur gjigant kuqezi në “Qemal Stafa” (Video)

Ndeshja e sotme që do të zhvillohet sod në stadiumin “Qemal Stafa”,perveq atmosferës do të valvoj Flamuri kuq e zi i gjatë 60 metra dhe i gjerë 40 metra, me një peshë totale prej afro 400 kg. Ai do të vendoset mbi tribunën kryesore të stadiumit, ndërkohë që vazhdon me intensitet përgatitja e dy flamujve të tjerë në përmasat 120 metra të gjatë dhe 2 metra të gjerë

Thursday, June 6, 2013

Në veri të Mitrovicës plagosen babë e bir

Dy meshkuj, babë e bir janë therë me thikë të enjten në një incident në pjesën veriore të Mitrovicës, kurse Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarit. 

Një copë parajse që lindi nga bombardimet

Plazhi i fshehur në Meksikë

Me ujërat kristal e të pastër si dhe plazhet me rërë, parajsë idilike “zbret” në tokë. Ky brez me rëre dhe det, i cili është formuar për dekada me radhë që prej viteve 1900, është vendi më i mrekullueshëm në Meksikë. Ai ndodhet në ishullin, Marieta Islands në Puerto Vallarta.

Harlem Shake në ceremoninë e dasmës (VIDEO)

Një zbavitje jashtë programi në martesën e çiftit Abby dhe Nate. Gjatë ceremonisë së martesës disa nga të ftuarit dhe çifti kanë nisur të kërcejnë Harlem Shake.

Një menyrë e vecantë për ta bërë këtë ceremoni të paharrueshme.

Ushtari i misionit për vrasjen e Bin Ladenit kthehet në grua

Një ushtarak amerikan i forcave speciale Navy Seal, pjesëmarrës në misionin famshëm të Abotabadit në Pakistan ku u vra ish-kreu i Al Kaedas, Osama Bin Laden, tronditi miqtë e tij dhe opinionin publik amerikan me misionin e tij të fundit më pak të rrezikshëm…të bëhet femër. 

Të brendshme, dhuratë për ditëlindje

Brad Pitt raportohet se i ka blerë të fejuarës së tij, Angelina Jolie, të brendshme në vlerën tre mijë funte si dhuratë për ditëlindjen e saj.

Ja si Rihanna “dhunon” fansat (Video)

Kërcimet e saj të nxehta

Rihanna njihet për kërcimet e saj të nxehta në skenë dhe pjesë e këtyre është edhe rituali “lap dance” me një të përzgjedhur mes mijëra fansave të pranishëm në koncertet e saj. Të përzgjedhurit me fat janë të shumtë dhe filmimet amatore që qarkullojnë në internet gjithashtu. Por më poshtë, në një video që qarkullon në Youtube, e postuar së fundmi, jepet një përmbledhje e kërcimeve më “të nxehtë” të këngëtares nga Barbadosi.

Wednesday, June 5, 2013

Ky person nuk ka frike nga vdekja (Video)

Te shkruash mesazh në telefon gjatë kohës së nget automjetin përbën rrezik, por mund edhe të gjobitesh.
Por të shkruash tekst mesazhi duke qëndruar në kofanon e veturës kur ajo është duke ecur në rrugët e Arabisë Saudite, kjo është shumë e rrezikshme.

Cudite seksuale: 10 kuriozitete nga bota

Nuk ka fushe te informacionit qe te mbetet e perjashtuar nga cudite seksuale qe degjojme cdo dite ne programet televizeve argetuese, ne internet, apo ne shtypin e perditshem.
Ne ditet e sotme jemi mesuar te shohim cdo gje dhe nevojen e vazhdueshme per te eksperimentuar gjithmone dicka te re dhe shpesh te coroditur; Kjo eshte shenje e nje shoqerie ne transformim te shpejte dhe te eger.
Por sot nuk duam te diskutojme mbi ligjshmerine e zakoneve dhe traditave te caktuara, duam t’ju tregojme shkurtimisht 10 cudite nga pjese te ndryshme te globit.
Duam t’ju leme te habitur, te tronditur, te prekur, por me nje buzeqeshje ose me nje pikepyetje gjigande te stampuar ne fytyren tuaj!

