Tifozët e Tottenhamit
Tifozët e Tottenhamit e patën një ditë të mërzitshme dje, pasi ekipi i
tyre i zemrës nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për
sezonin tjetër. Mirëpo, ata e patën një gëzim të shkurtër, i cili në
fund doli të ishte i kotë. Gjatë ndeshjes, në stadiumin Ëhite Hart Lane
arriti lajmi se Newcastle e kishte barazuar rezultatin me Arsenalin, që
nënkuptonte se Spurs do të shkonin në Champions.
Por, kjo ishte vetëm një shaka e ish pronarit të Tottenhamit, Sir Alan
Sugar, i cili e kishte postuar në rrjetin social Twitter, ku kishte
shkruar se në Newcastle ishte barazuar rezultati në 1:1. Natyrisht,
zhgënjimi i tifozëve u shtua, pas këtij lajmi të rrejshëm.
-->
0 comments:
Post a Comment