Ambasada e Kosovës në Tiranë, prej tri ditësh ka mbetur pa zot
shtëpie, pasi ambasadorit Sylejman Selimi tashmë i është shqiptuar masa e
arrestit shtëpiak prej 30 ditësh, si i dyshimtë për krime lufte.
Detyrën e tij mund ta ushtrojë përkohësisht ndonjë zyrtar tjetër, i cili
emërohet nga Ministria e Jashtme.











