kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Saturday, January 4, 2014

Kosovarët më pro amerikan se vetë amerikanët

Njëri ndër amerikanët që ka njohur Kosovën është edhe ish ligjdhënësi i shtetit Iowa, Steve Warnstadt, i cili për një vit të qëndrimit në Kosovë ka krijuar përshtypjen se ‘populli dhe Qeveria e Kosovës janë jashtëzakonisht pro amerikane’. Warnstadt, një kolonel në kuadër të NATO-së shërbeu në Kosovë si këshilltar i Forcës së Sigurisë.Në sondazhet e parvjetshme të Gallup-it në mbi 100 vende rreth mbështetjes së politikave amerikane, Kosova ka një vlerësim të aprovimit 88 për qind e politikave amerikane. Është ky një nivel i mbështetjes që sigurisht duhet të jetë më i lartë se sa në mesin e amerikanëve”, thotë Warnstadt dhe nënvizon se derisa ecën në Prishtinë ‘është një gjë e zakonshme të vëzhgosh flamurin amerikan të valojë po aq shpesh sa edhe flamuri i Kosovës’.

Ai këtu përmend Boulevardin Bill Clinton dyqanin ”Hillary,” rrugën Bob Dole, rrugën tjetër George W. Bush, emrat e rrugëve dhe shesheve, Madeline Albright dhe Wesley Clark. Kolonel Warnstadt më tej shkruan se Garda Kombëtare e Iowa-së dhe FSK e Kosovës janë të lidhura në Programin e Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare, një program i hartuar në fund të Luftës së Ftohtë për të ndihmuar vendet e Evropës Lindore gjatë kalimit në demokraci.
“Partneriteti Iowa-së është i veçantë, sepse ai po ndihmon Kosovën për të ndërtuar profesionalizimin e forcave të saja të sigurisë dhe është i njohur si një nga programet më aktive dhe më të fuqishme të partneriteteve shtetërore”.
Warnstadt thekson më tej se Kosova ‘përballet me një numër sfidash ku të ardhurat për kokë banori janë më e ultat në Evropë; ku vendi ka moshën më të re mesatare dhe një nga shkallët më të larta të papunësisë. Mungesa e perspektivës ka ndikuar që shumë të rinj të largohen duke i krijuar mungesën e disa prej talenteve të saj më të mirë.“Përkundër këtyre vështirësive, shumica e kosovarëve janë optimist për të ardhmen dhe i shikojnë Shtetet e Bashkuara si një model në përballjen me sfidat e tyre”, shkruan ndër të tjera në gazetën ''Sioux City Journal'', koloneli Steve Warnstadt.

Misioni i EULEX-it, zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë

Qeveria e Kosovës nuk do të mund të ndalë zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë në këmbim të heqjes së kompetencave ekzekutive të EULEX-it në ndjekjen e krimeve të luftës si dhe krimeve të profilit të lartë të korrupsionit e krimit të organizuar.

Në strategjinë konfidenciale të hartuar për ristrukturimin e EULEX-it thuhet decidivisht se misioni i ri i BE-së do të ketë kompetenca në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Strategjia do të jetë subjekt i diskutimeve në Bruksel mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së. Pas këtyre diskutimeve, pritet edhe të definohet e ardhmja e misionit që do ta zëvendësojë EULEX-in. Diskutimet pritet të definojnë shumëçka pasi që shtetet anëtare të BE-së, gjegjësisht Gjermania dhe Britania e Madhe, janë kundër heqjes së kompetencave ekzekutive në krimet e luftës dhe ato të profilit të lartë nga misioni i BE-së.
Në këtë pikë, strategjia, një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta Tribuna ka lënë dykuptimësi. Aty thuhet se misioni i ri do të ketë kompetencë të plotë në rastet e profilit të lartë që janë duke vazhduar por përmendet se rastet e reja do të iniciohen pas një kërkese (nga institucionet vendëse).
Kërkesë megjithatë ky mision nuk do të duhet të ketë nga askush sa i përket veprimeve që çojnë në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Në bazë të strategjisë konfidenciale misioni do të jetë ekzekutiv në veprimet e në zbatimin e veprimeve që çojnë në realizimin e marrëveshjeve. Për më shumë, misioni do të ketë kompetenca shtesë të veçanta në komunat në veri të lumit Ibër

AAK në luftë virtuale me “mjekrat”

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka hyrë në një “luftë virtuale” me grupe që mbështesin islamin radikal në Kosovë. Deklaratat e liderit të kësaj partie, Ramush Haradinajt, se nuk i “respekton flliqanat me mjekra që mundohen të na tregojnë çfarë është besimi”, ka bërë që në rrjetin social facebook të hapet një faqe e veçantë, nga ky komunitet që është tepër aktiv online. Të gjithë kundër Ramushit” është emri i grupit në facebook, që ka marrë rreth 19 mijë pëlqime.

Në këtë faqe janë akuzuar për fyerje nga më të rëndat për liderin e AAK-së, dhe ish-komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj.
Atij i janë kujtuar, veç tjerash, shumë ish-bashkëluftëtarë të tij që kanë bartur mjekra, duke nisur që nga komandanti legjendar Adem Jashari, komandant ‘Mjekra’ e disa të tjerë.
Ky veprim i këtij komuniteti ka bërë që veteranët e UÇK-së dhe familja e Nijazi Azemit - komandant ‘Mjekra’ të kërkojnë publikisht që të ndalen abuzimet me emrin e këtij komandanti nga, siç thuhet, “grupe të caktuara antikombëtare” që përdorin emra të dëshmorëve. /Tribuna/

Aliu: Me ligj kundër të fortëve

Liburn Aliu, katër ditë pasi ka marrë detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Prishtinë ju çon selam të gjithë atyre që shkelin ligjin se do të kenë punë me të. Ai premtoi se do të jetë gardiani interesave të çdo qytetari që e do Prishtinën.

Aliu thotë se Rexhep Lucit nuk do t’i ndërtojë përmendore në bronz, por një përmendore më të mirë, atë që ai ka synuar, “zbatimin e ligjit ndaj të gjithë shkelësve”.
Rreth asaj se cilat janë te gjeturat në këtë Drejtori dhe si e filloi punën, Liburn Aliu thotë se ende është në hulumtim të të gjeturave duke marrë informacione.
Në pyetjen se a i kai porositur tashmë buldozerët dhe eksplozivin për gjithë ato rrënime që paralajmëron, ai thotë: “jo, jo... ende jo. Por do të shohim...”.
Mirëpo,Aliu garanton se shkelësit e ligjit, nëse janë edhe më të fortit në vend, do t’i luftojë deri në fund.
Aliu thotë se ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës, për t’iu bashkuar qeverisjes së Shpend Ahmetit, kryetarit të ri të Prishtinës.
Në fillim te punës së tij thotë se ka kërkuar nga shefat e sektorëve dhe personeli një raport që ta sheh gjendjen reale.
“Aq sa kemi mundur të shohim në sy të parë na duhet plan për ndryshimet e para të nevojshme, sa i përket drejtorisë brenda përbrenda, që ka të bëjë së pari me komunikimin përbrenda personelit, përmes emailave zyrtare. Deri tash kjo paska munguar dhe komunikimi është bërë përmes emailave private.
Jemi në hulumtim të analizës së procedurës aktuale, të zinxhirit të trajtimit të lëndëve dhe mendojmë që edhe këtu ka nevojë të ndërhyhet, që koha e marrjes së përgjigjes nga pala të shkurtohet.
Diçka tjetër me rëndësi, është rregullimi i arkivit të dokumentacionit në mënyrë që ai të jetë lehtë i qasshëm, nga personeli por edhe nga publiku.Që secili të ketë qasje të lehtë në dokumentet zyrtare dhe të marrë përgjigje sa më shpejt”, thotë ai në intervistën për “Zëri”. Më tej ai thotë se ka lëndë apo objekte që kanë filluar të trajtohen sipas ligjit të vjetër e tash duhet ta bëjmë një prerje të qartë sepse prej tash të gjitha lëndët e reja do të fillojnë me Ligjin e ri të ndërtimit.
“Deri tash është punuar me ligjin e vjetër të Planifikimit Hapësinorë.
Tash është ndërprerë puna dhe me vendim të Ministrisë së Planifikimit hapësinor janë pezulluar punët në planet rregulluese, meqenëse me Ligj të ri nuk ka më plane rregulluese por harta zonale e plane te hollësishme, dhe trajtimi i pjesëve të qytetit që kanë qenë si pjesë të planeve rregulluese do të trajtohen në përputhje me Ligjin e ri por në këtë aspekt do të na duhet të presim disa muaj, deri sa të na vinë udhëzimet administrative nga Ministria e Planifikimit Hapësinor”, tha Aliu.

Friday, January 3, 2014

Këshilltarja e PDK-së akuzohet për falsifikimin e 11 notave

Këshilltarja komunale e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Lirie Avdiu, akuzohet për falsifikimin e njëmbëdhjetë notave dhe nënshkrimeve në lëndë të ndryshme gjatë studimeve për shkenca politike, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Ndryshe nga hera e parë kur Avdiu akuzohej për falsifikimin e notës dhe nënshkrimin e vetëm një note tek profesori Arben Hajrullahu, ajo tani akuzohet se ka kryer të njëjtën gjë edhe në dhjetë lëndë të tjera.
“Koha Ditore” ka siguruar një dokument zyrtar, në të cilin konfirmohet se ekzistojnë dyshime në lidhje me falsifikimin e 11 notave dhe nënshkrimeve të profesorëve nga ana e saj. /Koha Ditore/

Kastrati: FSK-ja e gatshme për të eksportuar siguri

Çdo vizitë e jona që është jashtë Kosovës, apo çdo vizitë që vjen në Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, ministri, por edhe unë, kërkesën numër një e kemi që FSK-ja është zhvilluar deri në atë shkallë sa ne mund të bëhemi eksportues të sigurisë", ka thënë komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati

Kastrati në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se kapacitetet i kanë përmbushur qysh në vitin e kaluar, kur komandanti i KFOR-it në atë kohë ka deklaruar që Forca e Sigurisë së Kosovës i ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale për misionin aktual që ka.
“Unë e kam quajtur viti i kapaciteteve të plota operacionale pasi që në korrik të këtij viti Këshilli Veri –Atlantik e ka shpallur që Forca e Sigurisë së Kosovës, i ka përmbushur të gjitha kapacitetet operacionale. Unë ketë vit gjithashtu e kisha quajtur edhe viti i rishikimit të sektorit të sigurisë – apo rishikimi i strukturës dhe misionit të tanishëm që e kemi, pra që është në vazhdim e sipër”, tha ai.
Ai më tej duke folur për punën e FSK-së tha se çdo ditë bëjnë operacione të deminimit në Kosovë.
“Që nga paslufta e deri më tani mbi 1 milion metra katror, FSK-ja i ka deminua, dhe kjo është detyrë në vazhdimësi e sipër. Pastaj operacione e kërkim shpëtimit që ne i kryejmë thuajse çdo ditë. Operacionet e inspektimeve të fabrikave të vjetra të materieve të rrezikshme, ku jemi si vij e parë e planit nacional emergjent”, tha Kastrati.
Më tej, komandanti i FSK-së tha duhet të ndërtohet një forcë ushtarake e cila do t’i përmbush të gjitha nevojat e një shteti për t’i kryer detyrat e mbrojtjes, detyrat në shërbim të NATO-s, si operacione paqeruajtëse humanitare dhe detyra në mbështetje institucioneve qendrore.
“Dhe të gjitha këto, ne i kemi studiuar mirë jemi i duke i vendosur në letër të gjitha këto edhe do t’i përcjellim të Qeveria e Kosovës”, tha ndër të tjera, Kastrati.

