Dy burra janë arrestuar në tetorin e kaluar si të dyshimtë për dhunim gjatë luftës në Kosovë, kështu ka deklaruar shefi i EULEX-it, Bernard Borchardt gjatë një debati për qasjen e grave në drejtësi. Ndërsa i pari i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se po presin që shpejt në Kosovë të ketë edhe një grua kryetare.
Ndër shumë tema të tjera u tha se BE-ja po përcjell me vëmendje debatin në lidhje me viktimat e dhunës seksuale nga koha e luftës. Ata thanë se duhet të ekzistojë një llogaridhënie dhe një mekanizëm për të mbrojtur dinjitetin e grave të trafikuara.
Borchardt ka thënë se gratë në Kosovë përballen me barriera shtesa për shkak të margjinalizimit përkundrejt burrave në shoqëri, dhe se, sipas tij, këto praktika diskriminuese në shoqëri nuk paraqesin një çështje të mirë në trashëgimi.
I pari i EULEX-it në Kosovë ka thënë se në tetor të vitit që kemi lënë pas janë arrestuar dy burra si të dyshimtë për dhunime gjatë luftës në Kosovë.
Sipas tij, në Kosovë ka gra trime që raportojnë për shkeljet ndaj të drejtave të tyre.
“Krimet e luftës ndaj grave. Vitin e kaluar EULEX-i ka organizuar një takim me temën e grave të dhunuara gjatë luftës. Në tetor dy burra janë arrestuar nën dyshimin e dhunimit të grave gjatë luftës dhe është mirë që kemi gra që janë trime dhe dalin e raportojnë shkeljet duke e ditur shoqërinë ku jetojnë, këtu them jo vetëm nga aspekti ligjor edhe aspekti sociologjik dhe psikologjik, dhe pastaj ndryshimi i ligjit ku përfshinë edhe ato. Ky është një hap tjetër në drejtimin e duhur”, ka thënë ai, transmeton KP.
Ai ka folur edhe për trafikimin e grave duke treguar shifrat rreth të arrestuarve për trafikimi me qenie njerëzore gjatë vitit 2012.
“Në vitin 2012 ishin 228 të pandehur që u arrestuan për krime me trafikim të qenieve njerëzore, prej tyre kanë qenë 54 viktima, duke përfshirë 9 grupeve të krimit të organizuar. Sikurse në fushën e dhunës në familje ne besojmë që duhet të bëhet më shumë dhe të ketë më shumë përpjekje për të konsoliduar që të shtyjmë proceset përpara”, ka thënë ai.
Luljeta Vuniqi nga Qendra kosovare për studime gjinore ka thënë se legjislacioni dhe politikat të cilat janë miratuar nuk implementohen në praktikë.
U tha se gratë 6 deri në 8 për qind kanë të drejtë në pronën e tyre.
Ndërsa Suzana Novobërdaliu, deputete e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se femrat në Kosovë nuk janë në dijeni për të drejtat e tyre ligjore dhe se nuk din që ka organizata me të cilat u ofrohet mbrojtje ligjore pa pasur nevojë të paguajnë.
Në këtë debat morën pjesë shumë gra nga organizata të ndryshme, deputete e shumë prej tyre vendimmarrëse.
0 comments:
Post a Comment