Pas 66 vjetësh kuptoi se ishte femër

Një kinez, i cili gjatë gjithë jetës kishte menduar se është mashkull, gjatë një vizitë mjekësore ka marrë vesh se në fakt është femër.

Surfimi nëpër rrugët e përmbytura (Video)

Një çeke nga qyteti Pisek e ka shfrytëzuar përmbytjen e rrugëve për të bërë ca surfim.

Picat do të shpërndahen me fluturake (Video)

Një kompani britanike ka testuar shpërndarjen e picave me anë të një fluturakeje të vogël.

Cilët meshkuj janë më tërheqës për femrat?

Një hulumtim gjerman ka treguar që meshkujt narcisoidë, të cilët kanë mendim pozitiv joreal për veten, janë më tërheqës për femrat se sa meshkujt normalë

Mbjellë kanabis në vazo lulesh

Policia e Kosovës në rrugën “Musine Kukullari” në Prishtinë ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një vazo e luleve ku ishte mbjellë një bimë e dyshuar, kanabis

Rradhë të gjata të tifozëve në Tiranë, nuk ka bileta?

Mijëra tifozë shqiptarë kanë pritur me orë të tëra që nga mëngjesi i të martës për të siguruar një biletë për ndeshjen eliminatore për Botërorin 2014, Shqipëri – Norvegji dhe ekziston frika se ata mund të mbesin pa bileta. 

VV: Shitni veturat tuaja, jo pronën publike

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kundërshtuar privatizimin e ndërmarrjeve publike duke u kërkuar zyrtarëve më të lartë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që në vend të shitjes së pasurisë publike të shesin veturat e tyre. Këto kërkesa ata i kanë shkruar në veturën zyrtare të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe zëvendësministrit të tij.

E pabesueshme, mbetet gjallë pasi i ngulet hekuri në bark





pabesueshme por e vërtetë. Një shofer kamioni pasi është aksidentuar rëndë ka mbijetuar dhe pse një shufër metali iu ngul thellë në stomak.

Drejtuesi i kamionit u cilësua nga mbarë opinioni, si njeri me tepër fat që ka mbetur gjallë pas këtij aksidenti.
Aksidenti ndodhi kur kamioni goditi një tjetër automjet që ksihte përpara, mbi rimorkion e të cilit ndodheshin të ngarkuara shufra hekuri.
Tubi cau xhamin e kamionit dhe e mbërtheu pas sendiles shoferin, emri i të cilit ende nuk dihet.
Zjarrfikës dhe saldatorë përvec mjekëve u ofruan të japin ndihmën e tyre. Ishte tepër e vështirë të nxirrje tubin prej sendiles dhe më pas nga trupi i kinezit që u dërgua gjallë në spital.
E pabesueshme por burri sot është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën

Shefqet Krasniqi mbron hoxhën Irfan: Me moral nuk ka shaka !

Videoja e hoxhë Irfanit, pati shumë reagime të shumta sa i përket ligjeratës fetare të tij, ku flet mbi moralin e femrave dhe grave kryesisht të atyre kosovare. Ka ardhur reagimi edhe nga Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi njëherit një ndër hoxhallarët më të njohur të trojeve shqiptare i ka dalë në mbrojtje hoxhë Irfan Salihut, kështu ai në një intervistë për Radio Kosovën e Lirë ka thënë se “Hoxha i nderuar Irfan Salihu është një hoxhë që nuk del nga prizmat e Kur’anit dhe Sunnetit, le t’çohet krejt dynjaja n’këmbë… me moral nuk ka shaka!

Tuesday, June 4, 2013

Burri Shqipetar me 18 gra ….(VIDEO)

Burri Shqipetar me 18 gra

Kur ndahesh nga e dashura, siguro sendet më parë

Ndarja mes një çifti është momenti me i trishtë, të paktën për njerin nga partnerët. Secili i përjeton në mënyra të ndryshme atë, zgjedh të ndahet nga i dashuri në mënyra të ndryshme, mbase duke iu përshtatur edhe karaktereve të gjithësecilit.

