Saturday, January 18, 2014
Sa janë serioze "kërcënimet" e veteranëve të UÇK-së?
2:43 AM
No comments
Edhe pse disa herë janë "kërcënuar" se do të formojnë parti politike nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK) deri më tani nuk e ka bërë këtë gjë.
"Shantazhet" e vazhdueshme drejt ekzekutivit kosovar janë më tepër "matje e pulsit" sesa pritje për ndonjë veprim konkret të tyre, ka vlerësuar analisti Bexhet Shala.Ndërsa, i pari i organizatës, Muharrem Xhemajli, tha për Telegrafin se përfoljet e ditëve të fundit se veteranët do të formojnë parti politike janë produkt mediatik.
Ai theksoi se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre të cilat janë artikuluar tash e katërmbëdhjetë vite do të detyrohen që ta ndryshojnë formën e përfaqësimit të interesave të veteranëve të luftës. "Ne kërkojmë që Ligji për Vlerat e Luftës të kalojë në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Xhemajli.
Analisti Bexhet Shala, theksoi se nuk është hera e parë që veteranët e UÇK-së dhe organizatat të cilat i përfaqësojnë interesat e tyre po flasin me këtë gjuhë në raport me institucionet e Kosovës. Shala tha për Telegrafin që formimi i një subjekti politik në këtë kohë nuk është "ide fort e qëlluar”.
“Unë mendoj se veteranët e UÇK-së janë të ndarë në disa parti politike, dhe vota e tyre është e ndarë në disa tabore, shumica e tyre janë në PDK dhe AAK, pjesa tjetër nëpër parti tjera. Formimi i një subjekti politik nuk do t'i grumbullonte automatikisht veteranët e UÇK-së rreth asaj platforme”, ka thënë Shala për Telegrafin.
Në anën tjetër, dhjetëra veteranë të UÇK-së, nën organizimin e Këshillimit për Mbrojtjen e të Drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, kanë protestuar një ditë më parë para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar të drejtat e tyre.Gjatë protestës e cila zgjati rreth një orë, veteranët dhe përkrahësit e tyre, u munduan hyjnë në Kuvendin e Kosovës, por u tërhoqën pasi kërkuan nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, që të takoheshin me të
Tërmkolli: Isa Mustafa e urrente Ibrahim Rugovën
2:40 AM
No comments
Partia e Ramush Haradinajt vazhdon të mbetet në kundër-ofensivë.
Melihate Tërmkolli, anëtare e Kryesisë së AAK-së, i është përgjigjur
akuzvave ndaj Ramush Haradinajt bërë së fundi nga LDK-ja dhe Donika
Gërvalla, e afërt me këtë parti.
Në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, Tërmkolli tha se akuzat e tilla e kanë burimin në Beograd, dhe se bëhen nga ata që nuk e duan kthimin e Haradinajt si kryeministër i Kosovës.
Ajo ka folur edhe për akuzat e mëhershme të Gazmend Muhaxherit ndaj AAK-së, duke thënë se ai ka qenë një njeri që ka punuar kundër Rugovës. Për më tepër, ish-anëtarja shumëvjeçare e LDK-së tha se as kryetari aktual i saj, Isa Mustafa nuk i ka pasur punët mirë me Rugovën.
“Isa Mustafa e ka urrejtur Ibrahim Rugovën. E ka urrejtur. Ai bashkë me Bujar Bukoshin i kanë ndalë paratë që duhej të vinin për LDK-në. Ato nuk na duheshin për të blerë vetura luksoze, por për të ngritur zërin për Kosovën”, ka thënë Tërmkolli.
Sipas saj, është e ditur botërisht se Mustafa ka qenë pjesë e sistemit të Rrahman Morinës, kur shqiptarët e Kosovës janë diskriminuar masivisht.
Në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, Tërmkolli tha se akuzat e tilla e kanë burimin në Beograd, dhe se bëhen nga ata që nuk e duan kthimin e Haradinajt si kryeministër i Kosovës.
Ajo ka folur edhe për akuzat e mëhershme të Gazmend Muhaxherit ndaj AAK-së, duke thënë se ai ka qenë një njeri që ka punuar kundër Rugovës. Për më tepër, ish-anëtarja shumëvjeçare e LDK-së tha se as kryetari aktual i saj, Isa Mustafa nuk i ka pasur punët mirë me Rugovën.
“Isa Mustafa e ka urrejtur Ibrahim Rugovën. E ka urrejtur. Ai bashkë me Bujar Bukoshin i kanë ndalë paratë që duhej të vinin për LDK-në. Ato nuk na duheshin për të blerë vetura luksoze, por për të ngritur zërin për Kosovën”, ka thënë Tërmkolli.
