Wednesday, May 22, 2013

Sulm barbarë në Londër, një i vrarë (Video)

Një person, që paraprakisht mendohet se ishte ushtar i forcave të armatosura britanike, u masakrua me thikë dhe armë të tjera të ftohta në mes të ditës në një rrugë të Londrës. 


Ngjarja që tronditi kalimtarët dhe gjithë opinionin publik britanik, ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin parë dy persona të armatosur me thika dhe kama, që iu vërsulën barbarisht një të riu duke e goditur atë dhjetëra herë në trup, ndërsa në fund i kanë prerë edhe kokën, transmeton TCH.
Policia mbërriti në vendngjarje, dhe qëlloi me armë ndaj dy autorëve që u plagosën. Kalimtarët thanë se ata nuk u përpoqën të arratiseshin pas aktit barbar. Një dëshmitar tha për Associated Press se dy personat, pasi kanë masakruar viktimën e tyre, kanë qëndruar të përgjakur në vend duke u kërkuar kalimtarëve që t’u bënin foto dhe filmime.
Aktualisht dy personat, ende të paidentifikuar, ndodhen në spital, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
Burime të pakonfirmuara, të cituara nga BBC, thanë se gjatë sulmit janë dëgjuar thirrjet “Allahu Ekber”, që supozon se sulmi mund të jetë një formë e re e sulmeve terroriste të ekstremistëve islamikë.
Ministrja e Brendshme, Theresa May thërriti në një mbledhje urgjente Komitetin e Sigurisë për të diskutuar për rastin në fjalë. BBC thotë Komiteti do të njihet me raportimin e plotë të policisë metropolitane dhe të shërbimeve sekrete, për të vlerësuar dhe kategorizuar sulmin si sulm terrorist apo si një ngjarje horror me motive të tjera.
-->

0 comments:

Post a Comment