Megjithatë në internet po bën xhiron letra e një vajze drejtuar të dashurit të saj për t,i thënë që po e lë. Për tre ditë kjo letër ka marrë rreth 1.2 milionë. Nuk dihet se cili është çifti, por vajza mendoi për një ndarje të veçantë.

Dhe ja përmbajtja e letrës:

“Përshëndetje i dashur!

E gjen dot se kush e ka lënë “Facebook”-un hapur dhe kush ka marrë një mesazh nga Kelsi? Po! Ti! Por mos u shqetëso, nuk kam thyer asgjë.

Në fakt, u tregova kaq e mirë sa t’i paketova të gjitha gjërat. Madje shpika edhe nje lojë të lezetshme, duke ditur se ty të pëlqen shumë të gjesh gjëra (edhe vajza të tjera)! Ja dhe vendet ku mund t’i gjesh:

Veshjet i ke te vendi ku u takuam për herë të parë.
Video lojërat janë te vendi ku dhamë puthjen e parë.
Laptopi yt është atje ku blemë video lojën e parë së bashku.
Televizori yt është atje ku bëmë për herë të parë dashuri bashkë.

Pjesa tjetër e gjërave të tua, përfshirë edhe fotot që kemi bërë bashkë në këto dy vjet janë TE SHTËPIA E KELSIT!
Argëtohu! Ah, mos harro! Nuk kam thyer apo dëmtuar asgjë, por nuk mbaj përgjegjësi nëse e ka bërë dikush tjetër. Gjueti të mbarë!”

Peripecitë e vitiasve në udhën ilegale për në Hungari (Video)

Shumë banorë të Vitisë janë larguar javëve të fundit në drejtim të Hungarisë. Këtë udhëtim e bëjnë në mënyrë legale, vetëm me letërnjoftime deri në Serbi, pastaj dalin ilegalisht në Hungari.

Sirenat ekzistojnë? (Video)

Një video e publikuar në internet tregon dy turistë duke filmuar një njollë mbi shkëmbinj.

Dacic: Heqja e barrikadave në veri jo reale

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic e ka hedhur sot poshtë mundësinë që bashkë me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin simbolist t’i heqin barrikadat në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për çfarë ka shkruar shtypi në Prishtinë. 

Arrestohet për përdhunim gjatë luftës

Policia e EULEX-it nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës sot ka arrestuar një person i cili akuzohet për krim të luftës kundër popullatës civile sepse pretendohet që ai e kishte përdhunuar një shqiptare të Kosovës gjatë konfliktit në Kosovë, thuhet në një njoftim te EULEX-it. 

Rrëshqitja e anijes (Video)

Një anije që ishte në nisje ka rrëshqitur nga stuhia duke u zhytur në det ndërkohë një kamera e vendosur aty pranë tregon se si mbeturinat e rrezikshme fluturojnë drejt saj.

‘Jap 100 euro, më gjeni një biletë!’

