Tuesday, May 21, 2013

Nuk i hapet parashuta, bie nga 300 metra lartësi (Video)

Një sfidë e pabesueshme
 Një parashutist britanik fitoi një sfidë të pabesueshme ndaj vdekjes së sigurt, pasi parashuta e tij nuk u hap pas një hedhje nga një majë shkëmbi 300 metra nga niveli i tokës.
Jo vetëm kaq, por në mënyrë të pabesueshme, rënia nga kjo lartësi vdekjeprurëse për normalisht çdo njeri, i shkaktoi Gough vetëm ndrydhjen e kaviljes dhe dëmtime të tjera të lehta.
E gjithë historia e pabesueshme e mbijetesës së tij u filmua nga kamera e vendosur në helmetë.
Gought merr vrull dhe hidhet nga shkëmbi i La Gardës, në Itali.
Pas disa sekondash rënie të lirë, ai tenton më kot që të hap parashutën dhe kamera tregon përplasjen e dhunshme me tokën.
E megjithatë, disa sekonda më pas, 25-vjeçari ishte në gjendje që të çohej vetë për të shkuar në një spital, nga ku u largua brenda pak orësh, pasi nuk u verifikua asnjë frakturë apo dëmtim tjetër me ndërlikime për shëndetin e tij.



-->

0 comments:

Post a Comment