Kourkoulas: BE e interesuar që dialogu të ketë sukses



Ministri grek për Çështje Evropiane, Dimitris Kourkoulas, ka thënë se Bashkimi Evropian është i angazhuar që dialogu i nisur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ketë sukses dhe ky dialog të rezultojë me thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.Greqia është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por ministri grek është shprehur se kjo gjë nuk i pengon marrëdhëniet e BE-së me Kosovën, ka thënë ai për mediat serbe.

Mospajtime për mënyrën e inaugurimit të komunave në veri

Autoritetet e Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur të serbëve të veriut nuk po arrijnë të pajtohen rreth mënyrës së inaugurimit të Kuvendeve Komunale. Derisa pala kosovare dhe Bashkimi Evropian po këmbëngulin që ato të bëhen konform ligjeve dhe rregullimit kushtetues të vendit, autoritet serbe kërkojnë inaugurime neutrale.

Ligjërisht inaugurimet duhet të kryhen deri më 10 janar. Ministria e Pushtetit Lokal ende nuk ka marrë sinjale të qarta se kur do të mbahen seancat inauguruese të katër komunave veriore të Kosovës me shumicë serbe.
Kjo ministri një javë më parë kishte kërkuar që seancat të shtyhen me arsyetimin se të zgjedhurit serbë nuk i kanë bërë përgatitjet konform sistemit ligjor të Kosovës, raporton RTK.
Por, deri më tani sipas Besnik Osmanit, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Pushtetit Lokal nuk kanë siguruar ndonjë përgjigje nga të zgjedhurit serbë rreth seancave inauguruese.
Përgjigje për këtë nuk ka dhënë as kandidati që ka fituar zgjedhjet për komunën e re të Mitrovicës së Veriut, Kërstimir Pantic.
Neni 42 i Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Kosovë parasheh që mbledhja inauguruese të Kuvendit Komunal duhet të bëhen brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Ndërkohë që i tërë procesi mund të zgjas jo më shumë se 30 ditë nga koha e certifikimit.
Në këtë rast ligjërisht mbledhjet inauguruese të Kuvendeve Komunale duhet të jenë të kryera deri më 10 janar. Refuzimi i të zgjedhurve serbë për të respektuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, duke përdorur referenca me rezolutën 12 44 , logot serbe dhe emërtime të gabuara, kishte bërë që Qeveria e Kosovës t’i drejtohet zyrës së baroneshës, Catherine Ashton. Bashkimi Evropian ndërkaq ka kërkuar që palët të respektojnë marrëveshjen e 19 prillit.Sidoqofë ligjërisht mbetet edhe një javë kohë që komunat veriore të thërrasin mbledhjet inauguruese dhe të shihet nëse ato do të përfillin apo jo rendin kushtetues të Kosovës. Gjithashtu për javën e ardhshme është paralajmëruar një takim tjetër në Bruksel midis autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar rreth Asociacionit të Komunave Serbe.

Universitetet e reja publike, në mungesë të stafit akademik

Janë themeluar në vitin 2013, por ende nuk janë plotësuar. Tri universitetet e reja publike në Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë, funksionojnë me ushtrues detyre dhe ende nuk e kanë të plotësuar numrin për staf akademik.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, shpreson që me këtë strukturë të tanishme nuk do të ndodhë ndonjë parregullsi.
Buja deklaron për KTV-në se në vitin 2014 do të bëhen zgjedhjet për stafin akademik, e po ashtu këto universitete do t’i kenë përfaqësuesit e vet.
Hapja e tri universiteteve të reja publike, në Gjakovë, Gjilan e Mitrovicë u quajt hap i ngutshëm edhe nga njohësit e arsimit.
Ata patën deklaruar se nuk janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për të pasur më shumë universitete dhe funksionimi i tyre mund të mos jetë i kënaqshëm.
Për t’iu dhënë hapat e parë këtyre institucioneve, në ndihmë doli edhe Universiteti i Prishtinës, duke i shpërndarë profesorët edhe nëpër këto universitete, në mënyrë që studentët të mos mbesin pa ligjërata, por edhe kjo e fundit mbeti keq.
Përkundër kësaj, ministri i Arsimit, Ramë Buja, është deklaruar se pret që deri sa të zgjidhen personat e duhur për udhëheqjen e tyre, sistemi akademik të ketë vijueshmëri cilësore.

Sot betohet Lushtaku

Kryetari i rizgjedhur i Skenderajt, Sami Lushtaku, sot do të bëjë betimin në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt Ceremonia do të fillojë në ora 10:00 dhe do të zgjasë rreth 25 minuta, ndërsa mediat nuk lejohet të jenë të pranishme.

Fundi i EULEX-it

BE-ja në shtator të këtij viti do të ketë një mision tjetër në Kosovë. Ai nuk do të quhet më EULEX. Selinë do ta ketë në zyrën e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë dhe do të jetë më i vogël se misioni aktual i BE-së për sundimin e ligjit - EULEX.Misioni, që gjithashtu do ta ketë për qëllim sundimin e ligjit Kosovë dhe që do të ketë kompetenca ekzekutive, do të ndryshojë në dukje nga EULEX-i, por jo shumë në përmbajtje, shkruan “Tribuna”.

Në mes të janarit, zv/kryeministri Hajredin Kuçi, i cili është edhe ministër i Drejtësisë, do ta udhëheq delegacionin kosovar që në Bruksel do të zhvillojë takime të ndryshme me përfaqësues të shteteve anëtare.
Njëkohësisht pritet të zhvillohen edhe bisedat zyrtare mes BE-së dhe Qeverisë së Kosovës për ristrukturimin e misionit.
Takimet do t`u paraprijnë diskutimeve që shtetet anëtare do t'i nisin prej 20 janarit për misionin e ri në Kosovë. Ky mision, emri i të cilit ende nuk është definuar, do të ketë kompetenca ekzekutive në veri të Kosovës dhe në sferat tjera që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Hoxhaj: S’na duhet islami i importuar

Rryma të ndryshme fetare të cilat mundohen që islamin ta bartin në jetën tonë publike, ta bartin në diskursin tonë publik, ta bartin si një mënyrë tjetër jetese, më një diskurs tjetër mund të paraqesin rrezik për shtetin e Kosovës.

Kështu ka thënë në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës "Zëri”, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.
Ai kërkon nga Ministria e Brendshme, ministri të tjera, agjenci të ndryshme që të jenë më të vëmendshëm.“Këtë se çfarë unë po e them para jush e kam ngritur edhe në takime të caktuara edhe në Evropë, por edhe në Lindje të Mesme”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj në kuptimin e historisë, gjeografisë, në kuptimin e kulturës janë evropianë.
“Dhe agjenda jonë evropiane është rikthim në Evropë. Unë mendoj që Kosova nuk ka nevojë as të eksportojë e as të importojë islamin”, ka thënë ministri gjatë intervistës, ku ka folur edhe për liberalizimin e vizave, emigracionin ilegal dhe raportin e Dick Martit. /Zëri/

Cliff: Kosova s’është e gatshme të merret me krimet e luftës

Ambasadori britanik Ian Cliff në intervistën ekskluzive për Koha Ditore ka thënë se EULEX-i duhet të qëndroj në Kosovë sepse institucionet e Kosovës nuk janë ende të gatshme të merren me krimet e luftës.Nuk mendoj se institucionet e Kosovës janë të gatshme që të merren me krimet e luftës. Unë e di se krimet janë jashtëzakonisht të ndjeshme. Mendoj se është e nevojshme që të trajtohen krimet e luftës dhe kjo kërkon rolin e EULEX-it”, ka thënë Cliff.

Sipas tij, ende ka punë për t'u bërë në forcimin e institucioneve vendëse, sepse janë disa raste serioze për të cilat është e nevojshme të jenë gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it”, ka thënë ai. /Koha Ditore/

Thursday, January 2, 2014

Serbia e pret me druajtje kapitullin 35 për Kosovën

Beograd, 2 janar - Serbia ka ambicie që më 2014 t’i fillojë bisedimet me BE-në për disa çështje, ka thënë shefja e ekipit negociator të Serbisë, Tanja Mishqeviç. Arritjen e këtij caku ajo e lidh me interesimin e Beogradit dhe Brukselit, ndërsa euroskeptikëve  u thotë se nga kjo do të ketë dobi, transmeton B92. . Sipas saj, në janar fillon shqyrtimi i kapitullit 35, kur për herë të parë do të bisedohet për përmbajtjen konkrete të tij, për të cilin, ka thënë ajo, as BE-ja e as Serbia ende nuk e dinë saktësisht se si do të duket.

Kapitulli 35 ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën, përkatësisht me implementimin e marrëveshjeve të arritura.

Mishqeviç, ka thënë se pos  kapitullit 35  do të hapen edhe kapitujt 23 i 24, që kanë të bëjnë me gjyqësorin, të drejtat  themelore, drejtësinë, lirinë e lëvizjes dhe të sigurisë etj.

Në kapitullin 35 bisedimet do t’i udhëheqin përfaqësuesit e politikës së jashtme të BE –së e nga pala serbe ato do t’i udhëheqë Aleksandar Vulin, ministri serb i ngarkuar për Kosovën

Nesër betohet Sami Lushtakut

Kryetari i rizgjedhur i Skenderajt, Sami Lushtaku, nesër do të bëjë betimin në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt.

Ceremonia do të fillojë në ora 10:00 dhe do të zgjasë rreth 25 minuta. Ndërkohë, mediat nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishme në ceremoni.
Leja e Gjykatës, që Lushtaku të bëjë nesër betimin, ka shpëtuar Skenderajn nga zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme.

Thaçi uron kryeministrin e Greqisë

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi uroi kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras, për pranimin e Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.