Shqiptari nga Italia

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë të kishte kaq kërkesa për të parë ndeshjen e Kombëtares së Shqipërisë në futboll, aq më tepër përballë një kundërshtari të tillë si Norvegjia. Kërkesat më të mëdha (flasim pas. viteve ’90), kanë qenë për ndeshjen me Greqinë, ku bileta arriti deri në 150 mijë lekë, disi më pak në ndeshjen me Anglinë, ndërsa për 7 qershorin 2013 po arrin kulmin. Ende pa dalë biletat në treg, njerëz të ndryshëm ofrojnë 100 euro për të siguruar një biletë, qoftë në tribunë, përkarshi apo pranë përkarshisë (kushton vetëm 2 mijë lekë të reja kjo e fundit). “Jam një shqiptar në Itali, të jap 100 euro nëse më siguron një biletë”. Ishin këto fjalët e një emigranti, i cili shkruante në rrjetin social “Facebook” haptas, që do të thotë që ende pa dalë biletat në treg, çmimi në tregun e zi do t’i jetë i kripur. Duke qenë se është edhe kohë fushate, shumë politikanë dhe biznesmenë janë gati të paguajnë edhe më shumë për të siguruar një vend në ndeshjen kundër Norvegjisë,TRANSMETON BW.
KËRKESAT
Stadiumi “Qemal Stafa” ka një kapacitet prej 16.900 vendesh (zyrtare). Sipas FSHF-së, 10 mijë bileta janë prenotuar online ose përmes kërkesave të ardhura nga individë apo institucione të ndryshme, shtetërore dhe private. Nga këto, 300 vende janë për tifozët miq, të paktën kaq deklaruan ata. 700 janë zyrtarë të institucioneve të ndryshme, ministri, drejtori, gjykatë, prokurori, deri tek ambasadat. Pjesa tjetër, pra rreth 7 mijë bileta do të hidhen në treg sot. Duke qenë një numër kaq i limituar biletash, pritet një dyndje sot në sportelet e stadiumit “Qemal Stafa”. “Arsyeja kryesore se përse nuk kanë dalë biletat në treg është se kemi dashur të mbrojmë publikun dhe tifozët nga tregu i zi. Shkurtimi i kohës së daljes së biletave në treg kufizon mundësinë për blerje dhe rishitje apo falsifikime të mundshme. Mendoj se do të jemi në gjendje të vëmë në shitje gjysmën e vendeve të stadiumit, ndërsa pjesa tjetër është e prenotuar”, – deklaroi Gazmend Malo, drejtor i marketingut në FSHF.
TREGU I ZI
Edhe pse federata ka menduar të shmangë në maksimum abuzimet, çmimi i biletave ka qenë disi i kripur. Duke parë interesimin e madh, nuk mund të shmanget tregu i zi, ku që dje njerëz të ndryshëm kanë afruar 100 euro, pavarësisht se ku do të jetë vendi (përjashto anësoret). Në tribunë kushton 8 mijë lekë të reja, anash tribunës qendrore kushton 5 mijë. Por kujtojmë që bëhet fjalë për 900 vende. “Në krahasim me ndeshjet e tjera kemi kërkesa të shumta nga politikanë dhe anëtarë të lartë të qeverisë e administratës. Pjesa më e madhe e tribunës do të jetë e mbushur me njerëz të këtyre rangjeve”, – shtoi Malo, ndërsa përkarshi ka 2 çmime, 3 mijë lekë në qendër dhe 2 mijë anash. Një ditë më parë ka qenë pesëfish kërkesa, ditën e ndeshjes ky çmim parashikohet edhe më shumë, kur mendohet të vijnë emigrantë apo tifozë nga Kosova.

Çitaku: ‘Morali i hoxhë Irfanit turp! (Video)

Në mbrojtje të barazisë gjinore

Ministrja e Integrimit Vlora Çitaku është vënë në mbrojtje të barazisë gjinore, pasi ka parë një video ku një hoxhë flet me gjuhë seksiste për gratë dhe vajzat në Kosovë.
Ajo ka shkruar në Facebook, duke i rikujtuar Irfan Salihu se gjuha e tij është denigruese dhe fyese.
“Posa e pashë një video ku një i ashtuquajtur hoxhë përdorte fjalët më të ulta për femrën! E pyes, a ka nënë? A ka motër? A ka grua? A ka vajzë? Gjinia është konstrukt shoqëror, e njerëzit burra e gra janë njerëz! Vlerat, virtytet nuk janë gjinore, po njerëzore!”, ka shkruar ajo.
Ky hoxhë është një prej hoxhallarëve më të famshëm dhe të klikuar në rrjetet sociale për shkak të fjalimeve të tij mbi moralin shoqëror të vajzave dhe grave. Ai nuk është parë t’i gjykojë burrat për sjelljet e tyre agresive me gratë, dhunën në familje ose vrasjet e grave.
Në një postim të dytë Çitaku ka thënë “Morali I hoxhe Irfanit!!! Turp! Skandal!”

Barrikadën mbi Ibër e heqin Thaçi e Daçiq?

