kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

kos-ovaa.blogspot.com

Go to Blogger

Showing posts with label Serbët Shqipëria e Madhe po troket bashkimi në 2016. Show all posts
Showing posts with label Serbët Shqipëria e Madhe po troket bashkimi në 2016. Show all posts

Monday, April 22, 2013

Serbët: Shqipëria e Madhe po troket, bashkimi në 2016

Si do të jetë harta e Ballkanit për brezat e ardhshëm? Projekti i Shqipërisë së Madhe është vetëm një fantazi, pa asnjë bazë të shteteve të rajonit, apo ekzistojnë vërtetë mundësitë që në të ardhmen të kemi një shtet të madh shqiptar? Janë këto pyetjet që shtron autorja Radeta Xhorxheviç në artikullin me titull “Shqipëria e Madhe po troket”, të publikuar dje në median serbe “Veçernje Novosti”. Në artikull autorja shpalosh opinionet e tre studiuesve, Dimitris Panatojakis, Dragan Petroviç dhe Jadranka Poloviç sipas të cilëve, Shqipëria e Madhe praktikisht po funksionon. Pyetja që shtron autorja është nëse do të njihet formalisht ekzistenca e saj. I pari është i mendimit se Shqipëria e madhe mund të bëhet realitet pa konflikte të mëdha, teksa shtetet e rajonit varen në masë të madhe prej ndihmave nga jashtë, gjë që mund t’i detyrojë të japin konsensusin për ekzistencën e saj. I dyti është i mendimit se suksesi i faktorit shqiptar varet nga sa do të ndihen të kërcënuara dhe mënyra si do reagojnë shtetet e tjera ndaj këtij projekti: nëse Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë dhe përballen me këtë problem seriozisht me një qëndrim të përbashkët.