Sipas saj, është e ditur botërisht se Mustafa ka qenë pjesë e sistemit të Rrahman Morinës, kur shqiptarët e Kosovës janë diskriminuar masivisht.
Të dyshuarit për terrorizëm planifikonin rrëmbime dhe vrasje
2:38 AM
No comments
Prishtinë, 18 janar - Policia e Kosovës kishte marrë informata se Bujar
Behrami dhe Genc Selimi po përgatisnin rrëmbimin dhe vrasjen e një
qytetari serb nga rajoni i Vushtrrisë. Hetimi kishte zbuluar se ata
përbënin një grup të rinjsh me prirje radikale fetare. Të gatshëm për të
kryer sulme terroriste, siç janë cilësuar nga Prokuroria. Për këtë
kanë blerë edhe armë adekuate si snajper e eksploziv TNT.
Prokuroria vazhdon të kryejë hetime kundër Genc Selimit, Nuredin Sylejmanit, Valon Shalës, Ardian Mehmetit, Musli Hysenit, Fidan Demollit dhe Bekim Mulollit. Ata dyshohen se duke u përgatitur për të kryer vepra të rënda të lidhura me terrorizëm e që ishin të nxitura nga motivet e urrejtjes racore, fetare apo etnike, përçarjes apo mosdurimit kombëtar. Atyre u është vazhduar paraburgimi deri më 5 shkurt. Ky grup të rinjsh është arrestuar në kohën kur kosovarë të shumtë janë duke luftuar në Siri. Dyshohet se janë bërë pjesë e grupeve terroriste. Disa ditë pas arrestimit, dikush që veten e kishte quajtur Xhemati i TeHuidit dhe Xhihadit në Kosovë kishte kërcënuar Policinë me “sulme të dhimbshme”. Prokuroria pretendon se është zbuluar nga cili grup është lëshuar, por nuk janë identifikuar individët.
Rastin e këtyre të rinjve të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste e ka marrë EULEX-it. Prokurori special i këtij misioni, Robert Kucharski është në krye të hetimit. Prokuroria nëpërmjet ndihmës ndërkombëtare pritet të kërkojë nga Facebooku dhe Microsofti për të marrë të dhënat e komunikimit të tyre elektronik.
(Si u zbulua grupi, cilat ishin synimet e tij, ç’thotë Prokuroria për këtë rast, etj. gjerësisht shkruan sot Koha Ditore)
Prokuroria vazhdon të kryejë hetime kundër Genc Selimit, Nuredin Sylejmanit, Valon Shalës, Ardian Mehmetit, Musli Hysenit, Fidan Demollit dhe Bekim Mulollit. Ata dyshohen se duke u përgatitur për të kryer vepra të rënda të lidhura me terrorizëm e që ishin të nxitura nga motivet e urrejtjes racore, fetare apo etnike, përçarjes apo mosdurimit kombëtar. Atyre u është vazhduar paraburgimi deri më 5 shkurt. Ky grup të rinjsh është arrestuar në kohën kur kosovarë të shumtë janë duke luftuar në Siri. Dyshohet se janë bërë pjesë e grupeve terroriste. Disa ditë pas arrestimit, dikush që veten e kishte quajtur Xhemati i TeHuidit dhe Xhihadit në Kosovë kishte kërcënuar Policinë me “sulme të dhimbshme”. Prokuroria pretendon se është zbuluar nga cili grup është lëshuar, por nuk janë identifikuar individët.
Rastin e këtyre të rinjve të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste e ka marrë EULEX-it. Prokurori special i këtij misioni, Robert Kucharski është në krye të hetimit. Prokuroria nëpërmjet ndihmës ndërkombëtare pritet të kërkojë nga Facebooku dhe Microsofti për të marrë të dhënat e komunikimit të tyre elektronik.
(Si u zbulua grupi, cilat ishin synimet e tij, ç’thotë Prokuroria për këtë rast, etj. gjerësisht shkruan sot Koha Ditore)
. Serbët e Kosovës pritet të votojnë në zgjedhjet e Serbisë
2:35 AM
No comments
Beograd, 18 janar – Por qe se shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në
Serbi., edhe serbët nga Kosova mund të dalin në zgjedhje, shkruan sot
“Novosti”, transmeton Koha, net.
