(Kjo video nuk preferohet të shikohet nga fëmijët) - Një video e cila po qarkullon nëpër internet ka tronditur publikun global. Ajo tregon skena të tmerrshme se si abuzohet me fëmijët në një jetimore ruse.
Personi i cili e bëri këtë video ka mbetur anonim, por incizimi i është dorëzuar ministrive përkatëse ruse dhe është vendosur edhe në internet.
Në video mund të shihni se si një grua, që me gjasë është edukatore, rrah fëmijët me rrip, i qëllon me shkelma e shuplaka, derisa fëmijët tjerë presin ferrin mbështetur për muri në rresht, transmeton KosovaPress.
Një grua që është mësuese në konvikt tha se ajo shpesh ka dëgjuar klithmat e fëmijëve dhe se për këtë ka raportuar disa herë, por nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet përgjegjëse.
0 comments:
Post a Comment