Para takimit trelateral Thaçi-Ashton-Dacic në Bruksel, shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton iu ka treguar kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic koleksionin e fotografive nga takimet e mëhershme, ku më 19 prill edhe u arrit marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në hollin e ndërtesës së shërbimit të jashtëm diplomatik të BE-së, janë vendosur fotografi të dy kryeministrave me Ashtonin dhe veç e veç, Thaçit dhe Dacicit. Gjykuar nga kjo fotografi e Komisionit Evropian, iu ka pëlqyer ajo çfarë kanë parë, transmeton ORAinfo.
--> Të dy kryeministrat ndodhen në takim me Ashtonit për të gjetur zgjidhje rreth mënyrës dhe afateve kohore se si do të implementohet në terren marrëveshja.
0 comments:
Post a Comment