Tuesday, January 14, 2014
Zgjedhjet, në fund të shkurtit
3:07 AM
No comments
Zgjedhjet për kryetar të komunës së Mitrovicës veriore do të përsëriten për shkak se kryetari i zgjedhur i kësaj komune, Kërstimir Pantic, ka dështuar ta japë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
Ky është vlerësimi i MAPL-së me rastin e përfundimit të vlerësimit të ligjshmërisë për seancat inauguruese të mbajtura në komunën e Leposaviqit, Mitrovicës veriore, Zveçanit dhe Zubin Potokut.Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se është në kompetencën e presidentes Atifete Jahjaga shpallja e zgjedhjeve të përsëritura në Mitrovicën veriore. Mirëpo ajo ka thënë se, duke i pasur parasysh afatet ligjore, zgjedhjet në këtë komunë pritet të mbahen kah fundi i muajit shkurt.
“Është në kompetencën e presidentes Jahjaga ta shpallë datën e zgjedhjeve të përsëritura në Mitrovicën veriore, por duke i marrë parasysh afatet ligjore besoj se kah fundi i shkurtit do të mbahen zgjedhjet. Pra, sipas afateve, zgjedhjet e përsëritura duhet të mbahen brenda 30 apo 45 ditëve. KQZ-ja e ka obligim t’i mbajë zgjedhjet kur do që ato të mbahen”, ka thënë Daka për “Epokën e re”.
MAPL-ja ka konstatuar që kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit kanë përfunduar me sukses dhënien e betimit dhe që mund të vazhdojnë ta realizojnë mandatin e tyre në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Tahiri në Bruksel, në takimin e grupeve punuese
3:05 AM
No comments
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri udhëton sot për Bruksel për të marrë pjesë në takimin e parë të grupeve punuese për përgatitjen e planit aksional për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Mustafa: Ndihma për maternitetin, vetëm fillimi
3:03 AM
No comments
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, në një prononcim për Telegrafin theksoi se ndihma prej 100 mijë eurosh e dhënë për maternitetin e Luginës së Preshevës nga dy qeveritë shqiptare është sinjal i mirë se mbështetja e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen për shqiptarët e asaj ane.
Sipas tij, kjo është vetëm fillimi, dhe se pret që tashmë do të mbështeten edhe projekte tjera në Luginë të Preshevës, duke shtuar se, edhe përfaqësuesit politikë të asaj ane do të japin propozime konkrete për përkrahjen e projekteve tjera me rëndësi në Luginë.“Ne tash e tutje do të bëjmë propozimet tona se çka mund të mbështetet, sepse deri më tani nuk kemi qenë më të kufizuar, dhe konsideroj se tashmë rruga është hapur për një gjë të tillë dhe kjo është një zhvillim shumë pozitiv dhe shpresëdhënës”, ka thënë Mustafa për Telegrafin.
Të shtunën në takimin në mes dy qeverive shqiptare (Kosovës dhe Shqipërisë), të mbajtur në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit është vendosur që të ndahen 100 mijë euro për maternitetin e Preshevës dhe të krijohet një fond për mbështetjen e projekteve në Luginën e Preshevës.
Monday, January 13, 2014
Hoxhiq: Veprimet e Panticit, papërgjegjësi ndaj qytetarëve
5:02 AM
No comments
Ish-kandidatja për kryetare të veriut të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka komentuar veprimet e Krstimit Pantic, duke thënë për Telegrafin se këto veprime tregojnë papërgjegjësi të plotë të tij në raport me qytetarët e asaj pjese.
Sipas saj, nuk ka asnjë arsye logjike pse ai nuk do të duhej ta nënshkruante deklaratën e cila e legjitimon si kryetar i komunës.“Marrëveshja në mes Prishtinës dhe Prishtinës, e arritur në Bruksel më 19 prill të vitit të kaluar, e përcakton se kryetarët e komunave duhet të betohen mbi simbolet e Republikës së Kosovës, njëjtë sikur kolegët e tyre në komunat tjera”, ka thënë ajo për Telegrafin.
Hoxhiq, në rast të përsëritjes së zgjedhjeve në komunën Mitrovica e Veriut, nuk e ka mohuar mundësinë që përsëri të jetë pjesë e garës për të parin e komunës. “Ekziston mundësia, nuk e përjashtoj atë opsion, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë definitive”, ka shtuar ajo.
Pantic në deklaratën e tij për media ka përsëritur se nuk ka nënshkruar deklaratën me të cilën do të merrte detyrën e kryetarit të komunës Mitrovica e Veriut, sepse në të ishin stema dhe simbole të tjera të Republikës së Kosovës.