Thaçi shprehu besimin se brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti, Greqia do të luaj rol të rëndësishëm në implementimin e Agjendës Evropiane, përmes prioriteteve të caktuara për rritjen ekonomike dhe punësimin si dhe për integrim të mëtutjeshëm të rajonit, përfshirë Kosovën.
“E çmojmë lartë rolin e Greqisë, si fqinjë rajonal dhe mbështetëse e Republikës së Kosovës në procesin e integrimeve Euro-Atlantike dhe kam kënaqësinë të konfirmoj përkushtimin tonë në fuqizimin e kësaj perspektive edhe gjatë vitit 2014. Si kryesuese e BE-së, presim nga Greqia që ta mbështes procesin e normalizimit te marrëdhënieve në mes te Kosovës dhe Serbisë, si dy shtete te pavarura, si dhe të mbështesë arritjen e marrëveshjeve të reja”, u shpreh kryeministri.
Thaçi tha se shteti i Kosovës do të jetë partner serioz në ndërtimin e perspektivës evropiane të rajonit dhe më gjerë

Ahmeti: Do t’i realizojë 12 pikat e planit për Prishtinën

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në një intervistë për Telegrafin deklaroi se do të fillojë zbatimin e programit me të cilin ka fituar zgjedhjet dhe këtë tha se do ta bëjnë përmes një plani të detajuar të implementimit. Duke folur për reformën zgjedhore, ai tha se Vetëvendosje gjithnjë e ka potencuar se problemi i zgjedhjeve të vitit 2010 nuk ka qenë ligji, por ka qenë administrimi i zgjedhjeve.

Telegrafi: Zotëri Ahmeti si i vlerësoni vitin 2013, zhvillimet politike, skenën politike në vend?
Ahmeti: Në përgjithësi nuk ka qenë një vit i mirë për Kosovën për shkak të ngecjeve në zhvillim, në luftën kundër korrupsionit, por edhe në zhvillimet në dialog, që e kanë defunksionalizuar Kosovën. Nga arritjet e mira kisha me veçu një proces më të mirë zgjedhor se sa ai i vitit 2010. Viti 2014 është një vit i zgjedhjeve dhe i sfidave për Kosovën.
Telegrafi: Këtë vit u mbajtën zgjedhjet lokale? Si e vlerësoni mbarëvajtjen e tyre?
Ahmeti: Unë e ceka edhe më lartë se ishte një proces më i mirë se ai i vitit 2010. Ne u angazhuam maksimalisht në mbrojtjen e votës që për neve ishte kyçe.
Telegrafi: Qeveria e Kosovës e vlerëson të suksesshme mbajtjen e tyre në tërë territorin e Kosovës, ndërkohë që shumica e kryetarëve serb theksojnë se nuk e pranojnë shtetin e Kosovës? A mund të konsiderohen këto zgjedhje si të suksesshme?
Ahmeti: Natyrisht se nga aspekti që ju e potenconi nuk mund të konsiderohen të suksesshme. Dialogu na solli në një pozitë që tash i kemi një numër të konsiderueshëm të kryetarëve të cilët nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe do të punojnë në drejtimin që të punojnë kundër shtetit tonë. Prandaj krijimi i asociacionit të komunave serbe është një hap në drejtimin e kundër nga demokracia dhe funksionalizimi i shtetit tonë.
Telegrafi: Pritet të mbahen zgjedhjet nacionale në vitin 2014? Çka nëse nuk do të ketë reformë zgjedhore paraprakisht? Si do të jetë qëndrimi i Vetëvendosjes?
Ahmeti: Ne kemi thënë vazhdimisht që problemi i zgjedhjeve të vitit 2010 nuk ka qenë ligji, por ka qenë administrimi i zgjedhjeve. Prandaj edhe më herët kemi thënë që reforma ka qenë më shumë një zëvendësim i diskutimeve që duhej të bëheshin për administrimin e zgjedhjeve në vitin 2010. Qëndrimi ynë mbetet i njëjtë, ne kemi edhe qëndrim për reformën por kemi edhe qëndrim për ndryshimet e domosdoshme për administrimin sa më të duhur të zgjedhjeve.
Telegrafi: Të flasim për bisedimet me Serbinë. A janë duke shkuar në drejtimin e duhur? Sa po zbatohen marrëveshje në favor të Kosovës?
Ahmeti: Natyrisht se jo, sepse baza e këtyre bisedimeve ka qenë e gabueshme. Në fund të vitit 2013 jemi shtet më i dobët si pasojë e dialogut, dhe Kuvendi ka kaluar Ligjin për Amnistinë me gjithë kundërshtimin e shoqërisë civile, Vetëvendosjes dhe qytetarëve në përgjithësi.
Telegrafi: Në gjithë këto zhvillime që kanë ndodhur, si e vlerësoni rolin e Kuvendit gjatë këtij viti?
Ahmeti: Në përgjithësi Kuvendi ka qenë një makinë votuese sa i përket votimeve të vendimeve të qeverisë. Mirëpo ka pas diskutime të mira, dhe po ashtu ka pas momente të shpresës kur Kuvendi ka ndaluar punë të këqija së paku për periudha të shkurtra.
Telegrafi: Si e vlerësoni politikën e jashtme të Kosovës?
Ahmeti: Politikën e jashtme e shoh si vazhdimësi të politikës së brendshme, prandaj nuk mund ta vlerësoj ndryshe nga ajo më lartë. Anëtarësimet në disa organizata dhe njohjet janë pozitive.
Telegrafi: Zotëri Ahmeti, të kthehemi në pozitën aktuale që mbani? Jeni kryetar i komunës së Prishtinës? Si ndiheni tashmë që udhëheqëni me kryeqytetin?
Ahmeti: Me përgjegjësi. Do të fillojmë zbatimin e programit tonë me të cilin kemi fituar zgjedhjet, dhe këtë do ta bëjmë përmes një plani të detajuar të implementimit.
Telegrafi: Cilat janë prioritetet e juaja në mandatin qeverisës?
Ahmeti: Janë ato 12 zotimet të cilat i kemi prezantuar. Momentalisht kemi nisur punën në të gjitha drejtimet.
Telegrafi: Çka mund të presin qytetarët e Prishtinës në fund të vitit të parë të punës suaj?
Ahmeti: Punë. Shumë punë, por për të gjitha do të jemi shumë transparent në mënyrë që qytetarët të jenë gjithmonë të informuar për kalendarin e aktiviteteve tona.
Telegrafi: Zotëri Ahmeti, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë më të izoluarit në Evropë, me papunësi të lartë, shëndetësi kaotike, çfarë mund të presin në 2014-në?
Ahmeti: Ne jemi si popull optimistë. Por unë do të them që punët do të jenë më mirë vetëm në qoftë ne si popull bëhemi bashkë për ndryshime të cilat janë aq të nevojshme në Kosovë. Prandaj nuk duhet të themi se do të bëhet mirë pa kontribuar për tu bërë më mirë. Kosova ka nevojë për ndryshime e këto ndryshime bëhen vetëm kur në punojmë për ndryshime.
Ahmeti në fund uroi që në 2014-në të ketë më shumë punësim e mirëqenie për qytetarët.Ndryshe, Ahmeti gjatë fushatës zgjedhore ka potencuar 12 pikat e planit të tij për Prishtinën. Ai ka thënë se do të furnizojë pandërprerë me ujë, do të bëjë çerdhe me kosto të përballueshme në çdo pjesë të komunës, rregullim të trafikut, arsim në shërbim të zhvillimit, vendosje e rregullit në planifikimin urban, treg të prodhimeve të vendit, banim të përballueshëm, hapje të komunës për qytetarët, shëndet në shërbim të zhvillimit, barazi në Prishtinë, reformim të tatimit në pronë dhe vendimmarrje në lagje.

Brenda një ore tri shpërthime, 11 të vdekur

Mogadish, 1 janar – Së paku 11 persona kanë vdekur nga tri shpërthime që kanë ndodhur brenda një ore,  përpara hotelit Xhazira, në afërsi të aeroportit ndërkombëtar  në kryeqytetin e Somalisë, Mogadish, njofton B92.Hoteli shfrytëzohet shpesh nga zyrtarë të qeverisë somaleze dhe  është nën masa të rrepta të sigurisë.

Policia, sipas Reuterit, dyshon se në sulm ka marrë pjesë së paku një sulmues kamikaz.

Dy shpërthimet e para kanë ndodhur brenda pak minutash, pas të cilave forcat e sigurisë kanë hapur zjarr, kurse një orë më vonë ka ndodhur shpërthimi i tretë, në një veturë.



Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por në këtë vend kryengritësit islamikë të grupit Al Shabab gjatë dy viteve të fundit shpesh ndërmarrin sulme në Mogadish. Vitin e shkuar hoteli Xhazira ishte cak i sulmeve.

2014 – vit i zgjedhjeve në Maqedoni

 Në Maqedoni gjatë këtij viti do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare, ndërsa debatet politike janë ndezur edhe për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet e rregullta presidenciale do të mbahen gjatë muajit mars të këtij viti, kur edhe skadon mandati pesëvjeçar i presidentit të deritanishëm Gjorgje Ivanov. Partitë politike po zhvillojnë debatet e brendshme politike për kandidaturat presidenciale. Deri tani asnjë nga partitë politike nuk ka bërë publike emrin e kandidatit presidencial, edhe pse kanë mbetur edhe pak muaj para zgjedhjeve.
Sipas INA-s, e cituar nga Time.al, partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE akoma nuk ka zbardhur emrin e kandidatit të mundshëm për president, ndërsa janë pak gjasat për rikandidimin e presidentit aktual Gjorgje Ivanov për një mandat të dytë. Kjo parti akoma nuk ka dhënë ndonjë kandidaturë serioze.
Edhe partia opozitare LSDM nuk ka finalizuar emrin e kandidatit, derisa në garën për të fituar nominimin brenda opozitës maqedonase kanë qenë disa kandidatura, që janë matur përmes një sondazhi brendapartiak. Në mesin e kandidatëve më të preferuar dhe votuar është Stevo Pendarovski, profesor universitar dhe ish-këshilltar i lartë i presidentit Boris Trajkovski dhe më pas Branko Cërvenkovski. Në garë është edhe Denko Maleski, ish-ministri i jashtëm dhe profesor universitar, i cili është i njohur edhe për origjinën e tij shqiptare.
Nga partitë shqiptare deri tani nuk ka asnjë kandidatë të shpallur. BDI përmes liderit të saj ka kërkuar që të zgjedhjet një kandidat koncensual mes partive shqiptare dhe maqedonase, duke qenë një figurë e njohur dhe e pranueshme për të dyja komunitetet më të mëdha. Ahmeti nuk ka bërë të ditur se kush mund të jetë një kandidat koncensual që do të garojë për të fituar votën e maqedonasve dhe shqiptarëve.
Në PDSH gjithashtu nuk bëjnë të ditur për emrin e kandidatit, derisa kjo parti jozyrtarisht ka disa kandidatura në radhët e kreut partiak dhe profesorëve universitar që po shqyrton si opsion për të garuar në zgjedhjet presidenciale. Me kandidatin e saj, kjo parti synon që të peshojë votën e saj në radhët e elektoratit shqiptar.
RDK një parti e tretë pritet që të mos nxjerrë ndonjë emër për kandidat presidencial, mirëpo kjo parti ka kërkuar që partitë shqiptare të nxjerrin një kandidat të përbashkët në garën presidenciale.
Në kuadër të debateve politike janë aktuale edhe ato për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski theksoi se nuk është i interesuar për zgjedhje të parakohshme, por sipas tij, në rast se dikush i dëshiron ato, partia që drejton ai do t`i hyjë kësaj gare.
Por nga ana tjetër, LSDM ka nënvizuar gatishmërinë për zgjedhje të parakohshme, por duke kërkuar kushtet për pastrimin dhe verifikimin e listave të votuesve, për shkak të dyshimeve për falsifikimin dhe manipulimin e zgjedhjeve. Partitë shqiptare deri tani janë të rezervuara për zgjedhje të parakohshme, mirëpo në anën tjetër ato po vazhdojnë fushatën brenda anëtarësisë së saj për përgaditjet për këto zgjedhje të mundshme

Vetëvendosje - LDK, koalicion në Prishtinë

Duket se më në fund Vetëvendosje do t’i jap fund ‘vetmisë së saj në politikë’. Ajo shumë shpejt pritet ta fillojë bashkëjetesën në Prishtinë në koalicion.

