Komisioni treanëtarësh i presidentit të Serbisë, Tomislav
Nikolic, në fillim të prillit hapi trezorin e Bankës Kombëtare, ku
Kryesia e dikurshme e ish-RSFJ-së kishte depozituar gjërat e vlefshme të
Josip Broz Titos. Por, ende nuk dihet se çfarë është gjetur aty, e as
se cilat gjërat cilit shtet do t’i takojnë, e cilat trashëgimtarëve të
Brozit.