I pyetur nëse kjo do të thotë se nuk do të jetë në krye të komunës, Pantic ka thënë se “sigurisht se nuk do të jetë kryetar i ndonjë komune në Kosovën e pavarur”
Përsëri ndërpritet mbledhja KK-së së Malishevës
4:59 AM
No comments
Edhe të hënën për herë të tretë radhazi, është ndërprerë seanca e mbledhjes së parë të rregullt e punës, së Kuvendit të Komunës në Malishevë, për shkak të mungesës së kuorumit në sallë.
Në këtë seancë, është e paraparë që të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës. Mbledhja është ndërprerë, pasi opozita, përsëri ka bojkotuar seancën.Në këtë mbledhje, ka mbajtur një fjalim edhe kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, i cili tha “E pashë të arsyeshme ta marr fjalën, për shkak të rrethanave të krijuara në KK. Unë kam dëshirë të kem përkrahjen e të gjitha subjekteve, pasi tani e konsideroj veten se jam përfaqësues i të gjithëve. Dua të sqaroj se jam fitues i zgjedhjeve dhe më takon ta formoj qeverinë dhe të sqaroj se unë nuk jam pengesë për punën e Kuvendit. Bashkëpunimi im do të jetë me ju të gjithë, pa marrë parasysh se kush bëhet kryesues. Unë nuk brengosëm se sa drejtori ju mund t’i merrni, po unë brengosëm për mirëqenien e qytetarëve të Malishevës, për kategoritë sociale. Me qeverinë time, do të zbatojmë të gjitha vendimet e ligjshme të kuvendit. Shkuarja eventuale në zgjedhje për Asamble, është vendim i juaji si anëtar të KK-së dhe jo i imi”, tha mes tjerash kryetari Begaj, para anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
Pavarësisht kësaj thirrje të kryetarit Begaj, dhe pas diskutimeve nga përfaqësuesit e grupeve të partive anëtare të KK të Malishevës, mbledhja është ndërprerë sërish, pasi paraprakisht 8 anëtarët nga radhët e PDK-së, nuk morën pjesë fare në këtë seancë, ndërsa 8 anëtar të LDK-së dhe 2 të VV-së, lëshuan sallën, duke shkaktuar mungesë kuorumi.
Çelësi i Gjakovës në “xhep” të Thaçit
4:58 AM
No comments
Emri i Artan Nimanit që siç duket nuk është i preferuari i kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari -Lila, për të qenë në pozitën e nënkryetarit ka çuar deri te përplasjet e para mes partnerëve të koalicionit, AKR-PDK në Gjakovë.
Ajo e ka shpallur “person non grata” Nimanin për të qeverisur bashkë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, i cili nga PDK-ja është propozuar për pozitën e të dytit të komunës.Pikërisht për shkak të këtyre përplasjeve që kanë filluar të ndjehen në mes partnerëve të koalicionit, kryetarja Kusari –Lila ka kërkuar ndihmën e kryeministrit Thaçi, i cili është edhe kryetar i PDK-së që ta tërheqë nga propozimi Artan Nimanin për pozitën e nënkryetarit
Kuçi: Reagimet për fondin ishin të ngutura
4:56 AM
No comments
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, duke folur për shumën e cila është vendosur që t’i ndahet Luginës së Preshevës, në mbledhjen në mes dy qeverive shqiptare, theksoi për Telegrafin se reagimet e ngritura lidhur me shumën e dhënë për Luginën e Preshevës kanë qenë të ngutura dhe të keqkuptuara.
Sipas tij, në mbledhjen e zhvilluar në mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë kanë qenë dy pika të rendit të ditës lidhur me Preshevën.“E para, ndihma për furnizimin e maternitetit në Preshevë, që ka ndihmën e simbolikës më shumë sesa simbolikën materiale, pra ndihma për vendin ku fillon jeta. Qëllimi ka qenë që foshnjat e asaj pjese të lindin në trojet e tyre dhe të kenë kushte për këtë. Pika e dytë e diskutimit ka qenë themelimi i fondit për Preshevën, për çka është filluar iniciativa, dhe ai fond do të jetë më ndryshe. Fondi do të ndihmohet nga të dy qeveritë (Kosovës dhe Shqipërisë) dhe donatorët eventual nga shtetet tjera”, ka thënë Kuçi për Ndryshe, në takimin në mes dy qeverive shqiptare është vendosur që përveç krijimit të një fondi për Luginën e Preshevës, të ndahet edhe një shumë prej 100 mijë eurosh për maternitetin në Preshevë.
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për ndarjen e fondit në vlerë prej 100 mijë eurosh për maternitetin e Luginës së Preshevës.