Madje disa veprime të Vetëvendosje janë interpretuar edhe para se të kishte informacione të reja për koalicion. Vetëvendosje disa drejtorë nuk i emëroi fare, kurse disa vetëm si ushtrues detyre, ka shkruar sot në edicionin online ”Bota Sot”.
Ndonëse, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka emëruar tashmë drejtorët e ri të kabinetit të tij për qeverisje, një koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së nuk përjashtohet.
Katër drejtori të Komunës së Prishtinës të cilat janë me ushtrues detyre, pritet që gjatë javës së ardhshme t`i ndahen Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kështu bën të ditur një burim i besueshëm i “Bota Sot” brenda LDK-së

Gazetari kroat: UDB-ja nuk gjente shqiptarë, për të vrarë shqiptarë

Serbët i kanë vrarë serbët, kroatët i vrisnin kroatët, boshnjakët i vrisnin boshnjakët, derisa serbët i kanë likuiduar edhe shqiptarët”, ka thënë gazetari dhe publicisti kroat, Zeljko Peratovic, duke folur për vrasjet e kryera nga UDB-ja serbe në ish-Jugosllavi.

Gazetari kroat, Peratovic i cili për një kohë të gjate merret me hulumtimin e vrasjeve politike në ish-Jugosllavi, ka deklaruar se vrasjet e disidenteve që ishin larguar nga vendi, UDB (Sigurimi Shtetëror Jugosllav) i ka kryer në mënyrë specifike.
Ai ka thënë se UDB-ja ka gjetur bashkëpunëtorë që kanë kryer vrasje të bashkëkombësve të vetë,“serbët i kanë vrarë serbët, kroatët i vrisnin kroatët, boshnjakët i vrisnin boshnjakët, derisa serbët i kanë likuiduar edhe shqiptarët”.
“Vetëm për shqiptarët nuk ka vlejtur kjo rregull pasi që UDB nuk ka mundur të gjejë shqiptarë për të vrarë shqiptare", ka thënë Peratovic per "Blic"
Vrasjet e kryera në kohën e ish Jugosllavisë janë ri-aktualizuar pas arrestimeve të ish shefave të UDB-së në Kroaci sot gjatë ditës.
Tashmë dihet se ky shërbim famëkeq (UDB-ja) ka qenë i përfshirë në vrasjet e Jusuf e Bardhosh Gervalles dhe Kadri Zekës në Gjermani dhe Enver Hadrit në Belgjikë.
Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës por edhe e Enver Hadrit zyrtarisht është bërë publike nga Kuvend i Serbisë pas vit 2003, si dhe nga publikimet e bëra nga oficer të shërbimit të cilët ishin organizatorë të këtyre akteve.
Nga kjo rezulton se SDB në këto akte terroriste kishte angazhuar ekipe të posaçme në përbërje të së cilës ishin: Zelko Raznjatovic-Arkan, Ratko Gjokic, Dragan Malesevic-Tapija, Gjorgje Bozovic-Gishka, si dhe ekipi i dytë Veselin Vukotic (Vesko), Andria Lakonic, dhe Darko AsaninNë vrasjen direkte të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit atentatorë kanë qenë Zelko Raznjatovic-Arkan dhe Gjorgje Bozovic-Giska.
Për këtë arsye, Sekretari Federativ i Punëve të Brendshme, Stane Dolanc, shumë vite më vonë pati deklaruar se “Arkani ka qenë më i dobishëm se i gjithë shërbimi”, kurse ai përpos privilegjeve dhe shumave të parave, nga Sekretariati Federativ i Punëve të Brendshme si dhuratë kishte marrë një pistoletë të dekoruar me ar

Wednesday, January 1, 2014

Mbarë bota përshëndet fillimin e Vitit të Ri

Nё mbarё botёn njerёzit e pёrshёndetёn ardhjen e Vitit tё Ri 2014 me spektakle fishekzjarrёsh. Viti 2014 u përshëndet fillimisht nga banorët e shtetit ishull, Samoa dhe në ishujt Linie të Kiribatit. Në orën 01:00, sipas orës së Evropës Qendrore. Samoa dy vjet më parë hyri në histori, sepse kanë qenë pikërisht banorët e këtij ishulli, që deri atëherë e festonin të fundit ardhjen e Vitit të Ri: Por ata më 29 dhjetor 2011 në mënyrë virtuale kaluan në kufirin e datës së Paqësorit, duke e çuar orën 24 orë përpara.
Njё spektakёl madhёshtor organizoi Dubai. Emirati i Gjirit Persik i njohur pёr pasionin e tij pёr pompozitet ishte sivjet skena e njё spektakli madhёshtor prej 30 minutash. Organizatorёt i kishin vёnё vetes qёllim qё tё lёshonin fishekzjarrёt mё tё mёdha nё botё. Brenda gjashtё minutash duhej tё hidheshin 500.000 fishekzjarr nga 400 sheshe tё ndryshme. Tё pranishёm ishin edhe vёzhguesit e librit tё rekordeve Guinnes.
Shumë kohë përpara se në Gjermani të hidheshin fishekzjarrët e Viti të Ri, njerëzit pritën hareshëm 2014 në Zelandën e Re, në Australi dhe në Indi. Një atraksion është çdo vit hedhja e fishekzjarreve në Sidnej përpara godinës së mrekullueshme të operas. Australia kremton ndërrimin e viteve në orën 11:00 sipas orës së Evropë Qendrore. Në qytetin më të madh australian festimi i fillimit të Vitti të Ri u ndoq nga mbi 1 milionë spektatorë. Mbi shtatë ton fishekzjarrë janë ndezur nga porti i qytetit.
Festa më e madhe e pritjes së Vitit të Ri në Gjermani zhvillohet tradicionalisht përpara Portës së Brandenburgut në Berlin. Mëse një milionë spektatorë të kësaj feste të madhe popullore kishin mbushur bulevardin rreth 2 km. të gjatë para Portës së Brandenburgut në kryeqytet. Me një breshëri fishekzjarrësh u përshëndet fillimi i një viti të ri. Rreth 280 artsitë performuan nëpër skenat e ngritura enkas në Berlin.

Shtatë persona të lënduar ndërsa dy humbin të pamurin!

 Shtatë persona janë lënduar pas orës 24 në vitin 2014 nga plumbat qorr. Ejup Gohori, mjek kujdestar në emergjencë ka thënë se gjendja e tyre nuk është ne rrezik për jetë pavarësisht se plumbat qorr i kanë kapur ata në pjesë të ndjeshme të trupit.
Gohori ka thënë se ka edhe të lënduar të tjerë nga mjetet piroteknike. Dy pacient tashme sipas tij kanë humbur të pamurit.

Zyrtarët vendorë: Serbia e ka keqpërdor disa herë dialogun

Përfaqësues të partive politike të Kosovës, janë pro idesë që Qeveria e Kosovës të zhvillojë dialog me serbët e veriut, përveç Vetëvendosjes. Megjithatë, ata shprehin shqetësim për këtë, duke thënë se shteti serb e ka keqpërdorur disa herë dialogun me Kosovën.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi konsideron se Qeveria e Kosovës, duhet të angazhohet për integrimin e pakicave brenda Kosovës, por sipas tij, dialog duhet të ketë me të gjitha minoritetet në vend.

“Qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet të punojnë, të bisedojnë me të gjithë qytetarët e vendit dhe duhet të angazhohen për një integrim të të gjithëve në rrugëtimin e Kosovës, jo vetëm me një komunitet por me të gjithë , si me shumicën ashtu edhe me pakicat”, tha ai, raporton RTK.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri thotë se në Kosovë asnjëherë nuk ka munguar vullneti për dialog. Por që më pas dialogu është keqpërdorur nga qytetarët serb të Kosovës, por edhe nga Serbia.

“Ata në vend që të punojnë që t’i integrojnë ose mos të ndikojnë në ‘dezintegrimin’ e vendit tonë, Serbia vazhdon ta bëjë të njëjtën gjë, nëpërmjet strukturave që tashmë kanë dal nga zgjedhjet. Dhe, ne besojmë që duhet fuqishëm të mbrohen dokumentet tona, në këtë rast akti më i lartë në këtë rast, Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha ai.
Edhe AAK e mbështet dialogun mes Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve serb në Kosovë. Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini thotë se nuk ka asgjë të keqe nga dialogu, por që çështje më rëndësi mbetet implementimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo që do të jetë tepër e rëndësishme në këtë fillim vit është implementimi i marrëveshjes së 19 prillit. Nuk le shije të mirë as ndjenjë të mirë që një vit pas marrëveshjes të kemi barrikadë në lumin Ibër, këtë si shembull po e marr. Nuk mund të themi se patëm sukses nëse një kamion zall nuk kemi mundur ta heqim mbi urën në lumin Ibër”.

Shumë më ndryshe e shohin integrimin e veriut në Kosovë, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefi i grupit parlamentar të VV-së, Visar Ymeri thotë se para së gjithash serbët e veriut duhet të njohin shtetësinë e Kosovës.

“Të gjitha proceset negociatore që janë zhvilluar deri tash me Serbinë për qëllim e kanë pasur, të paktën na është thënë integrimin e veriut në Kosovë. Dhe, tash pas të gjitha këtyre sërish po kërkohet që Kosova të nis një proces të ri të dialogut në mënyrë që ta integroi veriun. Po integrimi i veriut është bërë si një lloj arsyetimi kujdestar për çfarëdo procesi të negociatave e koncesioneve në Kosovë”.

Ymeri konsideron se të gjithë ata të cilët kanë fituar në zgjedhjet e fundit për të qeverisur komunat e caktuara të Kosovës, duhet që ta pranojnë, formalisht dhe realisht Republikën e Kosovës.

Festë në Kosovë

Në gjithë Kosovën po festohet nata e ndërrimit të moteve. Kjo festë, në mënyrë më të veçantë po festohet në Prishtinë, ku nga orët e para të mbrëmjes kanë filluar të ndizen fishekzjarrët.

