Friday, May 24, 2013

“Salustro, dorë e zgjatur e Serbisë”

Rreth orës 15:00, nën shoqërimin e pjesëtarëve të policisë së EULEX-it, janë sjellë në Gjykatën e Apelit ambasadori i Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Zeqir dhe Jahir Demaku. Ndërsa, para kësaj gjykate janë mbledhur dhjetëra qytetarë të komunës së Skenderajt dhe asaj të Drenasit, në shenjë përkrahej për ish-udhëheqësit e UÇK


Arrestimi i “Grupit të Drenicës”, nga ana e EULEX-it, nën akuzën për krime lufte, ka revoltuar bashkëluftëtarët e tyre, por edhe qytetarët në përgjithësi. Veteranët e ish-UÇK-së, arrestimet e komandantëve dhe pjesëtarëve të kësaj ushtrie i quajnë të pakuptimta, ndërsa akuzojnë prokurorin e EULEX-it, Maurizio Salustro, se po punon me ligjet dhe nenet e sistemit të ish-Jugosllavisë.
Hysni Ngucati, kryetar i degës së OVL në Skenderaj, ka pohuar për Kosovapress se misionit të EULEX-it - i cili thirret në emër të zbatimit të ligjit - nuk i besojnë më. Derisa ka paralajmëruar protesta gjithëpopullore, ato sipas tij nuk do të ndalen deri sa “EULEX-i të heshtë plotësisht me avazin e njollosjes së luftës së UÇK-së”.
“Këto arrestime neve na kanë tronditur shumë. Duke marrë parasysh se kanë arrestuar pikërisht në fshatin legjendar ku është formuar celula e UÇK-së, pra Prekaz; ku është arrestuar Sahit Jashari dhe komandantin Sylejman Selimin, Sami Lushtakun që ka qenë komandant i Zonës së Parë. Duke e ditur se kush është prokurori Salustro, i cili është marrë shumë me Fatmir Limajn, ne nuk besojmë fare. Mund të them me plotë përgjegjësi të plotë se ky njeri është ‘dorë e zgjatur e Serbisë’ dhe se i njëjti punon me ligje dhe nene të ish-Jugosllavisë”, ka thënë ai.
Nexhat Demaku, kryetar i Drenasit dhe vëlla i dy të akuzuarve, Zeqir dhe Jahir Demaku, ka pohuar se si pjesëtar i UÇK-së, ndjehet i thyer. Ai ka porositur EULEX-in që të heq dorë nga misioni për të cilin është i thirrur, sepse, sipas tij, ky mision ka dëshmuar se nuk është i aftë të ndaj drejtësinë. -->

0 comments:

Post a Comment