Ivanovic: Zgjedhjet në veri mund të mbahen brenda 15 ditësh
4:54 AM
No comments
Kryetari i Listës Qytetare SDP, Oliver Ivanovic tha se zgjedhjet e reja për kryetar të Mitrovicës së Veriut, mund të mbahen brenda 15 ditësh. Mirëpo, ai tha se për këtë duhet të pritet vendimi i Qeverisë së Kosovës.
Ai tha për agjencinë e lajmeve ”Beta”, se vendimi i Kërstimir Panticit, për të mos e marrë detyrën e kryetarit të komunës, nuk do të ndikojë në destabilizimin e gjendjes në këtë qytet.Ivanovic, siç transmeton RTK, po ashtu tha se brenda dy ditësh do të vendos nëse do të rikandidohej për kryetar
Kosovës i lejohen miqësoret, por ende asgjë zyrtare
4:52 AM
No comments
FIFA ka marrë vendimin për të lejuar përfaqësuesen e Kosovës për të zhvilluar miqësore ndërkombëtare, transmeton sportivja franceze L’Equipe, teksa mungon konfirmimi zyrtar nga FIFA. Është L’Equipe që raporton se FIFA ka marrë vendimin për të thyer izolimin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar.
Komisioni i FIFA-s, gjithnjë sipas sportives franeze, ka aprovuar kërkesën e FFK-së, pas dy takimeve të krerëve të futbollit kosovar dhe të Federatës Serbe me presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.Si do që të jetë, Kosova nuk do të ketë të drejtën për të përdorur simbolet shtetërore e as të këndojë himnin shtetëror para ndeshjeve, teksa e ka të ndaluar po ashtu për një afat të pacaktuar zhvillimin e ndeshjeve me kombëtaret e ish-Jugosllavisë, transmeton Telegrafi.
Nga ana tjetër, presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, thotë se nuk është në dijeni për një vendim të tillë. Ai ka thënë për Klan Kosova se pritet që FIFA me një komunikatë zyrtare gjatë ditës të sqarojë vendimin e marrë.
Një gjë është e sigurtë – për futbollin e Kosovës ka filluar të dalë drita, në fund të tunelit.
Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40 Express *** 18:55 Marketing *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:40 Sporti në KTV *** 20:00 Puls *** 21:15 Serial: “ IFFET ” epis. 43 *** 22:20 Dokumentar: “Njerëzit dhe Kujtimet Flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00 Interaktiv ... Parlamenti Europian kërkon më shumë përgjegjësi nga EULEX-i
1:32 AM
No comments
Prishtinë, 13 janar - Disa deputetë në amendamentet e tyre kishin
përmendur edhe faktin se mbi 1 miliard euro sa ka shpenzuar deri me tani
misioni i EULEX-it në Kosovë, është bërë operacioni më i shtrenjtë i
tillë në historinë e Bashkimit Evropian.Siç shkruan sot Koha Ditore,
rezoluta pritet të kërkojë që transferimi i kompetencave nga EULEX-i të
bëhet në mënyrë graduale dhe për këtë të konsultohet edhe shoqëria
civile.
Teksti i kësaj rezolute nuk ndryshon shumë nga ato të viteve të mëparshme sa u përket çështjeve politike dhe në ët shprehet qartë një mbështetje e madhe politike për Kosovën.
Rezoluta pritet të miratohet pa ndonjë problem, duke marrë parasysh numrin e madh të votimeve me të cilat u votua drafti i saj në Komisionin e Politikës së Jashtme.
Në të mbështetet edhe avancimi në procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit.
“U bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të përmirësojnë efikasitetin e tyre, përgjegjësinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë; u bëjmë thirrje autoriteteve që në mënyrë proaktive të forcojnë sundimin e ligjit, posaçërisht duke proceduar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshirë edhe në radhët e veta”, thuhet në raport.
Teksti i kësaj rezolute nuk ndryshon shumë nga ato të viteve të mëparshme sa u përket çështjeve politike dhe në ët shprehet qartë një mbështetje e madhe politike për Kosovën.
Rezoluta pritet të miratohet pa ndonjë problem, duke marrë parasysh numrin e madh të votimeve me të cilat u votua drafti i saj në Komisionin e Politikës së Jashtme.
Në të mbështetet edhe avancimi në procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit.
“U bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të përmirësojnë efikasitetin e tyre, përgjegjësinë dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë; u bëjmë thirrje autoriteteve që në mënyrë proaktive të forcojnë sundimin e ligjit, posaçërisht duke proceduar krimin e organizuar dhe korrupsionin, përfshirë edhe në radhët e veta”, thuhet në raport.
Sunday, January 12, 2014
Subscribe to:
Posts (Atom)