kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Showing posts with label Kush është tifozi që ngacmoi me lazer presidentin Nishani? (FOTO LAJM). Show all posts
Showing posts with label Kush është tifozi që ngacmoi me lazer presidentin Nishani? (FOTO LAJM). Show all posts

Saturday, June 8, 2013

Kush është tifozi që ngacmoi me lazer presidentin Nishani? (FOTO LAJM)

Mediat norvegjeze kanë "kryqëzuar" trajnerin e Kombëtares së tyre Egil Olsen jo vetëm për barazimin (i cili i mban ende në lojë) por edhe për shfytyrimin dhe lojën e dobët që treguan dje në "Qemal Stafa" kundër Shqipërisë. Por mediat norvegjeze kanë gjetur edhe pretekstin e gjithçkaje. Sipas dy gazetave më të mëdha në shtetin nordik "Aften Posten" dhe "Dagbladet", portieri i tyre është "verbuar" nga një tifoz shqiptar gjatë pësimit të golit të shënuar nga Valdet Rama.

Sipas tyre në momentin kur portieri i tyre ishte përballë Ramës një tifoz kuqezi në tribunën D2 i ka drejtuar lazerin në sy, çka e ka penguar në shikim.

Por tifozi misterioz, për të cilin nuk ka aspak informacion, të njëjtën gjë që i bëri portierit mik, ia bëri edhe presidentit të Republikës Bujar Nishani teksa ky i fundit ndiqte në shoqërinë e kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit të FSHF-së Armand Duka ndeshjen në tribunën VIP të "Qemal Stafës".

Një sinjalizim i truprojave të presidentit bënë që forcat e policisë ta nxjerrin jashtë stadiumit tifozin dhe më pas ta shoqërojnë në rajonin e policisë.