Për këtë punë merret një pagë vjetore prej 25.450 eurosh, përfshi edhe bonuse...
Të
shohësh porno përgjatë të gjithë ditës dhe të paguhesh. Për shumë,
ndoshta kjo është një ëndërr, por ja që në Kinë e kanë shndërruar në
punë. Autoritetet e atjeshme kanë imponuar disa kufizime në lidhje me
imazhet "hard" që jepen në internet dhe kështu ka lindur figura
profesionale e kontrollorit të përmbajtjeve pornografike. Ai që
punësohet duhet të "eksplorojë" të gjithë "web"-in, në kërkim të videove
që konsiderohen të ekzagjeruara.
Për këtë punë merret një pagë vjetore prej 25.450 eurosh, përfshi edhe
bonuse si jogurti dhe frutat. Ndërkohë që gjithsecili duhet të
përballojë edhe konkurrencën e kandidatëve. Në dy ditë kanë ardhur
mijëra kurrikulume, shumë prej të cilëve nga jashtë. Duhet të kërkosh
filmime dhe foto "hard", por duhet të njohësh mirë edhe ligjet kineze.
Kandidati duhet të jetë i diplomuar, në një moshë mes 20-35 vjeçësh, si
dhe mund të gëzojë sigurime, por gjithashtu rimbursime për librat,
vizitat mjekësore, apo deri edhe një dhuratë për fëmijët. Vërtet e
çuditshme si punë...