Nga ora 23:00, mbrëmja në kryeqytet është dukur më e bukur falë fishekzjarrëve që ndriçojnë qiellin pa ndërprerë.
Një pamje të jashtëzakonshme ka marrë qielli kur u bashkuan akrepat e orës, që tregonin ndërrimin e moteve.
Ndërkohë, në shoqërinë e tingujve të muzikës dhe nën qiellin shumëngjyrësh nga fishekzjarrët, në sheshin “Nënë Tereze” në Prishtinë janë mbledhur qindra qytetarë për të pritur ndërrimin e moteve, kurse Komuna e Prishtinës nuk ka organizuar asnjë aktivitet argëtues

Djalë, fëmija i parë i 2014-ës

Fëmija i parë i lindur në 2014-ën është djalë, të cilin e ka lindur në orën 00:01, Donjeta Haxhiu nga Ferizaj.

Foshnja ka lindur në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike të QKUK-së në Prishtinë dhe lindja është kryer në mënyrë normale.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka vizituar nënën dhe fëmijën e porsalindur, duke uruar që viti 2014 të nis i mbarë, siç lindi edhe ky fëmijë i shëndoshë.

Një vajzë goditet nga një plumb ‘qorr’

Një plumb qorr ka goditur Shpresa Kastratin nga Peja. Ajo derisa po qëndronte në ballkonin e shtëpisë së saj, pas orës 24:00 e ka kapur një plumb qorr duke e goditur atë në pjesën e kokës, gjegjësisht në tru.

Ajo është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore nga Peja drejt Qendrës Emergjente në Prishtinë.
Familjarët e Shpresa Kastrati kanë akuzuar mjekët në këtë qendër për neglizhencë. Ata kanë thënë për Kosovapress se janë jashtëzakonisht të pakënaqur me trajtimin mjekësore që i është bërë familjares së tyre, duke shtuar se ajo ka qëndruar më shumë se tre orë në qendrën emergjente.
Motra e saj, Qëndresa Kastrati thotë se askush prej mjekëve të Klinikës së Neurokirurgjisë nuk është paraqitur në mënyrë që ajo të futet në operim.
“Motra është e shtrirë këtu, është sjell prej Peje, ka plumb në kokë, është plagosur shumë rëndë, ajo ka ardhur një orë më herët se na, është në Prishtinë, as nuk ka neurokirurg...... thonë se nuk ka ardhur, ne e kërkuam kirurgun, por askush nuk po na tregon se ku është, ai mjeki është Shefki Dragusha”, thotë ajo.
Akuzat e familjarëve i ka mohuar mjeku kujdestar në këtë qendër, Ejup Gorovci, i cili ka thënë se ai dhe ekipi i tij kanë bërë gjithçka që është e mundur për këtë rast.
Ai ka thënë se pacientja në fjalë është sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rasti më i rëndë është pacienti i gjinisë femërore, i vitit 1988, e lënduar me armë zjarri, ku lëndimet janë në kokë dhe lezionet janë në qendrat vitale të trurit në pjesët më të ndjeshme të trurit dhe perpsepktiva e saj është shumë e keqe, lëndimet janë shumë serioze , përkundrazi edhe pse familjarët janë ankuar ne kemi bërë atë çfarë është dashur të bëhet CT është bërë pacientja është në ventilimin mekanik dhe ne po luftojmë dhe ne po luftojmë me jetë dhe se lëndimet e saja janë shumë serioze ne kemi bërë atë që kemi pasur mundësi”, ka thënë ai.
Sipas tij, mjekët në Pejë nuk kanë kryer punën e tyre që është dashur ta bëjnë, por që ata pacienten e kanë dërguar menjëherë në Qendrën Emergjente.
Gorovci ka thënë se së paku asaj i është dashur t`i bëhen disa fotografime në kokë

Dhjetëra të lënduar në festë

Në Qendrën Emergjente në Prishtinë numri i personave të lënduar pas orës 24:00 nga plumbat qorr dhe mjetet piroteknike ka shkuar në dhjetëra.

Ejup Gorovci, mjek kujdestar në emergjencë ka thënë se pas orës ndërrimit të motmoteve numri apo fluksi i pacientëve që vizitojnë emergjencën është shumë i madh.
Ai ka thënë se tashëm mbi shtatë persona janë pranuar në këtë qendër si pasojë e goditjes së tyre nga plumbat qorr, një pjesë e të cilëve kanë marrë lëndime të rënda e lehta në disa pjesë të trupit, raporton KP. Dy pacientë sipas tij tashmë kanë humbur të pamurit.
“Tash veç pas ndërrimit të motmoteve veç kur fillon ajo euforia e festimit me armë zjarri dhe mjete piroteknike, që në minutat e parë pas mesnatës, filluan të vijnë njerëz me lëndime, më të vërtetë shumë serioze, ku disa të themi, të rinj të moshës kryesisht të re, ishin me lëndime nga plumbat qorr nga armë zjarri, aty veç shihen fotografit në rengenë, shihen plumbat apo predhat, në trupin njëri e ka në kokë që duhet t`i nënshtrohet operacionit dhe një e ka në kraharor, ndërsa disa të tjera kanë lëndime, djegie të fytyrës dhe syve dy pacientë deri tash kanë lëndime serioze të shikimit, lëndime të syrit dhe ç`rregullime në pamje”, ka thënë ai.
Në këtë Qendër Emergjente në QKU ambulancat nuk pushonin duke sjellë pacientë me lëndime të ndryshme nga të gjitha Qendrat e Kosovës.

Tuesday, December 31, 2013

molla e kuqe midis ures ibrit ne mitrovic

dikush ka vendosur mollen e kuqe ne uren e ibrit duke treguar se ketu esht kufiri i dikurshem qe i thoshit te molla e kuqe

Dështon përfundimisht procesi i privatizimit

Prishtinë, 31 dhjetor - Ka dështuar procesi i privatizimit të PTK-së. Një anëtar i kabinetit qeveritar ka konfirmuar për KTV-në se qeveria nuk e ka nënshkruar marrëveshjen me grupin AXO - S që e kishte blerë. Afati i fundit ishte mesnata e së hënës.

Qeveria ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar dhe për këtë çështje ka diskutuar gjatë gjithë ditës së djeshme. Partia në pushtet, PDK-ja, dështoi ta miratojë buxhetin bashkë me PTK-në, duke e hequr këtë pikë nga ligji që ma pas kaloi në Kuvend. Pritet që procesi të nisë nga fillimi, por vlera e PTK-së mund të bie dukshëm. Gjithashtu, mund të ketë padi për qeverinë e Kosovës nga ana e blerësve.

Nikoliq: Po definohet autonomia e serbëve në Kosovë

Beograd, 30 dhjetor - Në një intervistë për  gazetën e Beogradit “Veçernje Novosti”, kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen ndërshtetërore ndërmjet Beogradit e Prishtinës, madje edhe nëse këtë marrëveshje do ta pranonte Kuvendi i Serbisë dhe ka shtuar se Brukseli duhet t’i përmendë menjëherë kushtet shtesë nëse i ka (për Kosovën, vërejtje e Koha. net.).

Ai ka mohuar që Asociacioni serb i komunave është emër tjetër për autonominë e serbëve në Kosovë, por ka shtuar, bëhet fjalë për definimin e autonomisë së serbëve në Kosovë.

Nikoliq ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë Kosovës por ka thënë se Serbia është e gatshme t’i ofrojë asaj një autonomi substanciale.

Jahjaga: Duhet ta përmbyllim konfliktin me Serbinë

Prishtinë, 30 dhjetor - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se bisedimet me Serbinë hapën rrugën për të tejkaluar gjendjen e konfliktit të ngrirë në veriun e Kosovës. Në intervistën dhënë korrespondentit të Zërit të Amerikës në Prishtinë, Besim Abazi, presidentja Jahjaga flet edhe për sfidat tjera të Kosovës, përfshirë edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Zëri i Amerikës: Zonja Presidente, Kosova po mbyll një vit që u karakterizua nga bisedimet me Serbinë dhe zgjedhjet e para lokale që u mbajtën në tërë Kosovën. Çfarë i sollën Kosovës këto dy procese?

Atifete Jahjaga: Kosova po e përmbyllë një vit dinamik në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar të zhvillimit të saj. Angazhimi ynë i përbashkët këtë vit ishte të forcojmë më tutje subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës në aspektin bilateral përmes njohjes së pavarësisë së saj, dhe aspektin multilateral, duke synuar anëtarësimin e Kosovës në organizata dhe mekanizma ndërkombëtar. Një energji e madhe u kanalizua në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj të Serbisë dhe në arritjen e zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit që synon të rregullojë marrëdhëniet e komplikuara mes dy shteteve tona, që është pengesë e dukshme edhe në rrugën individuale të shteteve tona drejt anëtarësimit në BE, por edhe ushqen skepticizmin e disa shteteve ndaj Republikës së Kosovës. Këtë vit, ne po ashtu bëmë përparim sa i përket krijimit të kushteve për organizimin e zgjedhjeve të  para në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, zgjedhjeve lokale, përmes të cilave krijuam kushtet për integrimin e komunitetit serb në strukturat tona institucionale dhe shoqërore. Dhe përmes këtij procesi arritëm të ruajmë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial dhe arritëm të krijojmë kushtet për të hapur një dialog të mirëfilltë brenda Kosovës me komunitetin serb që jeton në katër komunat veriore të Kosovës duke ju ofruar mundësinë që të jenë pjesëmarrës në ndërtimin dhe forcimin e shtetësisë tonë. Duhet të jemi pragmatik. Beogradi, përmes strukturave ilegale në komunat veriore të Kosovës, ka mbajtur peng që një dekadë e gjysmë qytetarët serbë dhe zhvillimin në atë pjesë të vendit. Veprimet e Beogradit i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm stabilitetit të Kosovës duke e mbajtur në gjendje tensioni.

Afganistani, më keq se Vietnami

Më shumë se 12 vjet pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës invaduan Afganistanin, mbështetja ka rënë nën nivelet e intervenimit amerikan në Irak dhe Vietnam, sipas një sondazhi ndërkombëtar të CNN.

