Reperi Snoop Lion, i njohur më parë si Snoop Dogg, sapo ka lëshuar
këngën e tij të tretë nga albumi i tij i ardhshëm “Reincarnated”, e cila
titullohet “Torn Apart”. E veçanta e kësaj kënge është se në të
performon këngëtarja kosovare Rita Ora.
Në këtë këngë 3 minutash e gjysmë, si Snoop, ashtu edhe Rita këndojnë
për zemrat e thyera, por në një mënyrë romantike. Dy artistët këndojnë
për dashuritë e kaluara, posaçërisht ato që i kanë prekur më së shumti
dhe këtë e kanë bërë duke kënduar në zhanrin reggae,TRANSMETON ZERI.
Dyshja tashmë është duke punuar në videoklipin e kësaj kënge, xhirimet e të cilit i kanë bërë qysh në janar në Tailandë. Albumi i shumëpritur i Snoop Lion, do të dalë në shitje më 23 prill dhe në të ka bashkëpunime edhe me Chris Brown, Busta Rhymes and T.I, etj.