Në një qarkore lëshuar nga ipeshkvitë katolike të Shqipërisë me
rastin e zgjedhjeve të 23 qershorit i bëhet thirrje besimtarëve që të
marrin pjesë në zgjedhje për të shprehur vullnetin e tyre, por ata bëjnë
thirrje që mos lejohet blerja e votës, si dhe theksohen disa fenomene
të tjera negative të zgjedhjeve shqiptare që klerikët katolikë thonë se
cenojnë rëndë lirinë, dinjitetin e gjithsecilit dhe dëmtojnë gjithë
vendin.