CNN gjeti se vetëm 17 për qind e përkrahësve nuk kanë ndryshuar mendimin për ndërhyrjen në Afganistan, krahasuar me 52 për qind sa ishin në dhjetorin e vitit 2008.
Trupat e Shteteve të Bashkuara parashihen të qëndrojnë në Afganistan edhe për një vit tjetër, deri më 31 dhjetor të vitit 2014.
Inteligjenca Kombëtare së fundi vlerësoj parashikimet se përfitimet e deritanishme amerikane në Afganistan, mund të humbin deri në vitin 2017, nëse SHBA dhe Afganistani nuk arrijnë marrëveshjen për një pakt të ri sigurimi, që lejon qëndrimin e trupave amerikane edhe pas afatit të paraparë.
Megjithatë, presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka nguruar nënshkrimin e një marrëveshje të re dhe presioni amerikan për ultimatum për nënshkrim të paktit para fundit të këtij viti, ka dështuar.
Ndryshe nga lufta në Irak dhe Vietnam, të cilat ishin nisur nën pretekste të dyshimta, arsyetimi për invadimin e Afganistanit si një përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit, ishte parë si e arsyeshme nga pothuajse i gjithë publiku amerikan.
Megjithatë, shifrat e knaqëshmërisë për Vietnamin dhe Irakun ishin më të larta se ato që gjenden në sondazhin e fundit për Afganistanin.
Miratimi i presidentit Lyndon Johnson për Vietnamin, arriti nivelin më ulët prej 27 për qind në një sondazh të Gallup dhe pika më e ulët për Nixon ishte edhe më e lartë.
Në anketën e Gallup, kishte dalë se 61 për qind e amerikanëve mendonin se lufta në Vietnam ishte gabim.
George Bush, në janarin e vitit 2007, kishte mbështetje 26 për qind për ndërhyrjen në Irak, derisa në prillin e vitit 2008, 63 për qind e amerikanëve mendonin se lufta në Irak ishte e gabuar, sipas shifrave të Gallup.
Edhe në sondazhet e tjera, kishin dalë shifrat se shumica e amerikanëve besojnë se lufta në Afganistan ishte gabim.
Një sondazh i muajit dhjetor i AP, tregoi se 57 për qind e amerikanëve thanë se invadimi ishte “gjëja e gabuar”, derisa 66 për qind thanë se nuk ia vlente lufta, në sondazhet e fundit të “Washington Post” dhe “ABC News”.

Fshati i luftëtarëve

Fshati Studençan, me mbi 700 shtëpi dhe rreth 4.000 banorë, është ndër më të mëdhenjtë në komunën e Therandës, kurse luftës për çlirimin e Kosovës iu bashkuan mbi 100 luftëtarë nga ky fshat.

Dallohet për tokën pjellore që ka, por edhe për rininë, e cila në çdo periudhë ka qenë nismëtare e shumë aktiviteteve dhe veprimtarive me interes qytetar e kombëtar në këtë trevë.
“Në vitet e 60-ta, kur në Kosovë ishte i ndaluar përdorimi i flamurit kombëtar, të rinjtë nga ky fshat, në bashkëpunim edhe me rininë therandase, ishin pjesëmarrës të demonstratave masive për flamurin kombëtar, duke marrë pjesë edhe në ngritjen e këtij flamuri në qendër të Therandës, më 28 Nëntor të vitit 1968”, thotë Agron H. Tafaj, ish-komandant në UÇK dhe tash kryetar i nëndegës së OVL të UÇK-së në këtë fshat.
Nga Studençani i Therandës, për çlirimin e vendit, morën pjesë mbi 100 ushtarë të UÇK-së, jetën e dhanë 6 dëshmorë dhe 18 martirë, kurse gjak derdhën dhe plagë morën 20 pjesëtarë të ushtrisë sonë.

Kosova duhet ta përmirësojë imazhin në Evropë

Daniel Serwer, profesor në Shkollën e Studimeve të avancuara ndërkombëtare “Johns Hopkins” dhe është bashkëpunëtor i lartë në Qendrën e saj për Marrëdhënie transatlantike ka thënë Kosova duhet ta përmirësojë imazhin në Evropë.

Në një kolumne ekskluzive për numrin festiv të gazetës “Kosova Sot”, ai ka folur për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Serwer ka thënë se heqja e vizave, një Marrëveshje e Stabilizimit dhe Asocimit dhe anëtarësimi eventual, të gjitha këto varen nga aftësia dhe gatishmëria e Kosovës për të zbatuar ligjet e veta.

Demaçi: 2013-ta, vit “baksuz”


Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, vitin 2013 e ka quajtur vit “baksuz”. Sipas tij, gjatë këtij viti qytetarët e shtetit të Kosovës janë stërmbushur me mashtrime e zhgënjime.Qytetarët janë stërmbushur me zhgënjime e me mashtrime”, ka thënë Demaçi në intervistën për “Epokën e re”.

Por, Demaçi ka thënë se populli shqiptar është populli më optimist në botë. “Mund të krenohemi që jemi populli më optimist në botë”, ka theksuar ai, duke shtuar se vetëm shpresa ka qenë ajo që nuk u ka humbur asnjëherë shqiptarëve.
“E mira më e madhe është se, pavarësisht asaj se shumë të drejta po na i marrin një nga një, shpresën nuk po na marrin dot. Shpresa po na thotë se një ditë do të bëhet mirë”, ka deklaruar Demaçi.
Ai ka vlerësuar se Kosovën gjatë këtyre 12 muajve e kanë karakterizuar një serë ngjarjesh të këqija, të cilat nuk ka dashur t’i përmendë për të mos e prishur atmosferën e festës së Viti të Ri. “Ato janë aq të shumta saqë po t’i numëroja do të na prishej me themel atmosfera e pritjes së Vitit të Ri 2014”, ka theksuar Demaçi.
Për simbolin e rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, ngjarja më mbresëlënëse e 2013-s ka qenë rënia e Isa Mustafës dhe fitorja e Shpend Ahmetit. Kurse në aspektin kombëtar fitorja e Edi Ramës.
“Në planin global, ngjitja mahnitëse e gjithëmbarshme ekonomike, shkencore, teknike e teknologjike e popullit mik kinez; në planin kombëtar, fitorja bindëse e Edi Ramës në zgjedhjet e qershorit në Shqipëri dhe në planin e treçerek Kosovës, rënia e papritur e z. Isa Mustafës në komunën e Prishtinës dhe fitorja e papritur e Shpend Ahmetit të VV-së, si dhe koncerti i mrekullueshëm i orkestrës frymore të FSK-së nën dirigjimin brilant të dirigjentit Baki Jashari me rastin e përcjelljes së vitit ‘baksuz’ 2013”, ka deklaruar Demaçi.

Monday, December 30, 2013

Dikush po ia ka frikën rritjes së LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa konsideron se viti 2013 për Kosovën është karakterizuar me një dinamizëm në shumë fusha.
“Viti 2013 u karakterizua me një dinamizëm të veçantë në shumë fusha. Situata ekonomike në vend erdhi duke u keqësuar ndërkaq problemet sociale gjithnjë e më shumë preokupuan qytetarët. Të gjitha këto, si dhe funksionimi i dobët i shtetit mbeti nën hijen e dialogut me Serbinë në Bruksel. Ky vit përfundoi me zgjedhjet lokale, në të cilat LDK-ja doli fituese në shumë komuna të rëndësishme dhe arriti të rreshtohet si parti prijëse me votat e fituara nga qytetarët”, ka thënë Mustafa për Bota sot.
Mustafa ka thënë se do të punojë me përkushtimin më të madh që LDK t’i fitojë zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.
“LDK është parti e vlerave, e cila në radhët e saj ka anëtarë dhe ekspertë me dije dhe ekspertizë nga fusha të ndryshme. Me njerëz të tillë jam i sigurt, se jo vetëm që e meritojmë dhe do ta qeverisim vendin nga viti i ardshëm, por se Kosovën do ta qeverisim më mirë dhe më përgjegjësi të plotë”, tha Mustafa./Bota sot/

Liderët kokulur

Zgjedhjet lokale të këtij viti dëshmuan se partitë politike nuk mund të llogarisin më në të kaluarën e tyre të “lavdishme”, por duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve, duke zgjedhur problemet e tyre ditore nëpër komuna.
Zgjedhjet lokale treguan një rënie të besimit te lidershipi aktual i Kosovës. Analistët pilitikë, luhatjen e madhe në vota e shohin si një sfidë serioze për mbijetesën e liderëve.
Kryetari i PDK-së dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përkundër premtimit të investimeve milionëshe për kandidatët e tij në zgjedhjet e këtij viti, ka shënuar humbje serioze, e cila i paralajmërohet si sinjal i keq për zgjedhjet e vitit që vjen, shkruan Kosova sot. PDK-ja doli me disa komuna më pak, duke humbut kështu shtylla të rëndësishme si Gjilanin, Ferizajin, Mitrovicën, Lipjanin, Malishevën.
Humbës i madh në këto zgjedhje mbetet edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Partia e tij humbi këtë herë bastionin kryesor, Prishtinën. Ndërsa, LDK-ja i është afruar PDK-së me marrjen e 9 komunave të Kosovës.
Lajm i keq ishin këto zgjedhje edhe për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai gati sa ka filluar të harrohet në bastionin e tij në rajonin e Dukagjinit, sepse humbi katër komuna të këtij rajoni: Pejën, Gjakovën, Rahovecin dhe Suharekën.
Me rezultatin e këtyre zgjedhjeve nuk mund të krenohet as Albin Kurti, lider i Lëvizjes “Vetëvendosje”. Një kombinatorikë interesante e votës së lirë qytetare arriti që ta nxjerrë fitues kandidatin e VV në komunën e Prishtinës, për të qeverisur një mandat të ri 4 vjecar. Por në nivel nacional lëvizja VV radhitet partia e katërt me vetëm 60 mijë e 966 vota.AKR-ja e Behxhet Pacollit, sfidoi votuesin me fitoren e dy kandidatëve për kryetarë komunash, në Gjakove dhe në Mitrovicë, por kjo fitore e brishtë nuk i siguron shumë të rehatshëm kryetarit pacolli./Kosova sot/

Sot pritet të vendoset për PTK-në

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së pritet të mblidhet sot, ku pritet të vendoset për fatin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të kësaj kompanie.

Gjatë këtij takimi pritet të dalë vendimi nëse privatizimi i kompanisë më fitimprurëse publike të Kosovës do të ecë më tej apo do të dështojë.
Mediat thotë se Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, favorizon opsionin e shtyrjes përpara të privatizimit, që nënkupton nënshkrimin e kontratës me blerësin – Konsorciumin AXOS- Najafi.

Vitin tjetër, ndoshta me helikopterë?!

Kosova ende nuk ka helikopterë, të cilët do të ndihmonin në situata emergjente, kontroll kufitar e çështje të tjera të nevojshme.