Diplomatët evropianë


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq mund të bëhen pjesë e një simbolike të madhe për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Diplomatët evropianë, pos që kanë kërkuar që deri më 15 qershor barrikada mbi lumin Ibër të hiqet, sipas “Tribunës” ata u kanë sugjeruar dy burrështetasve që ta shfrytëzojnë largimin e kësaj barrikade edhe për simbolikë.
“Ideja është që ata të dy të marrin pjesë bashkërisht në heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër, duke e dërguar mesazhin e normalizimit të jetës në veri”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar evropian i afërt me dialogun.

Monday, June 3, 2013

Shmanget aksidenti ajror për dy metra (Video)

Pamjet e një aeroplani pa pilot të dalë jashtë kontrollit, që i kalon vetëm dy metra larg një avioni udhëtarësh me 100 pasagjerë në bord, kanë ngjallur një debat publik në Gjermani.

Sa para peshojnë krerët e shtetit?

Në bazë të formularëve të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), presidentja e vendit, Atifete Jahjaga nuk ka ndonjë pasuri të paluajtshme, ndërsa nuk e ka më në pronësi më veturën Golf. Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka blerë veturë të re, por vazhdon që të shfrytëzojë veturën VW Passat, në pronësi të gruas. Ndërkohë, kryekuvendari Jakup Krasniqi ka deklaruar një veturë Chevrolet, dhuratë nga vëllai i tij, Daut Krasniqi. 

Më seksi se kurrë

Pamela Anderson

Pavarësisht fotovo dhe thashethemeve të fundit që kishin shfaur problem në fizikun e saj ,bukuroshja ka treguar se vazhdon të mbetet një seks simbol.
Në edicionin Brazilian të “Vogue” ,Pamela shfqet shumë e bukur me një bluze të lagur që i tregon nudo dhe fundshpinën që e kanë zili të gjitha femrat.
Aktorja,45-vjeçare vazhdon të konsiderohet si femra më seksi,pavarsisht moshës së saj.

Kryeministri rumun favorizon njohjen e Kosovës

Victor Ponta

Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta, ka thënë se është në favor të njohjes më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës, raportojnë mediat serbe.
Ponta dhe ministri i tij i Jashtëm janë takuar sot me dy komisionet kryesore parlamentare, për të diskutuar nëse Rumania duhet të ndryshojë pozicionin e saj dhe të lëvizë drejt njohjes së Kosovës.
Ponta ka thënë se personalisht konsideron se Rumania duhet të përputhë qëndrimin e saj ndaj statusit të Kosovës me partnerët evropianë, marrë parasysh se 22 anëtare të BE-së tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai po ashtu ka thënë se do të formohet një grup pune, i përbërë nga përfaqësues të diplomacisë rumune dhe deputetë, për të shqyrtuar zhvillimet e reja që lidhen me statusin e Kosovës, raporton B92.
“Nuk bëhet fjalë për asnjë vendim. Jemi pajtuar të formojmë një grup të punës, i cili do të merret me këtë çështje. Jemi pajtuar që kjo temë nuk është tabu, por duhet të merremi edhe me të”, ka thënë Ponta.
Në pyetjen nëse Rumania pret që Serbia të njohë e para Kosovën, Ponta ka thënë se “do të ishte pak qesharake po qe se Rumania mbetet prapa Serbisë”.
Rumania, ashtu si edhe katër anëtare të tjera të Bashkimit Evropian – Greqia, Sllovakia, Spanja dhe Qiproja – nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt, 2008.

Zombit pushtojnë Pragën (Video)

Përkundër motit me shi, qindra njerëz të maskuar si zombi kanë shëtitur nëpër rrugët e Pragës për të qenë pjesëmarrës në shëtitjen e gjashtë të zombive nëpër qytetin e vjetër.

Largohet fjala më e gjatë nga fjalori gjerman

Nga fjalori i gjuhës gjermane është larguar fjala më e gjatë, e cila ka 63 shkronja.

“Standing On The Sun”, kënga e re e Beyonce (Video)

Gjatë një koncerti të mbajtur në Belgjikë, Beyonce Knowles ka promovuar këngën e saj më të re, “Standing On The Sun”.