kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Showing posts with label Liga e Kampionëve. Show all posts
Showing posts with label Liga e Kampionëve. Show all posts

Wednesday, May 1, 2013

Adios Amigos: Gjermanët tallen me spanjollët (Video)

Liga e Kampionëve
Gjermanët kanë gjetur kohë të tallen me spanjollët, me të cilët po përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Shikuesit e Sky Sportit gjerman kanë mundur të argëtohen me reklamën e re, kushtuar sukseseve të klubeve nga ky vend në ballafaqim me rivalët spanjollë.
Në një spot publicitar, njëri nga toreadorët hyn në arenë, ku atë e pret përballja me demin. Edhe pse lufta nuk shfaqet në reklamë, dy flamuj shihen në të pasmet e toreadorit, një i Borussia Dortmundit dhe një i Bayernit të Munihut.
Shikuesit e Sky Sportit gjerman kanë mundur të argëtohen me reklamën e re, kushtuar sukseseve të klubeve nga ky vend në ballafaqim me rivalët spanjoll në Ligën e Kampionëve.
Në spot, njëri nga toreadorët hyn në arenë, ku atë e pret përballja me demin. Edhe pse lufta nuk shfaqet në reklamë, dy flamur shihen në të pasmet e toreadorit, një i Borussia Dortmundit dhe një i Bayernit të Munihut.
Borussia është mposhtur nga Reali me rezultat 2:0, por pas fitores prej 4:1 në Dortmund ka siguruar kalimin në finale, derisa Bayerni sonte do të përpiqet ta ruaj epërsinë nga ndeshja e parë kundër Barcelonës (4:0). 

Wednesday, April 10, 2013

Reali humb dhe kualifikohet, Dortmundi bën mrekulli (Video)

Real Madridi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër humbjes që e pësoi sonte nga Galatasaray me rezultat 3:2, në ndeshen e kthimit çerekfinale.
Goli i Cristiano Ronaldos, i realizuar në minutën e shtatë, ka qenë shpëtimtar për ekipin madrilen, i cili më pas pësoi tre gola, por që e eliminoi ekipin turk falë fitores që e kishte shënuar në ndeshjen e parë, 3:0.
Gjiganti nga Stambolli ka qenë i frikshëm në pjesën e dytë duke realizuar tri herë. Së pari shënoi mbrojtësi Eboue, në minutën e 57-të, ndërsa më pas realizuan dy gola të shpejtë Wesley Sneijder (70’) e Didier Drogba (72’).
Deri në fund, ata e kërkuan mrekullinë, që nënkuptonte shënimi i dy golave tjerë, por nuk ia dolën. Ronaldo e shënoi golin e qetësisë në fund. Sidoqoftë, djelmoshat e Fatih Terimit dolën nga fusha me kokën lartë, edhe pse u eliminuan.
Në duelin tjetër dramatik, Borussia Dortmundi u kualifikua në gjysmëfinale falë dy golave të shënuar nga Reus e Santana në minutat shtesë të ndeshjes ndaj Malagas, që përfundoi 3:2.
Joaquin e ka shënuar golin e parë të mysafirëve në minutën e 25-të, ndërsa Robert Lewandowski i barazoi shifrat në minutën e 40-të.
Kur të gjithë e prisnin një tjetër gol të ekipit verdh e zi, pas një kundërsulmi të Malagas, Eliseu e shënoi golin e mysafirëve, 1:2. Por, vendësit e bënë mrekullinë duke shënuar dy gola në minutat shtesë dhe shkuan përpara. Ndeshja e parë kishte përfunduar, 0:0.