Lëvizja Blockupy ka mbledhur rreth tre mijë protestues, të cilët
bllokuan këtë mëngjes hyrjen e ndërtesës së Bankës Qendrore Evropiane
në Frankfurt! Pason rrethimi i Deutsche Bank dhe në fund Aeroporti i
Frankfurtit. “Lufta fillon Këtu", është slogani i protestuesve që janë
kundër varfërisë dhe kundër politikave të ndjekura nga BE dhe nga Banka
Qendrore Evropiane.