Përfaqësues të institucioneve shtetërore, përgjegjëse për një situatë të tillë thonë se Kosova deri tani nuk ka pasur mundësi financiare, por që kanë krijuar bazën ligjore të nevojshme dhe infrastrukturën që kjo Njësi të ketë vendstacionimin.
Ata vlerësojnë se me asnjë mjet të menaxhimit të situatave emergjente nuk mund të reagohet sikur me helikopterë që mund të shpëtohen jetët e njerëzve, kontrollohet kufiri, kontrollohet komunikacioni, veprohet ditën dhe natën, dhe në kërkim-shpëtim të jetëve të njerëzve, të furnizohen njerëzit atje ku nuk ka asnjë lloj mënyre të furnizohen me medikamente dhe ushqim në rast se izolohen nga bora e madhe, vërshimet, rrëshqitjet, dëmtimi i rrugëve etj, shkruan “KosovaPress”.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se për formimin e Njësisë së Helikopterëve në kuadër të Policisë së Kosovës janë 62 ekspertë të kësaj fushe që nga pilotët, teknikët, inxhinierët, dhe ekipe të tjera mbështetëse të nevojshme për të jetësuar këtë Njësi.
Inxhinieri i aviacionit, njëherësh edhe zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ismet Ibishi, thotë për Kosovapress, se para dy vjetëve ka nisur angazhimin për formimin e kësaj Njësie, duke punuar me ekspertë për procedurat paraprake, duke e cilësuar si jashtëzakonisht të nevojshme.
Ibishi deklaron se i ka dhënë shumë rëndësi kësaj çështje dhe shpreson që Qeveria e Kosovës të jetësoj Njësinë për helikopterë gjatë vitit të ardhshëm, duke e funksionalizuar në kuadër të Policisë së Kosovës.
Kjo Njësi do t’i ketë tre helikopterë, të cilët, sipas Ibishit, dy prej tyre duhet të jenë dy motorësh, duke treguar se është si kriter dhe nuk tolerohen më në vend të urbanizuar të operojnë helikopter tjerë, dhe një i mesëm për reagim në situata emergjente.
Ai shprehet i bindur se disa shtete donatore i kanë treguar gatishmërinë për të dhënë donacion, dhe për të ndihmuar Kosovën sa i përket fushës së aviacionit.
Zëvendësministri Ibishi tregon se deri tash transporti i doganierëve në veri është bërë me helikopter të EULEX-it, kurse për situata emergjente nuk kanë pas asnjë mbështetje, por që pret të nënshkruajnë një marrëveshje më Ministrinë e Punëve të Brendshme të Shqipërisë për menaxhim të situatës nga ajri me ndihmën e helikopterëve të Shqipërisë, si zgjidhje e përkohshme.
“Problemi mesa kuptoj unë është në buxhetin e konsoliduar të Kosovës, nuk shoh tjetër arsye ose problem të mundshëm. Po mendoj që, edhe shpresoj që Qeveria në krye me kryeministrin në vitin që vjen, jam i sigurt t'u ja ditë rëndësinë të gjithë, se sa do të thotë për Kosovën, sa është e rëndësishme kjo Njësi, besoj edhe jam i sigurt që Qeveria e din dhe shpresoj që vitin e ardhshëm të gjejë mënyrë për të jetësu këtë Njësi. Me donacione, me një pjesë të buxhetit, me mënyrat të cilat ekspertët, gjegjësisht njerëzit autoritativ që kanë të bëjnë me buxhetin, të gjejnë mënyrë që të jetësojnë këtë Njësi. Sepse, për shtetin është mbi të gjitha prioritet dhe unë shpresoj që kjo të ndodhë vitin e ardhshëm”, thotë ai.
Edhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, vlerëson se Njësia e Helikopterëve, aktualisht, mund të funksionojë në kuadër të Policisë.
“Kosova, në përgjithësi, nuk i ka kapacitetet e aviacionit të ngritura. Ne si grup drejtues për rishikimin e sektorit të sigurisë, kemi aprovuar, si prioritet i kemi dhënë MPB-së dhe Policisë për arsye se ato kanë nevojë me tepër. Mirëpo, edhe ne, në të ardhmen, në strukturën e ardhshme e kemi në plan që duhet të ngrisim kapacitetet e aviacionit apo helikopterëve, në rend të parë të kërkim-shpëtimit, që shumëherë është shfaqur nevoja për dislokim të shpejtë, qoftë ajo për borë apo vërshime, apo çështje tjera që kanë ndodhur”, thotë Kastrati për Kosovapress.
Sa i përket shëndetësisë në situatat kur është dashur të bëhet ndonjë ndërhyrje me helikopterë ju ka ardhur në ndihmë KFOR-i, thotë drejtori në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani.
Që nga viti 2007 janë munduar t'i bindin institucionet relevante në nivel të shtetit për aero-ambulancë, por ende nuk kanë marrë përgjigje, dhe se duhet të krijohen kushtet për sigurimin e helikopterëve.
“Kosova duhet patjetër ta ketë një ose dy helikopterë për nevojat e Republikës së Kosovës, të cilën e parasheh Ligji për Shërbime Emergjente, që të paktën, domethënë, në qoftë se Qendrës Klinike Universitare i paraqitet nevoja për evakuim të shpejtë, e vetmja mënyrë me qëllim të shpëtimit të jetëve është sigurimi i një aero-ambulance”, thotë Lenjani për Kosovapress.Në kuadër të Qendrës Klinike Universitare, Klinika Emergjente që nga viti 2007 ka rritë aktivitetet për avancimin dhe fuqizimin e shërbimeve emergjente, duke bërë planin ideor, gjegjësisht për dizajnimin e ndërtesës së re për Klinikën Emergjente, dhe në kuadër të kësaj si aneks projekt kanë bërë propozimin për ambulancë ajrore.

Limaj: Mund të priten ndryshime pozitive

Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se Kosova gjatë vitit 2013 në aspektin e përgjithshëm është ballafaquar me sfida si në planin social, politik dhe atë ekonomik.

Ai ka thënë se në zgjedhjet lokale qytetarët me votën e tyre shprehën pakënaqësinë me gjendjen aktuale në Kosovë.
Limaj ka thënë se nuk është i kënaqur me jetën parlamentare në Republikën e Kosovës për faktin se partitë politike nuk kanë qenë shumë aktive. Ai ka shtuar se do ta vazhdojë aktivitetin e tij politik, duke paralajmëruar se mund ndodhin ndryshime pozitive në 2014-n.
Në intervistën e parë për mediet e shkruara dhënë gazetës “Epoka e re”, Limaj ka thënë se qeverisja aktuale më shumë ka shpenzuar energji me dialogun në Bruksel. Ai ka thënë se që në fillim ka qenë skeptik në kabinetin qeverisës të Thaçit.
Limaj ka folur edhe për procesin e tij gjyqësor në rastin “Kleçka”.

Sunday, December 29, 2013

Barrierat në të cilat hasin femrat në Kosovë

Gratë në Kosovë përballen me barriera nga më të ndryshmet, duke filluar nga dhuna fizike, e deri te pozita jo e kënaqshme në vendimmarrje, si në nivelin qendror, po ashtu edhe atë lokal, thonë përfaqësuese të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave. Barrierat në këtë fushë, sipas tyre, burojnë nga mentaliteti patriarkal.
Sfidë në ngecjen edhe gjatë këtij viti, përmendet moszbatimi i ligjeve për këtë çështje, të miratuara vite më parë në Kuvendin e Kosovës.
Viti 2013 ka sjellë disa përparime, por ka pasur shumë sfida në përparimin dhe ngritjen e pozitës së gruas, konsideron Arieta Rexhaj, nga Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore
Rexhaj thotë se që nga krijimi i institucioneve të Kosovës, janë miratuar shumë ligje që kanë të bëjnë me barazi gjinore, por që nuk zbatohen, e shqetësim, sipas saj, mbetet se nuk ka mekanizma që monitorojnë këto shkelje.
“Duke filluar nga aspekti shoqëror, social, kulturor e deri te pozitat vendimmarrëse, me të cilat jemi përballur gjatë gjithë kohës, me atë pak numër të grave që kemi në pozita vendimmarrëse. Kjo, ngase fuqizimi i gruas në politikë, ose në pozitat vendimmarrëse, është parakusht për fuqizimin e gruas në të gjitha sferat e jetës”, thotë Rexhaj.
Sidoqoftë, në Kosovë, ekziston Ligji për barazi gjinore, ligj ky i cili obligon që 40 për qind e grave të jenë të përfshira në proceset vendimmarrëse, por ato thonë se ky ligj nuk zbatohet ashtu siç parashihet.
Në pozita vendimmarrëse në Kosovë është presidentja, një zëvendëskryeministre, një ministre dhe tashmë së fundmi një kryetare komune.
Luljeta Vuniqi, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, përveç se nuk është e kënaqur me pozitën e grave në vendimmarrje në nivel qendror, ajo konsideron se zhgënjim i radhës kanë qenë zgjedhjet komunale ku një numër i vogël i grave janë kandiduar nga partitë politike.
“E qartë është se ne duhet të kemi vetëm një kryetar-e, mirëpo mund të kemi më shumë ministre, kryetare të komunave. Faktikisht, zhgënjim i radhës ka qenë në zgjedhjet e kaluara lokale, ku vetëm një numër i vogël i grave u kandiduan nga partitë politike. Dhe, si rezultat, kemi një kryetare të komunës”.
“Gjithsesi, është e rëndësishme që të kemi një kryetare e komunës dhe të thyhet ajo barriera që ka mundësi që gratë të jenë udhëheqëse në nivel komunal”, thekson Vuniqi.
Por, Arieta Rexhaj thotë se pozita e gruas është në nivel të duhur vetëm ku ekzistojnë kuotat e obligueshme, siç është kuota prej 30 për qind të grave në Kuvendin e Kosovës.
Kurse, në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës, thotë ajo, nuk plotësohet 40 përqindëshi ashtu siç kërkohet me ligj.
“Qendra për Trajnime dhe Studime Gjinore do të vazhdojë edhe në vitin 2014, që të punojë konkretisht në rritjen dhe avancimin e barazisë gjinore, në zbatimin e ligjit për barazi gjinore që të kemi gra, jo vetëm të mbështetura në kuota, siç është kuota e 30 për qindëshit, por të kemi kuotën dhe kualitetin në të gjitha institucionet dhe instancat e Qeverisë së Kosovës”, shprehet Rexhaj.
Përveç moszbatimit të ligjeve, Luljeta Vuniqi përmend disa probleme që rëndojnë jetën e të qenët femër në Kosovë.
“Vazhdon dhuna ndaj gruas, vazhdon të jetë çështje dhe sfidë shumë e madhe. Heqja dorë nga trashëgimia e vetë grave, si rezultat i normës tradicionale, ku trashëgimtarë janë vetëm djemtë në familje".
"Gjithashtu, një sfidë shumë e madhe në nivel vendi, është niveli i lartë i papunësisë. Gratë janë më të papuna dhe të më të paarsimuara në Kosovë. Vazhdon ky trend negativ që shumëfish e rëndon jetën e grave dhe vajzave të reja në Kosovë”, shton Vuniqi.
Dramatike sa i përket dhunës në familje, sipas Arjeta Rexhaj, janë rastet e humbjes së jetës së grave nga dhuna që është ushtruar nga bashkëshortët e tyre

Kush e cakton çmimin e naftës?

