Para Gjykatës së Lartë Rajonale në Munih, nën masat e ashpra të
sigurisë dhe interesit të madh të mediave, nesër fillon gjykimi i grupit
neonazist NSU, të akuzuar se dekadën e kaluar kanë mbjellë vdekje në
mesin e të huajve në Gjermani, duke vrarë tetë turq, një grek dhe një
police gjermane. Mediat këtë gjykim e kanë cilësuar si “Procesi i
Nurembergut për neonazistët."











