kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Showing posts with label Me kë luajti Bayerni. Show all posts
Showing posts with label Me kë luajti Bayerni. Show all posts

Tuesday, April 23, 2013

Me kë luajti Bayerni? (VIDEO)

Bayern Munichu i e ka nëpërkëmbur atë që quhej skuadra më e mirë në botë – Barcelonën, duke e mposhtur me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Allianz Arena.
Blaugranët ishin kundërshtarë të lehtë për bavarezët në fraksionin e parë të lojës. Ata vetëm e qarkullonin topin në fushë dhe nuk shfaqnin aspak rrezik. Përkundër dominimit në posedimin e topit, mysafirët asnjëherë nuk e rrezikuan portën e Neuer. Leo Messi ishte i heshtur dhe vërehej se nuk është rikuperuar.
Nga ana tjetër, vendasit ishin mbresëlënës – të fortë në mbrojtje dhe të rrezikshëm sa herë që e kishin topin në posedim. Robben dërgoi një krosim në zonë, Dante e goditi me kokë në drejtim të portës, ndërsa aty arriti Thomas Mueller për të goditur me kokë dhe për ta mposhtur Valdesin (25’).
SuperBayerni vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Robben harkoi nga këndi, Mueller e uli topin për Mario Gomez dhe gjermani e dyfishoi rezultatin (49’) nga një pozitë e dyshimtë jashtë loje.
Arjen Robben pranoi një top nga Schweinsteiger e kaloi Jordi Alban, të cilin më pas e bllokoi Mueller (ndoshta me ndërhyrje të palejuar?) dhe holandezi e thelloi edhe më shumë avantazhin (73’).

Bartra i pati dy raste për Blaugranët, mirëpo një mbrojtës e ka të vështirë të reagojë si duhet në fazën e sulmit.
Ai që e hapi serinë e golave edhe e mbylli atë. Alaba dërgoi një asistim të bukur drejt Thomas Mueller, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për vendasit (82’).
Për ta shijuar këtë fitore në fund të ndeshjes u inkuadrua edhe mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri (në vend te Franck Ribery, 89’).
Edhe pse gjithçka është e mundur në futboll dhe po ashtu kemi të bëjmë me Barcelonën, megjithatë rezultati prej 4-0 do të thotë se Bayern Munichu është në një masë të madhe finalisti i parë i këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

B4-0B www.fasthighlights.com by fasthighlights-2012