Në tregun e derivateve të naftës ka laramani çmimesh, varësisht nga pikat shitjes, lokacioni apo edhe qyteti. Thuhet se çmimet përcaktohen nga bursat ndërkombëtare, por kur çmimet ulen në rajon dhe më gjerë, në Kosovë nuk vërehet, pasi një gjë e tillë nuk aplikohet nga pronarët e operatorëve.
Madje, dyshohet se pronarët bëjnë marrëveshje të pashkruar për të mbajtur nivelin e çmimit të lartë të derivateve të naftës.
Vetë pronarë të disa operatorëve më të mëdhenj në vend, tregojnë se çmimet më shumicë varen nga lëvizja në bursën botërore, ndërsa ato me pakicë përcaktohen në mënyrë individuale, pasi nuk ka organ që përcakton çmimet.
Remzi Muharremi, pronar i kompanisë sw derivateve të naftës “ EXFIS” thotë se çmimet ndërtohen nga bursa ndërkombëtare, kursi i dollarit, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ( TVSH), akciza dhe shpenzimet tjera.
“Çmimin nuk kanë mundësi ta krijojnë ndryshe vetëm në bazë të bursës. Do të thotë, blerjen e mallit të gjitha kompanitë e realizojnë në bazë të çmimeve që krijojnë rafineritë në rajon, ndërsa ata (rafineritë) çmimet i krijojnë në bazë të bursës ndërkombëtare. Lëvizjet e bursës janë ditore dhe ato lëvizin”.
“Kurse, çmimet e karburanteve me pakicë, krijohen në mënyrë individuale që konsiderohet se është i arsyeshëm, sepse është konkurrencë e lirë”, thotë Muharremi për Radion Evropa e Lirë
Aktualisht, në Kosovë një litër naftë kushton 1.19 deri 1.25 euro.
Por, kur në detaje bëhet ndërtimi i çmimit që nga furnizimi në rafineritë në rajon, e deri te çmimi i shitjes, duket se nuk ka ndonjë përfitim të madh.
Përveç çmimit të blerjes, vetëm në Doganat e Kosovës, kompanitë importuese paguajnë akcizë 0.35 euro për një litër naftë, ndërsa për benzinë paguajnë 0.33 euro, pastaj këtu shtohet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, transporti dhe shpenzimet tjera.
Në anën tjetër, qytetarët ankohen për çmime shumë të larta. Valdete Rrahimi, rreth të 30-ve, punon në një dyqan në kryeqytet. Ajo vozit një Opel Corsa dhe thotë se çmimet janë shumë të larta.
“Çmimi i karburanteve është shumë i shtrenjtë për kushtet, në të cilat jetojmë. Çmimi ndryshon nga rajoni në rajon, nuk ka çmim të arsyeshëm, nuk ka çmim stabil dhe kjo, në përgjithësi, e dëmton ekonominë e vendit, buxhetin e popullatës, të familjes”, thotë Valdetja.
Edhe Nazmi Bytyçi, nga shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, thotë se sektori i naftës është liberal. Faktorë për kalkulimin e çmimit janë tri elemente: bursa ndërkombëtare, taksat që aplikon shteti dhe kursi i dollarit.
“Konkurrenca e formon çmimin, çmimin nuk e cakton shteti, nuk ka ndonjë organ rregullativ siç është për energji, por është çmim liberal. Do të thotë biznesi e formon çmimin në bazë të tregut”, shprehet Bytyçi.
Ekzekutivi i vendit nuk ka kompetenca që të ndërhyjë në masën e çmimit të ndonjë malli, pasi, sipas tyre, oferta, kërkesa dhe tregjet e jashtme përcaktojnë çmimet e produkteve të caktuara.(rel)

Vritet edhe një shqiptar në Siri

Aleppo, 29 dhjetor - Edhe një shqiptar vritet në përleshjen e brendshme të Sirisë. Ai është Ebu Amar, njofton portali boshnjak “Vijesti Ummeta”.

Ky portal ka shkruar se ai ka humbur jetën në A’zat të Aleppos të Sirisë. Ende nuk dihet nëse ky është një shqiptar i Maqedonisë, i Kosovës apo Shqipërisë, por në profilin e portalit në Facebook ceket vetëm kjo: “Vëllai Ebu Amar, shqiptar”.

Fotografia e postuar më poshtë nuk preferohet për ta parë të miturit dhe personat e ndjeshëm.

Në muajin gusht ishte njoftuar se dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me kryengritësit në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Kështu kishte shkruar agjencia franceze AFP, në një reportazh të sajin duke nënvizuar se shumë prej tyre kthehen në qese trupash pranë familjeve të tyre, të cilat nuk e dinë se ata janë bashkuar me rebelët në luftë."Migena Maliqaj, një shqiptare, nuk ka dëgjuar gjë nga i shoqi, Halili, që prej nëntorit, kur ai i tha se do largohej nga shtëpia, në Prush të Tiranës, për të gjetur punë në Turqi. Në qershor ajo mori një mesazh nga një numër i panjohur, ku i thuhej se Halili ishte vrarë në Siri. Maliqaj nuk pranoi të fliste për AFP-në. Nëna e Ermal Xhelos dëgjoi për angazhimin e djalit të saj në Siri vetëm kur trupi i 35 vjeçarit mbërriti në qytetin e lindjes, në Vlorë. Edhe ai kishte thënë se do shkonte të punonte në Turqi ", shkruan AFP.

Sipas saj, jo vetëm në Shqipëri, edhe në Kosovë po vërshojnë luftëtarët e xhihadit drejt Sirisë.
“Nëse Rusia, Irani dhe Hezbollahu nuk hezitojnë të mbrojnë presidentin Assad dhe regjimin e tij, që vret njerëz, madje edhe fëmijë, pse duhet të hezitojmë ne që të ndihmojmë sirianët,” thotë për AFP një 40 vjeçar nga Podujeva, që po bëhet gati për të udhëtuar për në Siri.

Erdogan s`e ka ndërmend të japë dorëheqje

Stamboll, 29 dhjetor- Pavarësisht akuzave për korrupsion që detyruan tre ministra të japin dorëheqje më herët gjatë javës, Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se nuk do të jep dorëheqje.
Në një tubim jashtë aeroportit kryesor të Stambollit ditën e premte, Erdogan bëri thirrje për të luftuar ndaj asaj që shihet si sfida më e madhe për qeverinë e tij në 11 vite detyrë.
Ai e cilësoi hetimin për korrupsion si një “fushatë të pistë” dhe u bëri thirrje mijëra mbështetësve që të votojnë partinë e tij në zgjedhjet lokale të muajit të ardhshëm. “Ata që e quajnë hetim për korrupsion janë të korruptuar vetë”, tha kryeministri turk.
Gjatë së premtes policia qëlloi gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit në sheshin Taksim të Stambollit, raportojnë mediat ndërkombëtare online.
Protesta u zhvilluan edhe në kryeqytetin Ankara dhe në Izmir, me manifestuesit që brohorisnin “kapeni hajdutin” dhe që i bënin thirrje Erdogan të tërhiqej.
Bilall Erdogan, i biri i kryeministrit turk ka ikur në Gjeorgji pas lajmit se gjyqi turk kishte dhënë urdhër për arrestimin e tij, kanë njoftuar mediet turke.
Disa gazeta turke kanë shkruar se Bilall Erdogan është i përfshirë në aferat korruptive që e kanë përfshirë Turqinë. Hetuesit po shikojnë afarizmin e TURGEV, një OJQ në Stamboll në Këshillit Drejtues të të cilës është i biri i kryeministrit Erdogan. Analistë theksojnë se Erdogan po bëhet nervoz dhe po përpiqet të mbrojë Bilallin të cilin mediet turke shpesh e quajnë princ.
“Oda TV”, një sajt online ka kumtuar se Bilall pa pasaportë përmes, vendkalimit Batum ka hyrë në Gjeorgji.
Ndërkohë, ushtria deklaroi ditë më parë se nuk ka ndërmend të përfshihet në argumente politike, duke iu përgjigjur kështu zërave për një komplot të organizuar prej saj.
Policia turke po heton mbi një transfertë të dyshimtë parash për në Iran dhe për mitmarrje për projektet e ndërtimit, skandal ky që ka shkaktuar rënien e lirës kundrejt dollarit.

Krasniqi: “Paratë e burgut”, për studimin e fëmijëve të varfër

Prishtinë, 29 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është shprehur i gatshëm që të gjitha mjetet që i takojnë atij në dhjetë vitet e tre muajt e vuajtjes se dënimit në burgjet jugosllave, t’i japë në shenjë solidariteti për të financuar studimin e fëmijëve talent të familje të varfra, shkruan"Nëse SHBP e thirr Kuvendin e saj dhe bisedojnë për krijimin e një ‘Fondi të Shoqatës së të Burgosurve Politikë’, për të financuar studimin e fëmijëve talent të familje të varfra, duke dhuruar një përqindje për atë fond (nga ish të burgosurit që kanë një gjendje mesatare të jetesës), unë do t’i dhuroja për atë fond të gjitha mjetet që me takojnë për dhjetë vitet e tre muajt e vuajtjes se dënimit tim në burgjet jugosllave. Unë po kërkoj nga Shoqata në fjalë që ta merr seriozisht këtë propozim timin të sinqertë. Kërkesën po e bej pse besoj fuqishëm në gatishmërinë e këtyre njerëzve që në një kohë (në kohën më të mirë të jetës së tyre), kanë sakrifikuar shumë për popullin dhe atdheun tone”, ka shkruan kryeparlamentari në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

El Shaarawy mungon edhe 10 javë

Milani është goditur nga lajmi se sulmuesi Stephan El Shaarawy është lënë jashtë fushave për dhjetë javët e ardhshme.

Sulmuesi italian është rikthyer në fillim të muajit, por ai nuk ka arritur që të rikuperohet plotësisht, pasi ka ndjerë dhimbje në ashtin e këmbës së djathtë dhe kështu u operua.
Ai sigurt do të mungojë ndaj Atletico Madridit.
“Milani bën të ditur se Stephan El Shaarawy i është nënshtruar operimit në këmbën e djathtë në Portugali”.
“Procedura ishte e nevojshme për të stabilizuar ashtin e tij, duke mënjanuar një dëmtim tjetër të rëndë. Ai do të mungojë përafërsisht 10 javë”, shkruan në një komunikatë të Milanit.

Viti i vendnumërimit



Muaji i fundit i 2013-ws ruajti dy ngjarje që, po u ndërlidhen njëra me tjetrën, përbëjnë paradoks.    

Trupa të shqiptarëve të Kosovës u gjetën në një varrezë masive në Serbi, shtet ky që i kishte vrarë 14 vjet më parë; e Kosova e ndihmoi Serbinë të nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, falë dialogut politik që zhvilloi gjatë gjithë vitit me të.
Procesi dialogues i zhvilluar në Bruksel, me implikim politik edhe në procesin e integrimit evropian dhe në vetë organizimin e brendshëm të shtetit, ka përbërë temën qendrore gjatë gjithë vitit në Kosovë, shkruan Koha Ditore.
Nga dialogu janë varur edhe shumë zhvillime të tjera, nisur nga zgjedhjet lokale e deri të dualiteti i legalizuar në qeverisjen lokale, në polici e drejtësi, e madje edhe në buxhet.
I gjithë dialogu që është drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Dacic. arritjen më të madhe e ka shënuar në prill.
Marrëveshja Kosovë- Serbi nuk solli integrimin real të serbëve, por ndihmoi shumë Serbinë, e pak Kosovën, në hapat integrues në Bashkimin Evropian.
Falë rezultatit të dialogut me Kosovën, negociatat për anëtarësimin ndërmjet BE-së dhe Serbisë do të nisin në janar, kurse data e saktë do të caktohet më vonë nga kryesuesja e radhës e unionit, Greqia shkruan koha ditore